Jump to content

Ibën Tufejl

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ibn Tufayl)
Ibën Tufejl
TitulliEbubekër Ibën Tufejl
Ebu Xhafer Ibën Tufejl
Avetophail
Personal
Lindur1105
Vdekur1185 (79-80 vjet)
FejaIslam
EraEpoka e Artë Islame
Rajoniel-Andalus
KredoAviçenizmi
Interesi kryesor (et)Filozofia e hershme Islame, letërsi, kalam, Mjekësia Islame
Ide (të) e dukshmeShkroi romanin e parë filozofik, i cili ishte gjithashtu romani i parë që përshkruante ishullin e shkretë, fëmijën e egër dhe komplotet e moshës madhore, si dhe prezantoi konceptet e autodidaktizmit dhe tabula rasa.
Puna (ët) e dukshmeHayy ibn Yaqdhan
(Philosophus Autodidactus)
ProfesioniDijetar myslimanë
Muslim leader

Ebu Bekër Muhammed bin Abdulmelik bin Muhammed bin Tufejl el-Kajsi el-Andaluzi (emri i plotë në arabisht: أبو بكر محمد بن عبد الملك بن محمد بن طفيل القيسي الأندلسي; rreth 1105 – 1185) ose shkurt Ibën Tufail, ishte një dijetar arab andaluzian mysliman:[1] shkrimtar, filozof islamik, teolog islamik, mjek, astronom dhe vezir.

Si filozof dhe romancier, ai është më i famshëm për shkrimin e romanit të parë filozofik, Hayy ibn Jakdhan. Si mjek, ai ishte një mbështetës i hershëm i diseksionit dhe autopsisë, gjë që u shpreh në romanin e tij.[2]

I lindur në Guadix, afër Granadës, ai u arsimua nga Ibn Baxhe (Avempace). Familja e tij ishte nga fisi arab Kajs.[3] Ai ishte sekretar për disa udhëheqës, duke përfshirë sundimtarët e Seutës dhe Tangierit, në vitin 1154.[4] Ai gjithashtu shërbeu si sekretar për sundimtarin e Granadës, dhe më vonë si vezir dhe mjek i Ebu Jakub Jusufit, kalifit Almohad, të cilin ai e rekomandoi Ibn Rushdin (Averroës) si pasardhësin e tij të ardhshëm në 1169..[5]

Ibn Rushdi u bë pasardhësi i Ibn Tufejlit pasi ai doli në pension në 1182; Ibn Tufejli vdiq disa vjet më vonë në Maroku në 1185. Astronomi Nur ed-Din el-Bitruxhi ishte gjithashtu një dishepull i Ibn Tufejlit. El-Bitruxhi u ndikua prej tij për të ndjekur sistemin aristotelian të astronomisë, pasi ai fillimisht kishte ndjekur sistemin e astronomisë ptolemeike.[6]

Puna e tij në astronomi ishte historikisht e rëndësishme pasi ai luajti një rol të madh në përmbysjen e ideve ptolemaike mbi astronominë.[7] Kjo ngjarje në histori quhet "Revolta Andaluziane", ku ai ndikoi që shumë njerëz, përfshirë el-Bitruxhi, të braktisnin idetë ptolemaike.[7]

Shumë filozofë, shkrimtarë, mjekë dhe astronomë islamikë janë ndikuar nga Ibn Tufejli dhe vepra e tij. Këta njerëz përfshijnë Nur Nur ed-Din el-Bitruxhi, Ebu Abdullah Muhamed b. el-Abbar, Abd el-Vahid el-Marrakushi, Ahmed Muhammed el-Makkari dhe Ibn el-Hatibi.[8]

  1. ^ Avempace, Encyclopædia Britannica, 2007.
  2. ^ Jon Mcginnis, Classical Arabic Philosophy: An Anthology of Sources, p. 284, Hackett Publishing Company, ISBN 0-87220-871-0.
  3. ^ Carra de Vaux, B., “Ibn Ṭufayl”, in: Encyclopaedia of Islam, Second Edition, Edited by: P. Bearman, Th. Bianquis, C.E. Bosworth, E. van Donzel, W.P. Heinrichs. Consulted online on 16 April 2020 <http://dx.doi.org/10.1163/1573-3912_islam_SIM_3394>
  4. ^ "Abu Bakr Muhammad ibn Tufayl". Encyclopedia of World Biography (në anglisht). 8: 96. 2004 – nëpërmjet Gale eBooks.
  5. ^ Avner Ben-Zaken, "Taming the Mystic", in Reading Hayy Ibn-Yaqzan: A Cross-Cultural History of Autodidacticism (Johns Hopkins University Press, 2011). ISBN 978-0801897399.
  6. ^ "Ibn Tufayl, Abü Bakr Muhammad". Complete Dictionary of Scientific Biography (në anglisht). 13: 488–489. 2008 – nëpërmjet Encyclopedia.com.
  7. ^ a b Božović, Mihajlo (2017). "The Process of Civilization in Ibn Tufayl's Hayy Ibn Yaqzan". Kom (Beograd) (në anglisht). 2: 77–90 – nëpërmjet ResearchGate.
  8. ^ Matar, Nabil (2013). "Ibn Tufayl (ca. 1105–85)". The Princeton Encyclopedia of Islamic Political Thought (në anglisht): 241–242 – nëpërmjet Gale eBooks.