Haris Silajxhiq
Haris Sillajxhiq (boshnjakisht: Haris Silajdžić, lindi më 1 tetor të viti 1945 në Sarajevë, Bosnja dhe Hercegovina Demokratike), është politikan i boshnjak i Bosnjës. Është Anëtar i Presidencës, Bosnje-Hercegovinë.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Haris Silajxhiqi është i biri i Haxhi Hafiz Kamil efendisë Silajdxhiqit.
Pas përfundimit të shkollës fillore në vendlindje, në vitin 1964 përfundon medresen Gazi Husrev-begut në Sarajevë. Mandej studion gjuhen arabe dhe islamistiken në Bengazi. Magjistroi dhe doktoroi në Univesitetin e Prishtinës në vittin 1977 gjegjësisht 1979. Në Prishtinë u punësua ne vitin 1974 në Institin e Historisë, ku punoi deri në vitin 1978. Mandej angazhohet të ligjiroj gjuhën arabe në fakultetin Filozofik të Univeersitetit të Prishtinës.[1] Është doktor i historisë dhe punon si profesor në fakultetin Filozofik të Sarajevës, dhe mban ligjërata në shumë fakultete të botës. Ka qenë ministër i punëve të jashtme në qeverinë e Bosnjës dhe Hercegovinës (1990.-1993.), ka qenë premier i qeverisë së R B dhe H (1993.-95.). Ka qenë premier i B dhe H gjatë kohës së luftës. Bashkë me kryetarin e ndjerë Alia Izetbegoviqi ka pasur barrën më të madhe të luftës.
Nga viti 1997 ka kryer funksionin e nënkryetarit të këshillave të ministrave në B dhe H. Është zgjedhur profesor në fakultetin Filozifik të Sarajevës në vitin 1996, ndërsa në vitin 1998 edhe në Cornell University Ithaca, në New York. Fakultetin e gjuhës dhe islamistikën e kreu në Bengazi te Libisë, ndërsa magjistroi dhe doktoroi në Universitetin e Prishtinës. Është i martuar dhe ka një djalë Mirza i cili është 21 vjeç dhe shkollohet në Stamboll.
Haris Silajxhiq u betua më 6 nëntor 2006 si anëtari boshnjak i presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës (BH), pesë javë mbas zgjedhjeve të përgjithshme në vend të 1 tetorit. Ai dhe dy anëtarë të tjerë të presidencës kolektive, serbi Nebojsha Radmanoviq dhe kroati Zheljko Komshiç, u zgjodhën me votim të drejtpërdrejtë nga populli për një mandat katërvjeçar, duke zëvendësuar respektivisht Sulejman Tihiq, Borislav Paravac dhe Miro Joviç.