Jump to content

Ahmed ibn Hanbeli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ibn Hanbal)
Ebu Abdilah Aḥmed Ibn Muḥamed Ibn Ḥanbel el-Thuhli
أَبُو عَبْد ٱلله أَحْمَد ابْن مُحَمَّد ابْن حَنۢبَل الذهلي
Emri i Ahmed ibn Hanbelit në kaligrafinë arabe
TitulliShejh el-Islam, Imam
Personal
Lindur780
Rabi-ul-Euel 164 pas hixhretit[1]
Bagdad, Hilafeti Abasit[2]
Vdekur2 gusht 855
12 Rabi-ul-Euel 241 pas hixhretit (74-75 vjet)[1]
Baghdad, Hilafeti Abasit[3]
FejaIslam
EraEpoka e Artë Islame
RajoniIrak
JurispodencaIxhtihad
KredoAthari
Interesi kryesor (et)Fëkëh, Hadith, Akide[3]
Ide (të) e dukshmeMedh'hebi Hanbeli
Puna (ët) e dukshmeMusnedi i Ahmed ibn Hanbelit
Radd ʿala’l-Ḏj̲ahmiyya wa’l-Zanādiḳa
Kitāb al-Sunnah
ProfesioniDijetar i Islamit, muhadith
Muslim leader

Aḥmad bin Muḥamed bin Ḥanbel Ebu Abdullah el-Shejbani (Arabisht: احمد بن محمد بن حنبل ابو عبد الله الشيباني, 780–855/164–241 pas hixhretit), ishte teolog dhe dijetar mysliman. Ai konsiderohet si themelues i medh-hebit Hanbeli, ai poashtu referohet si Shejh el-Islam. Hanbeli ishte një zëdhënës i fuqishëm për përdorimin e haditheve.

Familja e Ahmed ibn Hanbelit ishte nga BasraIrakut dhe i përkiste fisit arab Benu Dhuhl. Babai i tij ishte oficer i ushtrisë AbbasidHorasan dhe më vonë u kthye në Bagdad në kohën kur u lind Ahmedi. Ibn Hanbeli ka pasur dy gra dhe shumë fëmijë.

Ahmed ibn Hanbeli ka studiuar në Bagdad dhe më vonë udhtoi dikun më larg për edukimin e tij. Ai filloi të studionte fikhun. Pas studimit të tij me Ebu Jusufin (nxënës i Ebu Hanifes), Ibn Hanbeli filloi të shkoj tek Iraku, Siria, Arabia për të mbledhur hadithe ose traditën e Profetit Muhammed. Ibn el-Xheuzi thotë se Ibn Hanbeli ka kontrolluar rreth 414 hadithe. Pas shumë viteve, ai filloi të kthehet në Bagdad për të studiuar në sheriatin e Imam Shafi’ut. Ai u bë mufti në pleqëri, por kujtohet si i popullarizuar dhe themelues i medh-hebit Hanbeli. Ibn Hanbeli vdiq 855 hixhri në Bagdad, Irak. Historianët tregojnë lidhje me varrimin e tij se 800,000 burra dhe 60,000 gra morrën pjesë, ndërsa 20,000 krishterë dhe jehudë u konvertuan në Islam në këtë ditë.

  • Usool as-Sunnah : "Themelet e traditës profetike (në besim)"
  • asSunnah : "Tradita e Profetit (në besim)"
  • Kitab al-`Ilal wa Ma‘rifat al-Rijal: "Libri i transmetimeve që përmbajnë të meta të fshehura dhe i diturisë së njerëzve (të hadithit)" Rijad: El-Maktabah el-Islamiyyah
  • Kitab al-Manasik: "Libri i riteve të haxhit"
  • Kitab al-Zuhd: "Libri i Abstinencës", Muhammad Zaghlul, Beirut: Dar al-Kitab al-'Arabi, 1994
  • Kitab al-Iman: "Libri i Besimit"
  • Kitab al-Masa'il: "Çështjet e Fikhut"
  • Kitab al-Ashribah: "Libri i Pijeve"
  • Kitab al-Fada'il Sahaba: "Virtytet e Shokëve"
  • Kitab Tha'ah al-Rasul : "Libri i bindjes tek i dërguari"
  • Kitab Mansukh: "Libri i Shfuqizimit"
  • Kitab al-Fara'id: "Libri i veprave obligative"
  • Kitab al-Radd `ala al-Zanadiqa wa'l-Jahmiyya: "Përgënjeshtrimet e heretikëve dhe xhahmitëve" (Kairo: 1973)
  • Tefsir : "Shpjegimi"
  • Musnedi i Imam Ahmed ibn Hanbelit
  1. ^ a b "مناهج أئمة الجرح والتعديل" (në anglisht). Ibnamin.com. Marrë më 2010-03-21.
  2. ^ The History of Persia by John Malcolm – Page 245
  3. ^ a b c A Literary History of Persia from the Earliest Times Until Firdawsh by Edward Granville Browne – Page 295