Josef Martínez

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Josef Martínez
Të dhënat personale
Emri i plotëJosef Alexander Martínez Mencia
Data e lindjes (1993-05-19) 19 Maj 1993 (26 vjeç)
Vendi i lindjesValencia, Venezuelë
Gjatësia1,70 m (5 ft 7 in)
PozicioniSulmues
Informacionet për klubin
Klubi aktualTorino
Numri17
Karriera në rini
Caracas
Karriera profesioniste*
VitetKlubiNdesh.(Gls)
2010–2012Caracas36(8)
2012–2014Young Boys37(5)
2013–2014Thun (huazim)18(8)
2014–Torino17(2)
Ekipi kombëtar
2011–Venezuela U–204(2)
2011–Venezuela17(3)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 12 dhjetor 2014.

† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 31 prill 2015

Josef Alexander Martínez Mencia (lindur më 19 maj 1993) është një futbollistë venezuelian i cili luan me klubin italian TorinoSerie A dhe me kombëtaren venezueliane si sulmues.

Karriera[redakto | përpunoni burim]

Caracas[redakto | përpunoni burim]

Martínez bëri debutimin e tij me Caracas më 21 gusht 2010 kundër Estudiantes de Mérida, duke hyrë në fushë si zëvëndësues në minutën e 70të, duke kontribuar në fitoren 1–0. Ai shënoi golin e parë në barazimin 2–2 kundër Deportivo Petare më 21 nëntor 2010.[1]

BSC Young Boys[redakto | përpunoni burim]

Më 3 janar 2012, Caracas lajmëroi se Martínez ishte shitur te Young BoysSuper Ligën Zvicerane me një marrëveshje katër vjeçare sëbashku me mbrojtësin e djathtë Alexander Gonzalez. Ai debutoi më 5 shkurt 2012 kundër Servette FC, ku Young Boys fituan 3–1. Pas një vargu me performanca të mira, Martínez u thirr në kombëtaren venezueliane, dhe sigurisht u shpërblye me ndeshjen e parë si titullar me klubin më 21 tetor 2012, ku ai shënoi edhe golin e parë me klubin me një gjuajtje "vollej" në minutën e 50të kundër Grasshopper Club Zürich.

Thun[redakto | përpunoni burim]

Pas një sezoni në kryeqytetin e Zvicrës, ai u dërgua në huazim te Thun. Pasi shënoi 8 gola në 18 ndeshje me skuadrën nga Bernese Oberland, ai ishte golashënuesi më i mirë në Super Ligën Zvicrane gjë që bëri që Young Boys ta rithirrte sërisht.[2]

Torino[redakto | përpunoni burim]

Më 7 qershor 2014, ai u transferua te klubi italian i Serie A Torino.[3] Ai debutoi në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Europës në fitoren 3–0 kundër klubit suedez Brommapojkarna.[4] Ai shënoi golin e parë për Demat në ndeshjen e kthimit, e fituar 4–0 në Torino (7–0 rezultati i përgjithshëm).[5]

Më 7 dhjetor 2014, Martínez shënoi golin e tij të parë në Serie A në barazimin 2–2 kundër Palermos.[6] Katër ditë më vonë, ai shënoi dygolëshin e parë në Ligën e Europës kundër Copenhagen, që u mbyll me fitoren 1–5 të Torinos.

Kombëtarja[redakto | përpunoni burim]

Martínez bëri debutimin e tij me kombëtaren më 7 gusht 2011 kundër El Salvadorit, duke hyrë si zëvëndësues në minutën e 76të.[1]

Golat me kombëtaren[redakto | përpunoni burim]

Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren venezueliane.
Nr. Data Vendi Kundështari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 22 maj 2013 Metropolitano de Mérida, Mérida, Venezuelë Flag of El Salvador.svg El Salvadori 2–1 2–1 Ndeshje Miqësore
2. 14 gusht 2013 Pueblo Nuevo, San Cristóbal, Venezuelë Flamuri Bolivia 1–0 2–2 Ndeshje Miqësore
3. 31 mars 2015 Lockhart Stadium, Fort Lauderdale, Shba Flamuri Peruja 1–0 1–0 Ndeshje Miqësore

Statistikat[redakto | përpunoni burim]

Klubet[redakto | përpunoni burim]

Redaktuar më 21 maj 2015

Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Caracas 2010–11 21 4 - - 7 1 28 5
2011–12 15 4 - - 0 0 15 4
Total 36 8 0 0 7 1 43 9
Young Boys 2011–12 11 0 0 0 - - 11 0
2012–13 8 1 1 0 - - 9 1
Total 19 1 1 1 0 0 20 1
FC Thun 2013–14 18 8 3 1 11 1 32 10
Total 18 8 3 1 11 1 32 10
Torino 2014–15 5 1 0 0 9 3 14 4
Karriera në total 78 18 4 2 27 5 109 24

Kombëtarja[redakto | përpunoni burim]

Redaktuar më 21 maj 2015

Kombëtarja venezueliane
Viti Ndeshje Gola
2011 3 0
2012 3 0
2013 6 2
Total 12 2

Referenca[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ a b "Venezuela - J. Martínez - Profile with news, career statistics and history - Soccerway". Uk.soccerway.com. Marrë më 2012-05-24. 
  2. ^ Marca.com
  3. ^ "Martinez al Toro". Uebfaqja zyrtare e Torinos. Marrë më 7 qershor 2014. 
  4. ^ "BROMMAPOJKARNA VS. TORINO 0 - 3". soccerway.com. Marrë më 2 gusht 2014. 
  5. ^ "TORINO VS. BROMMAPOJKARNA 4 - 0". soccerway.com. Marrë më 8 August 2014. 
  6. ^ Torino 2–2 Palermo – Soccerway

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]