Hidroenergjia
Pjesë e serisë nga |
Energjia e ripërtëritshme |
---|
Biokarburanti • Biomasa • Gjeotermike • Hidroenergjia • Diellore • Energjia nga baticat • Energjia nga dallgët • Energjia e erës |
Fushat sipas shteteve |
Hidroenergjia ose energjia nga uji është fuqia që rrjedh nga energjia e rënies së ujit apo ujit të rrjedhshëm, e cila mund të shfrytëzohen për qëllime të dobishme. Që nga kohët e lashta, hidrocentralet të llojeve të shumta të mullinjve me uji janë përdorur si burime të energjisë së ripërtëritshme për ujitje dhe funksionimin e pajisjeve të ndryshme mekanike, siç janë mullinjtë e miellit, pajisjet për përpunimin e tekstilit, etj.
Në fund të shekullit 19, hidroenergjia u bë një burim për gjenerimin elektricitetit. Cragside në Northumberland ishte shtëpia e parë e elektrifikuar me hidroenergji në vitin 1878[1], dhe centrali i parë komercial i energjisë hidroelektrike është ndërtuar në Niagara Falls në vitin 1879. Në vitin 1881, llambat e rrugëve në qytetin e Niagara Falls janë elektrizuar me hidroenergji.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Llojet e hidroenergjisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Hidroelektriciteti
Hidroenergjia është përdorur kryesisht për të gjeneruar elektricitet. Kategoria më e gjërë përfshinë:
- Hidroelektriciteti tradicional, duke iu referuar digave hidroelektrike.
- Hidroelektriciteti nga lumi i rrjedhshëm, që kap energjinë kinetike në lumenj ose përrenj, pa një rezervuar të madh dhe nganjëherë pa përdorimin e digave.
- Projektet hidro të vogla janë 10 megavat ose më pak dhe shpesh nuk kanë rezervuare artificiale.
- Projektet hidro mikro sigurojë pga pak kilovat deri në disa qindra kilovat për shtëpitë e izoluara, fshatra apo industritë e vogla.
- Projektet e hidroelektricitetit në kanal shfrytëzojnë ujin i cili është përdorur diku tjetër; p.sh. ujrat komunal.
- Hidroelekticiteti me pompim-të-rezevuarit deponon ujin duke pompuar lart në rezervuar, gjatë periudhave kur kërkesa është e ulët e lëshojnë në rezevuarin poshtë, dhe për ta ngjitur përsëri lartë kur kërkesat rriten.
-
Një digë hidroelektrike tradicionale lloji më i shpeshtë i gjenerimit të energjisë hidroelektrike.
-
Centrali elektrik Hongping, në qytetzën Hongping, Shennongjia, kanjë dizajn tipik të stacionit hidro të vogël në pjesën perëndimore të Kinës. Uji vjen nga mali prapa stacionit, përmes tub të zi shihet në foto.
-
Diga "Chief Joseph" afër Bridgeport, Washington, SH.B.A, është stacioni më i madh i hidroelektrik nga lumi i rrjedhshëm, pa ndonjë rezevuar të madh.
-
Hidro mikro në Veriperëndim të Vietnamit.
-
Hidroelekticiteti me pompim-të-rezevuarit – rezevuari i sipërm (Llyn Stwlan) dhe diga e Stacionit të energjisë "Ffestiniog" në veri të Uelsit. Stacioni i energjisë i poshtëm ka katër turbina për ujin, të cilat gjenerojnë 360 MW elektricitet brenda 60 sekondave.
Llogaritja e sasisë së fuqisë në dispozicion
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Cragside - Informacione për Vizitorët". The National Trust. Marrë më 16 korrik 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)