Husein Gradashçeviq

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kapetan Husein Gradaščević
Shtëpia ku u lind Husein Gradaščević.
Kështjella e Gradacacit. Seli Administrative qeveritarëve të Gradačacit të asaj kohe.
Veprimet e Sulltan Mahmudit II ishin katalizator i Lëvizjes për Autonominë e Bosnjës.
Armë jenicerësh, 1750-1800.
Careva Xhamia në Sarajevë, ku Gradaščević zyrtarisht u shpall vezir i Bosnjës.

Kapetan Husein Gradashçeviqi ose Hysein Gradashci (bos.: Kapetan Husein Gradaščević, 31 gusht 1802 – 17 gusht 1834) ishte një gjeneral i shquar boshnjak, i cili luftoi kundër Perandorisë Osmane dhe reformave të reja të zbatuara nga Sulltan Mahmudi II i cili kishte abroguar sistemin ayan (të pronarëve). Ai shpesh është quajtur si "Zmaj od Bosne", që do të thotë "Dragoi nga Bosnja".

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fëmijëria dhe arsimimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gradashçeviq kishte lindur në Gradačac në vitin 1802 - mbiemri i tij Gradashçeviq, do të thotë "nga Gradaçaci" - dhe u rrit i rrethuar nga një klimë politike e trazirave në perëndim të Perandorisë Osmane.

Duke u nisur nga statusi i tij i nënkuptuar, Huseini ishte arsimuar mirë duke mësuar shkrim - lexim në një moshë të hershme. Në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare ai mësoi kaligrafi arabe nga personaliteti i njohur i asaj kohe Mulla Mustevica, i cili i vlerësoi lartë mësimet e tij duke e quajtur atë "fëmijë të talentuar". Përveç kësaj, në arsimimin, edukimin dhe formimin e personalitetit të Husein Gradashçeviqit, rol të madh kishin pasur edhe dy dervish bektashian.[1] (Ky është një fakt tjetër i cili flet për prezencën e bektashinjëve dhe bektashizmit në Bosnje dhe Hercegovinë dhe më konkretisht, tek populli boshnjakë). Nuk dihet me saktësi nëse Huseini i përkiste ndonjë urdhëri apo rendi dervishësh, por, bazuar në devotshmërin e tij të madhe dhe të jetesës modeste të cilën ai do të tregonte në të ardhmen, shpesh është supozuar që ai në fakt i përkiste.

Huseini i ri arriti të krijonte një reputacion prej një njeriu të urtë dhe tolerantë dhe shumë shpejt u bë një nga njerëzit më të popullarizuar në Bosnje por edhe jashtë saj.

Veprimtaria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kombinimi i frustrimeve mbi koncesionet territoriale dhe politike në veri-lindje të shtetit të sapo krijuar, të njohur si Principata e Serbisë, si dhe situata në të cilën gjendeshin refugjatët Sllavë Musliman të cilët kishin ikur nga Sanxhaku i Smederevës në Elajetin e Bosnjes, pastaj edhe përndjekja dhe heqja e rendit jeniçerë gjatë të ashtuquajturit Auspicius Incident në vitin 1826 dhe reduktimit të rolit të autoritetit të Pashallarëve në Rumeli,[2] ndikuan në revoltën pjesërishtë të pasuksesshme të Husein Gradashčeviqit, i cili mbështeti një autonomi multikulturore të Vilajetit autonom të Bosnjes nga roli autoritar i Sulltan Mahmudit II dhe reformave të tij të njohura me emrin Tanzimati.

"Kryengritja Boshnjake" zgjati për tre vjet duke kërkuar autonominë dhe rrëzimin e lojalistëve lokal të Mahmudit II. Gjatë kryengritjes, Husein Gradaščević ishte zgjedhur si udhëheqës dhe Vezir i Elajetit të Bosnjes në vitin 1831. Gjatë verës së atij viti, ai grumbulloi gati 25,000 njerëz[3] dhe Marshoi në drejtim të Kosovës, ku forcat e tij luftuan kundër trupave perandorake të cilat ndodheshin nën komandën e Vezirit të Madh Mehmet Reshit Pasha, i cili kishte ngritur kampet e tij në afërsi të Shtimes, Kosovë, në përpjekjet e tij për të mposhtur kryengritësit në të dyja frontet, Kosovë dhe Bosnje. Atje, Husein Gradaščević dhe forcat e tij korrën një fitore duke i shkaktuar humbje të rëndë ushtrisë perandorake gjatë të ashtuquajturës Beteja e Tretë e Kosovës dhe në Novi Pazar. Kryengritja, megjithatë, u shtyp kur Ali-Pasha Rizvanbegoviq nga Stollaci dezertoi duke iu bashkuar forcave të Mahmudit II; dhe si shpërblim për këtë shërbim, ai nxorri sukcesionin e Hercegovinës, por vetëm si një Vilajet.[4] Nga viti 1832, pas një vargu përleshjesh të vogla, ndodhi një betejë vendimtare jashtë Sarajevës, edhe pse Husein Gradaščević fillimisht ishte i suksesshëm, por ai u mposht kur shokët e tij Boshnjakë nga Hercegovina iu bashkuan forcave të Sulltan Mahmudit II.[5] Kryengritja Boshnjake nuk do të shuhet plotësisht deri sa u shfuqizuan të gjithë kapitenët në vitet 1835 - 1837. Megjithatë, trazirat vazhduan deri rreth viteve 1850.

Husein Gradaščević u detyrua të largohej në Perandorinë Austriake, më 31 maj. Nga atje, ai negocioi për kthimin e tij me Mahmudin II dhe në fund iu lejua të kthehej, por iu ndalua që të hynte në Bosnje përsëri. Ai shkoi në Beograd dhe pastaj në Kostandinopojë, ku vdiq në rrethana të diskutueshme në vitin 1834 dhe u varros në varrezat Ejub në Konstandinopojë.

Një legjendë e kohës së tij, Husein Gradaščević është konsideruar si një hero kombëtar dhe një nga personalitetet më të nderuara në gjithë historinë e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Aličić, Ahmed S. (1996). Pokret za autonomiju od Bosne 1831. a e 1832-it. godine. Sarajevë: Orijentalni institut.
  • Imamović, Mustafa. (1997). Historija Bošnjaka. Borba za autonomiju Bosne - Husein-kapetan Gradaščević. Sarajevë: BZK Preporod.
  • Kamberović, Husnija (2002). Husein-kapetan Gradaščević (1802-1834): Biografija: uz dvjestu godišnjicu rođenja. Gradačac: BZK Preporod.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]