Karabullaku i vogël

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Karabullaku i vogël
Phalacrocorax pygmeus 1 (Martin Mecnarowski).jpg
Klasifikimi shkencor
Mbretëria: Animalia
Filumi: Chordata
Klasa: Aves
Rendi: Suliformes
Familja: Phalacrocoracidae
Gjinia: Microcarbo
Speciet: M. pygmeus
Emri binomial
Microcarbo pygmeus
Pallas, 1773
Sinonimet

Phalacrocorax pygmeus

Microcarbo pygmeus

Karabullaku i vogël (latinisht: Microcarbo pygmeus), i njohur edhe si vrançi i vogël, është anëtar i familjes së karabullakëve të shpezëve të detit. Çiftohen më së shpeshti në Evropën juglindore dhe Azinë jugperëndimore.

Karabullaku i vogël është një shpend i vogël, 45–55 cm i gjatë dhe me gjatësi krahësh 75–90 cm. Bishtin e ka relativisht të gjatë, sqepin të vogël dhe të mprehtë, qafa i duket gjithashtu e shkurtër, por më e gjatë në notim. Janë në ngjyrë të zezë. Gjatë riprodhimit, të rriturit shfaqin disa pupla të bardha të lokalizuara në kokë, qafë, gjoks dhe bark. Të vegjlit janë në ngjyrë kafe të hapur, me vija në kokë dhe gjoks.[1]

Përhapja[redakto | përpunoni burim]

Karabullaku i vogël është i përhapur në pjesën juglindore të Paleartikut perëndimor, kryesisht në Azerbajxhan, Rumani, Serbi, Mal të Zi, Shqipëri, Turqi dhe Greqi. Aksidentalisht mund te gjendet në Austri, Çeki, Francë, Gjermani, Hungari, Poloni, Sllovaki, Zvicër dhe vende të tjera. (Cramp and Simmons 1977, Johnsgard 1993). [1]

Referencat[redakto | përpunoni burim]

Shiko dhe[redakto | përpunoni burim]