Hidroksidi i natriumit
Hidroksidi i natriumit () ose soda kaustike[1] është komponim inorganik. Është substancë e ngurtë me ngjyrë të bardhë dhe është komponim jonik me kationet e natriumit Na+ dhe anionet hidroksile OH-.[2] Hidroksidi i natriumit është një substancë kristalore, shumë e tretshme në ujë. Tretja e hidroksidit të natriumit në ujë shoqërohet me një çlirim nxehtësie pasi procesi i solvatimit çliron më shumë nxehtësi nga sa thith procesi i hidrolizës. Gjatë tretjes në ujë pH i tretësirës rritet për arsye se jonet hidrokside që çlirohen lidhen me jonet hidronium H3O+ duke prodhuar molekula uji dhe duke ulur përqendrimin e këyre të fundit dhe meqë pH është i barabartë me -log[H+] atëherë ai do të jetë më i madh se 7: NaOH→Na+ + OH- Hidroksidi i natriumit mund të përftohet në laborator nga zierja e një tretësire të karbonatit të natriumit me hidroksid kalciumi. Karbonati i kalciumit që përftohet largohet nga sistemi si i patretshëm dhe reaksioni vazhdon pasi ekuilibri spostohet djathtas: Na2CO3 + Ca(OH)2→2NaOH + CaCO3↓ Në industri ai përftohet nga elektroliza e tretësirës së ngopur të kripës së gjellës Hidroksidi i natriumit është një bazë e fortë ndaj ai vepron me acide sipas Lewis. Konkretisht ai vepron me acide: NaOH(aq) + HCl(aq)→NaCl(aq) + H2O(l) NaOH(aq) + H2SO4(aq)→NaHSO4(aq) + H2O(l) NaOH(aq) + HNO3(aq)→NaNO3(aq) + H2O(l) Ai vepron me oksidet acide: NaOH(aq) + CO2(g)→NaHCO3(aq) 2NaOH(aq) + 2NO2(g)→NaNO3(aq) + NaNO2(aq) + H2O(l) Ai vepron gjithashtu me bazat si dhe metalet amfotere: NaOH(aq) + Al(OH)3(s)→NaAl(OH)4(aq) 2NaOH(aq) +2Al(s) + 6H2O(l)→2NaAl(OH)4(aq) +3H2(g)↑ Hidroksidi i natriumit sulmon shumicën e materialeve organike si gomën, plastikën, indet etj dhe si i tillë ai duhet të përdoret me kujdes të veçantë. Ai ka një efekt shumë negativ në sy dhe sasi të vogla mund të sjellin verbim. Gjithashtu djegiet me hidroksid natriumi kërkojnë shumë kohë që të shërohen.

- Vetitë
- Formula kimike:
- NaOH
- Masa molare:
- 39.9971 g/mol
- Duket:
- Kristal i bardhë
- Dendësiteti:
- 2.13 g/cm3
- Pika e shkrirjes:
- 318 °C
- Pika e vlimit:
- 1,388 °C
- Tretshmëria në ujë:
- 480 g/L (në 0 °C)
Përfitimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qysh herët, hidroksidi i natriumit është përfituar me përzierjen e karbonatit të natriumit me hidroksidin e kalciumit:[3]
- (aq) + (s) = + (aq)

Përdorimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hidroksidi i natriumit është bazë e fortë që përdoret më së shumti në industrinë e letrës.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Natriumi
- Oksidi i natriumit
- Nitrati i natriumit
- Peroksidi i natriumit
- Karbonati i natriumit
- Bikarbonati i natriumit
- Kloruri i natriumit
Ky artikull nga Kimia është i cunguar. Ti mund të ndihmosh Wikipedian duke e përmirësuar këtë artikull.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Material Safety Datasheet" (PDF). certified-lye.com. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 28 shkurt 2008. Marrë më 14 shtator 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Material Safety Datasheet 2" (PDF). hillbrothers.com. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2012-08-03. Marrë më 2012-05-20.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Deming, Horace G. (1925). General Chemistry: An Elementary Survey Emphasizing Industrial Applications of Fundamental Principles (bot. 2nd). New York: John Wiley & Sons, Inc. fq. 452.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)