Jump to content

Ada e Bunës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ishulli Ada e Bunës)
Ada e Bunës
Emri lokal: Ada Bojana
Ada e Bunës, në të djathë Shqipëria e në të majtë Mali i Zi.
Gjeografia
VendndodhjaDeti Adriatik
Lumi Buna
Koordinatat41°51′50″N 41°51′50″E / 41.8640°N 41.8640°E / 41.8640; 41.8640
Shteti
KomunaStampa:Country data Ulcinj Ulqin


Plazhi i Adës së Bunës.
Lopët në plazhin e Adë së Bunës.
Kampistë në Adën e Bunës.
Pamje e kompleksit turistik në Adë.

Ada e Bunës (shk. Ada, malazezisht: Ada Bojana, "Ishulli i Bunës") është ishull lumor në grykën e lumit Bunadetin Adriatik, në cepin juglindor të Malit të Zi, përgjatë kufirit me Shqipërinë. Ishulli është krijuar artificialisht, ndërsa sipërfaqja e tij është 4.9 km2.

Ada e Bunës u krijua në shekullin e 19-të, kur pas një stuhie velanija "Merito", nga Trogiri, u fundos në afërsi të dy ishujve të vegjël. Për vite të tëra, mbetjet e anijes së fundosur, së bashku me dy ishujt në afërsi kanë grumbulluar mbetjet lumore duke krijuar kështu ishullin, i cili për të parën herë u shfaq në vitin 1882.[1] Ky ishull me kalimin e kohës e ka ndarë lumin Buna në dy degë.

Gjatë Luftës së ftohtë, Ada ishte një zonë ushtarake me kufirin e ruajtur rreptë. Kjo shkaktoi që disa pjesët të ishullit të mbesin plotësisht të paprekura. Në Adë dikur shkohej me trap, por që nga viti 1987 Ada është e lidhur me tokë me anë të urës.[2]

Ada e Bunës ka fromën e trekëndëshit, ku njëri krah laget nga deti Adriatik, ndërsa dy të tjerët nga lumi Buna. Plazhi i kthyer kah deti është rënor dhe është i gjatë rreth 3 km. Plazhi dhe fundi i detit janë të mbuluar me rërë të imët. Dega e djathtë e lumit Buna e ndan ishullin me Plazhin e Madh të Ulqinit, të gjatë 13 km. Vendbanimi më i afërt është fshati Shtoji i Sipërm (rreth 2 km), ndërsa qyteti më i afërt është Ulqinit (rreth 13 km).

Ishulli është i mbuluar nga bimësia subtropikale dhe mesdhetare, ndërsa disa lloje të bimëve dhe kafshëve që gjenden në ishull janë unike në Evropë.[3] Prapavinë e plazhit e bëjnë dunat, pas së cilave gjinden habitate unike në Mesdhe.[4] Rëndësia ornitologjik e Adës së Bunës është reflektuar kryesisht në kolonitë e mëdha të shumë llojeve të shpezëve shtegtarë, ndër të tjerash kolonitë e çafkave sqeplugë (Platalea leucorodia), çafkave të vogla të bardha (Egretta garzetta), çafkave të përhime (Ardea cinerea), çafkave të verdha (Ardeola ralloides), etj.[4]

Në ishulli gjendet qendra e njohur turistike dhe naturiste, me kampin nudistik të hapur në vitin 1973, sot e operuar nga ndërmarrja hoteliero-turistike Ulcinjska Rivijera.[2] Në ofertën turistike është qëndrimi në kampe, në bungalo apo barraka në Bunë. Brigjet e lumit Buna janë të njohur për barrakat e peshkimit, nga të cilat vendasit në mënyrë tradicionale zëjnë peshkun që mund të hahet në shumë restorante të afërt peshku. Në këtë vend është inçizuar në vitin 1985 filmi i mirënjohur jugosllav "Lepota poroka".[5]

Qendra për mbrojtjen dhe studimin e shpezëve thekson se numri i madh i turistëve dhe udhëtimet e shpeshta me anije nepër lum janë faktorë shqetësues për shpezët, kolonitë e të cilëve janë të vendosura në Bunë dhe Adë, ndërsa shqetësim përbën dhe se sezonin i folezimit përkon me sezonin turistik. E dhënë shqetësuese janë dhe 300 objekte ilegale të ndërtuara në degën e djathtë të lumit Buna.[4]

Ada e Bunës është aktualisht në shitje, ndërsa në tenderin e shpallur nga qeveria e Malit të Zi kanë shfaqur interesim pesë kompani nga Shtetet e Bashkuara, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia, Çekia dhe Kroacia.[6] Gazeta amerikane The New York Times e ka renditur Adën e Bunës, së bashku me Plazhin e Madh, në Top 31 vendet që duhen vizituar në vitin 2010.[7]

Ada e Bunës është një vend prestigjioz për surf në erë. Erërat e favorshme formojnë valë të mëdha që mundësojnë surfin dhe lundrimin me vela. Në Ada vepron dhe një shkollë për windsurf. Potencialet e Adës kënaqin amatorët, por dhe profesionistët me kritere të larta. Fillestarët preferojnë pellgjet në të cilët mësojnë hapat e parë në këtë sport.[8]

Në Adën e Bunës që nga viti 1975 vepron dhe shkolla e kalërimit.

  1. ^ KRIJIMI I ADËSul-info.me
  2. ^ a b "Ulcinjska rivijera - Lokacioni". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 8 maj 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Doživite, osjetite...Montenegro: Ada Bojana Arkivuar 20 shtator 2012 tek Wayback Machine – adriatravel.me
  4. ^ a b c "IBA Crne Gore – Ada Bojana". Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2016. Marrë më 8 maj 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Ada Bojana: 40 godina oaze prirode i lepih plažanovosti.rs
  6. ^ Pet interesenata za Adu Bojanu Arkivuar 5 mars 2016 tek Wayback Machine – vesti.rs
  7. ^ The 31 Places to Go in 2010The New York Times
  8. ^ Ada Bojana - Raj za surfere Arkivuar 11 gusht 2014 tek Wayback Machine – kolektiv.me
  • Mala enciklopedija Prosveta, Botimi i tretë (1985); Beograd: „Prosveta“. ISBN 978-86-07-00001-2
  • Jovan Đ. Marković (1990): Enciklopedijski geografski leksikon Jugoslavije; Sarajevë: „Svjetlost“. ISBN 978-86-01-02651-3

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]