Kantieri detar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kantieri detar UljanikPula, Kroaci
Kantieri detar Stralsund Volkswerft në Stralsund, Gjermani

Kantieri detar ose kantieri i anijeve është një vend ku ndërtohen e ndreqen anijet. Këto anije mund të jenë jahte, luftanije, kryqëzorë apo anije të tjera mallrash ose udhëtarësh.

Vendet me industri të gjërë të anijendërtimtarisë janë: Kina, Korea e Jugut, Japonia, Filipinet, Vietnami, Singapori, Franca, Rusia, Gjermania, Holanda, Suedia, Ukraina, Finlanda, Danimarka, Australi, India, Brazili, Tajvani, Rumania e Polonia. Industria e anijendërtimtarisë ka tendencë të jetë më e fragmentuar në Evropë se sa në Azi. Në vendet evropiane gjendet një numrër i madh i kompanive të vogla, në krahasim me kompanitë e mëdha e të pakta në vendet anijendërtuese të Azisë.

Kantierët detarë të mëdha përmbajnë shumë vinça të specializuar, doqe të thata, depo pa pluhur, pajisje për lyerje dhe hapësira shumë të mëdha për fabrikimin e anijeve.

Pasi jeta operative e një anijeje përfundon, ajo e bën lundrimin e saj përfundimtar për në kantierin e copëtimit të anijeve, zakonisht në ndonjë plazh të Azisë jugore. Historikisht copëtimi i anijeve ishte kryer në doqet e thata të vendeve të zhvilluara, por pagat e larta dhe rregulloret mjedisore kanë rezultuar në lëvizjen e industrisë së copëtimit të anijeve në shtetet në zhvillim.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Kantierët më të hershëm të njohur në botë janë ndërtuar në qytetin portual harappanas Lothal rreth vitit 2600 p.e.s. në Guxharat, Indi. Kantierët e Lothalit ishin të lidhur me një rrjedhë të lashtë të lumit Sabarmati ku kalonte rruga tregtare mes qyteteve harappanase në Sind dhe gadishullit të Saurashtrës, kur shkretëtira Kutch ishte pjesë e Detit Arab.

Inxhinierët e Lothalit i dhanë prioritet të lart krijimit të një kantieri dhe një depoje për t'i shërbyer qëllimeve të tregtisë detare. Doku është ndërtuar në bregun lindor të qytetit, dhe është konsideruar nga arkeologët si një perlë inxhinierike. Ishte e vendosur larg nga rrjedha kryesore e lumit, për të shmangur mbushjen me baltë, por edhe siguronte qasjen e anijeve gjatë baticës.

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]