Jump to content

Gjeografia e Botsvanës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjeografia e Botsvanës

--
--
--
--
--
--
--
Deti Mesdhe
Oqeani
Atlantik
redaktoni hartën


Botsuana ndodhet në Afrikën jugore, në veri të Afrikës së Jugut.

Sipërfaqja e përgjithshme e Botsuanës është 600,370 km2 (20 herë e diçka ma e madhe se Shqipëria) prej së cilës 15,000 km2 janë ujë. Botsuana shtrihet rreth koordinatave gjeografike 22 00 ‘‘‘J’’’, 24 00 L.

Botsuana nuk ka vijë bregdetare ndërsa vija kufitare është 4,013 km e gjatë dhe e ndanë atë nga : Namibia 1,360 km, Afrika e Jugut 1,840 km dhe Zimbabvea 813 km.

Klima në Botsuanë është gjysmë shkretinore, me dimër të nxehtë e verë me vapë.

Relievi i Botsuanës dominohet nga fushat dhe luginat jo aq të thella dhe në jugperëndim nga shkretëtira Kalahari.Pika më e ultë e relievit 513 m është në vend bashkimin e lumenjve Limpopo dhe Shashe dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,489 metrave në bjeshkët Tsodilo (ang.:Tsodilo Hills ), në pjesën veriperendimore të vendit afër kufirit me Angolen e Namibin.

Si pasurit natyrore të Botsuanës, sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Diamante, Bakri (Cu), Nikeli (Ni), Kripa, pluhur Natriumi (Na), Karbonate Kaliumi, Qymyri, Hekuri (Fe) dhe Argjendi (Ar). Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 0.65 % e sipërfaqes së vendit.