Këllëç Ali Pasha
Këllëç Ali Pasha | |
---|---|
Admiral i Madh i Flotës Osmane | |
Në detyrë 28 tetor 1571 – 25 qershor 1587 | |
Monarku | Selimi II dhe Murati III |
Paraprirë nga | Müezzinzade Ali Pasha |
Pasuar nga | Damad Ibrahim Pasha |
Bejlerbej i Algjerit | |
Në detyrë 27 qershor 1568 – 28 tetor 1571 | |
Monarku | Selimi II |
Paraprirë nga | Mehmed Pasha |
Pasuar nga | Arap Ahmed Pasha |
Bejlerbej i Tripolit | |
Në detyrë 1565–1568 | |
Monarku | Sulejmani I dhe Selimi II |
Paraprirë nga | Turgut Reis |
Pasuar nga | Yahya Pasha |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | Giovanni Dionigi Galeni c.1500 Le Castella, Isola di Capo Rizzuto, Mbretëria e Aragonit (sot Republika Italiane) |
Vdiq më | 25 qershor 1587 Stamboll, Perandoria Osmane (sot Republika e Turqisë) |
Prindërs |
|
Profesioni | Marinar dhe Detar |
Etniteti | Italian |
Nofka/t | Uluch-Alì, Uluç Ali, Uluj Ali, Ulucciali, Occhiali, Kılıç Ali |
Shërbimi ushtarak | |
Aleanca | Perandoria Osmane |
Dega/shërbimi | Marina Osmane |
Vite shërbimi | rreth 1536-1587 |
Grada | Admiral i Madh |
Beteja/luftra | Rrethimi i Tripolit (1551) Beteja e Xherbës Lufta Osmano-Venedikase (1570-1573) Beteja e Lepantit Pushtimi i Tunisit (1574) |
Këllëç Ali Pasha (turqisht: Kılıç Ali 1500 - 25 qershor 1587), i njohur gjithashtu si Uluxh Ali ose Uluç Ali Reis, ishte një marinar osman që shërbeu si admiral i madh i Flotës Osmane midis 1571 dhe 1587.
Ai është me prejardhje italiane dhe emri i tij para se të bëhej mysliman ishte Giovanni Dionigi Galen. Përmendet si Occhiali në burimet italiane.[1] Pasi u bë mysliman, ai u ngrit me shpejtësi dhe u bë një nga komandantët e rëndësishëm të Marinës Osmane. Ai është veçanërisht i njohur për suksesin e tij gjatë Betejës së Lepantit. Gruaja e tij quhej Selime Hatun dhe ata nuk kishin fëmijë.
Xhamia e Pashës në Ulqin është ndërtuar në vitin 1719 në nder të admiralit Kliç Ali Pashës, nga Stambolli, nga qytetarët e Ulqinit duke përdorur të mirat që janë marrë nga anijet venedikase gjatë një sulmi në Ulqin nga ana e Republikës së Venedikut.[2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Samarcic, Radovan (1995). Sokollu Mehmed Paşa (në turqisht). Istanbul: Sabah Kitapları.
- ^ Xhamia e Pashës Arkivuar 1 qershor 2013 tek Wayback Machine – ulcinj.travel