Energjia diellore
Pjesë e serisë nga |
Energjia e ripërtëritshme |
---|
Biokarburanti • Biomasa • Gjeotermike • Hidroenergjia • Diellore • Energjia nga baticat • Energjia nga dallgët • Energjia e erës |
Fushat sipas shteteve |
Energjia solare ose energjia diellore është burim i renovueshëm dhe i pakufishëm, nga i cili rrjedhin pjesa më e madhe e burimeve të energjisë në Tokë. Kjo energji paraqet sasinë e energjisë e cila bartet me rrezet e Diellit. Energjia e Diellit më së shpeshti përdoret për shëndërrim në energji të nxehtësisë në sistemet për ujë të ngrohtë dhe ngrohje dhe në centralet solare, ndërsa për shndërrim në energji elektrike përdoren sistemet fotovoltaike. Intesiteti mesatar i rrezatimit të Diellit në atmosferë ështe mesatarisht 1.37(kW/m2) e cila njihet si konstanta diellore (solare). Gjatë kushteve normale në sipërfaqen e Tokës mund të arrihet intesitet i rrezatimit prej 1.0(kW/m2), dhe vlera e vertetë varet nga lokacioni, stina e vitit, koha e ditës, kushtet atmosferike, etj.[2]
Hyrje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Energjia diellore mbështet pothuajse të gjithë jetën në tokë nëpërmes fotosintezës që nga shfaqja e organizmave të parë. Njerëzit e përdorin energjinë diellore për ndriçim, ngrohje, rritjen e të korrave dhe për shndërrimin e fuqisë diellore në energji elektrike. Ajo eshte njëra nga energjite me te rendesishme.
Energjia diellore është forma e ngrohjes dhe e dritës së rrezatimit diellor që i jep jetë klimës së tokës dhe mbështet jetën. Ajo gjithashtu klasifikohet si energji e rinovueshme, një burim energjie që fiton nxehtësi ose fuqi nga rrezet e Diellit. Në vitet e fundit, teknologjia e energjisë diellore është përdorur në energjinë e rinovueshme. Me energji diellore nënkuptohet energjia (termiko-elektrike) e prodhuar nga shfrytëzimi i drejtpërdrejte i energjisë se rrezatuar nga Dielli drejt Tokës. Në çdo ore Dielli transmeton drejt orbitës 1 kWh për meter katror. Energjia diellore bën pjesë në grupin e energjive te rinovueshme si biomasa, biokarburanti, gjeotermike, hidroenergjetike, eolike etj. Shndërrimi i energjisë diellore në energji elektrike quhet ndryshe energji fotovoltaike.
Llojet e sistemeve diellore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sistemet diellore energjetike mund të jenë:
- Sisteme diellore të temperaturave të ulëta,
- Kolektorët diellor për ngrohje të ujit,
- Përgatitja e ujit të ngrohët (avujve).
- Sisteme diellore pasive:
- Ngrohja natyrore e hapësirës.
- Centralet diellore dhe
- Sistemet fotovoltaike.
Centralet diellore ndërtohen sipas dy teknologjive të prodhimit të energjisë elektrike:
- Teknologjia e sistemit parabolik dhe
- Teknologjia e sistemit me kulla diellore.
Teknologjia e sistemit parabolik në fillim është përdorur në SHBA, e pastaj edhe në vende tjera, ndërsa centrali i parë në Evropë që punon me këtë teknologji është ndërtuar në Spanjë (Andasol 1) me fuqi te instaluar 50MW. Në këtë central sistemi i deponimit apsorbon një pjesë të nxehtësisë të prodhuar nga fushat me qeliza diellore parabolike gjatë ditës. Turbinat prodhojnë energjinë elektrike gjatë nates duke përdorur këtë nxehtësi. Ky proces mundëson dyfishimin e numrit të orëve të punës së centralit solar.
Teknologjia e sistemit me kulla është teknologji e veҫantë diellore pasi ato kanë mundësi të krijojnë rezerva të energjisë. Ato mund të punojnë kurdo, kurdo qoftë që konsumatori të kërkoj energji, pra gjatë natës apo gjatë motit të vranët. Kulla punon me principin e fokusimit nga fusha me pasqyra fotovoltaike dhe marrës i cili është i vendosur në maje të kullës. Marrësi grumbullon nxehtësine e diellit ne lëngun e ngrohët i cili qarkullon dhe që përdoret për prodhimin e avujve për turbinen konvencionale me avull për prodhimin e energjisë elektrike, të vendosur në fund të kullës.
Sistemet fotovoltaike realizohen me shndërruesit fotovoltaik të cilët energjinë rrezatuese të Diellit e shndërrojnë në energji elektrike (shndërrim i drejtpërdrejtë). Sistemet fotovoltaike kanë konstruksion modular për aplikim të shumëfishtë dhe me koeficient të ulët të shfrytëzimit i cili sillet prej 10-25%. Sistemet fotovoltaike mund të përdoren si burime autonome të energjisë elektrike në kombinim me burimet tjera të energjisë elektrike ose të lidhura në rrjetin elektrik.
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Paneli diellor
- Hidrocentralet
- Termocentralet
- Centralet me ere
- Energjetika solare
- Panelet fotovoltaike
- Elektrana fotovoltaike
- Energjia termike diellore
- Energjia diellore në Shqipëri
Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Butti, Ken; Perlin, John (1981). A Golden Thread (2500 Years of Solar Architecture and Technology). Van Nostrand Reinhold. ISBN 978-0-442-24005-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Carr, Donald E. (1976). Energy & the Earth Machine. W. W. Norton & Company. ISBN 978-0-393-06407-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Halacy, Daniel (1973). The Coming Age of Solar Energy. Harper and Row. ISBN 978-0-380-00233-7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Martin, Christopher L.; Goswami, D. Yogi (2005). Solar Energy Pocket Reference. International Solar Energy Society. ISBN 978-0-9771282-0-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Mills, David (2004). "Advances in solar thermal electricity technology". Solar Energy. 76 (1–3): 19–31. Bibcode:2004SoEn...76...19M. doi:10.1016/S0038-092X(03)00102-6.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Perlin, John (1999). From Space to Earth (The Story of Solar Electricity). Harvard University Press. ISBN 978-0-674-01013-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Tritt, T.; Böttner, H.; Chen, L. (2008). "Thermoelectrics: Direct Solar Thermal Energy Conversion". MRS Bulletin. 33 (4): 355–372. doi:10.1557/mrs2008.73. Arkivuar nga origjinali më 26 qershor 2010. Marrë më 9 tetor 2019.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Yergin, Daniel (1991). The Prize: The Epic Quest for Oil, Money, and Power. Simon & Schuster. fq. 885. ISBN 978-0-671-79932-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Sivaram, Varun (2018). Taming the Sun: Innovation to Harness Solar Energy and Power the Planet. Cambridge, MA: MIT Press. ISBN 978-0-262-03768-6.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 14 prill 2011. Marrë më 13 maj 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ G Latifi, Elektroenergjetika, Ligjërata të autorizuara, Fiek 2011
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 14 shkurt 2011. Marrë më 17 maj 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ DLR Portal - DLR