Jump to content

Inteligjenca

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Inteligjencë)

Inteligjenca (lat. intelligentia, nga fjalët inter- ndër; lego - lidh; përzgjedh, kuptoj) është tërësia e funksioneve të lindura njohëse, përshtatëse dhe përfytyruese, të krijuara nga veprimtaria trunore e njeriut dhe e disa kafshëve. Përkufizohet edhe si aftësia e arsyetimit, kuptimit, zgjidhjes së problemeve, rrokjen e ideve dhe gjuhës. Megjithëse shumë dijetarë e mendojnë konceptin e mençurisë si një fushë më të gjerë, shumë rryma psikologjike e cilësojnë mençurinë si dallim mes formave të personalitetit si karakterin, krijimtarinë apo diturinë.

psikologji, është aftësia e përgjithshme mendore që ka të bëjë me njehsimin, arsyetimin, dallimin e përkatësive dhe ngjashmërive, mësimin e shpejtë, ruajtjen dhe rikthimin e informacionit, duke përdorur një gjuhë të rrjedhshme, renditjen, përgjithësimin, dhe përshtatshmërinë me gjendjet (rrethanat) e reja. Alfred Binet, një psikolog francez, e ka përkufizuar mençurinë si tërësia e ecurive mendore lidhur me përshtatjen ndaj mjedisit. Megjithëse ka prirje të shumta që e shohin mençurinë vetëm si një funksion kuptimor apo njohës, dëshmi të shumta parashtrojnë se mençuria ka shumë veçori të tjera. Nuk ka ndonjë përkufizim të pranuar përgjithësisht mbi mençurinë. Ka pasur shumë përpjekje për matjen e mençurisë, dëshmia më e mirë dhe prova e standardizuar është matja sasinë e mençurisë njerëzore (SM, ang. IQ). SM është shuma e moshës mendore (zakonisht e shprehur në përqindje %) dhe përdoret shpesh si tregues i zhvillimit mendor.

pedagogji, mençuria është aftësia e mësimit apo kuptimit apo marrëdhënia me apo gjendjet e reja. Mençuria mendohet zakonisht si rrjedhje nga një ndërthurje e veçorive të trashëguara dhe ndikuesve mjedisorë (zhvillimorë dhe shoqërorë). Kjo çështje është shumë e debatueshme, dhe shumë shkencëtarë janë përpjekur të tregojnë se as biologjia (veçanërisht genet) apo mjedisi (veçanërisht kushtet që pasqyrojnë klasën ekonomiko-shoqërore) nuk janë përgjegjës për krijimin e dallimit në mençuri.


Përkufizimi i inteligjencës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Megjithëse cdokush duket se ka ka një ide për intelligjencën, jo të gjitha përkufizimet janë të njëjta. Disa herë perdoret një përkufizim rrethor i intelligjencës sipas së cilës inteligjenca është ajo që matet me tekstet e inteligjencës dhe testet e inteligjencës masin inteligjencën. Megjithatë ky perkufizim nuk i shpreh karakteristikat e inteligjencës.

David Wechsler, krijues i një numër të konsiderueshëm testesh per inteligjencen, e konsideron atë si një aftësi për të kuptuar botën ku jeton e për t'iu përgjigjur sfidave të saj. Sipas Vernon1979, inteligjenca është një koncept me kufij kulturor, në kuptimin që shkathtësitë e vecanta të nevojshme për të arritur sukses ndryshojnë nga kultura në kultur. Robert Sternberg1986 sugjeroi se aftësia për të nxjerrë mësime nga pvrvoja dhe aftësia për t'iu përshtatur mjedisit janë përbërës themelor të një përkufizimi për inteligjencën. Kështu sipas këtij këndveshtimi, intelligjenca përkufizohet si aftësia për të mësuar dhe për t'u sjellë ne mënyrë adaptive.

Inteligjenca shoqërore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Inteligjenca sociale përbën aftësinë e krijimit të marrëdhënieve në mënyrë të vlefshme dhe të ftytshme shoqërisht të pranueshme. Përkufizimi i parë i konceptit i përket viteve 1922 falë studimeve të psikologut amerikan Edward Lee Thorndike.

Teoritë mbi inteligjencën

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Teoria e Spearman për faktorin p

Teoria e aftësive parësore mendore të Thurstone

Modeli i inteligjencës i Guilford

Teoria triarkike e inteligjencës e Sternberg

  • "Mençuria është ajo që përdorim kur nuk dimë ç´të bëjmë". - Jean Piaget
  • "Nuk është e vërtetë se jam më i mençur, unë u qëndroj më gjatë problemeve mbi kokë" - Albert Ajnshtajn
  • "Asgjë në botë nuk është e ndarë me kaq drejtësi se sa mençuria. Gjithkush beson, se ai ka mjaft prej saj." - Rene Descartes

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]