Shko te përmbajtja

Jonuz Kaceli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Jonuz Kaceli (20 qershor 1908 - 25 shkurt 1951) ka qenë një biznesmen shqiptar, antifashist dhe pas çlirimit ishte një ndër nga 22 të pushkatuarit e vitit 1951 me pretekstin e bombës në ambasadën sovjetike.[1]

U lind më 1914 në gjirin e një familjeje qytetare zanatlinjsh tiranas, i biri i Osman Kacelit dhe Zyhrasë nga familja e Saldajve.[2] I ngelur jetim herët, i ati ndërroi jetë nga një e ftohur që kishte marrë në mbrojtjen e Shkodrës.[3] Ekonominë e shtëpisë e mbarështuan të vëllezërit, Ismaili (vd. 1932), Aliu, Ramazani dhe (më pas, piktorit me famë) Sadik Kaceli, i të cilëve ishte i parafundit.[4] Në pazarin e vjetër të Tiranë, pas sahatit pranë xhamisë së Et'hem Beut kishin dyqanin e kartolerisë në godinën e ngritur në vitet '30 së bashku me Gjon Lacën, që nga një anë kishte të shkruar "Vllazën Kaceli".[5]

Para arrestimit dhe vrasjes, ai kishte qenë një biznesmen i njohur në Shqipëri, si bashkëpronar në shoqërinë tregtare Osman Kaceli e djemtë, e cila kishte qenë ndër të parat kompani të regjistruara në Tiranë, pas Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë në 1912. Ai ishte gjithashtu vëllai i Sadik Kaceli, një piktor i njohur shqiptar. Qemal Stafa, një hero i shquar i Luftës së Dytë Botërore, kishte qenë një punonjës i kompanisë para vdekjes së tij në 1942.[2]

Kaceli kishte qenë një person i rëndësishëm në komunitetin e biznesit të Tiranës.[6] Ai dyshohet se u përpoq të lëndonte Mehmet Shehun gjatë marrjeve në pyetje të tilla. Si rezultat, sipas një dëshmitari i cili tregoi historinë në 1993, ai u hodh nga kati i dytë i ndërtesës së Ministrisë së Brendshme dhe kështu u vra një ditë para pjesës tjetër të viktimave të masakrës, më 25 shkurt 1951.[7][8] Pas vetes la gruaja dhe shtatë fëmijë, të gjithë u dërguan në gulagët shqiptarë pasi ndodhi vrasja.

Në vitin 2008 akti i tij u njoh nga Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi dhe Kaceli u dha siç duhet medalja post mortem e Dëshmorit të Demokracisë. Trupi i tij tani është varrosur në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.[9]

  1. Hoxha, Çelo; Qazimi, Azem, red. (2015). Fjalori enciklopedik i viktimave të terrorit komunist (I - K) (PDF). Vëll. IV. Tiranë: ISKK. fq. 89–90. ISBN 978-9928-168-01-6. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 22 janar 2022. Marrë më 22 janar 2022.
  2. 1 2 Butka, Uran (2004). Bombë në ambasadën sovjetike. Tiranë: Booktique.al.
  3. Buron Kaceli (8 shkurt 2021). "Familja Kaceli, një institucion arti më vete". Gazeta shqiptare. Intervistuar nga Fatmir Terziu.
  4. Marsida T. Najdeni (10 shkurt 2020). "Familja tironase Kaceli". radiandradi.com.
  5. Eli Xoxa, Kaceli : 1914 - 2000 : monografi / red. Arben Xoxa. - Tiranë : Botimet Enciklopedike, 2008. - 138 f : me il ; 28 cm
  6. Telegraf published on 9 march 2008 [lidhje e vdekur përfundimisht] and [lidhje e vdekur përfundimisht]
  7. Uran Butka 27 February 2006 Shekulli newspaper
  8. Aleksandër Meksi: Edhe njëherë mbi bombën në Ambasadën sovjetike, ZemraShqiptare.net, 12-04-2009, 07:16pm (GMT)
  9. "Decorations in 2008 from the President of Albania" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 8 qershor 2011. Marrë më 10 maj 2010.