Koço Tasi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Koço Tasi
Ministër i Drejtësisë
Në detyrë
16 tetor – 6 dhjetor, 1921
Paraprirë ngaDhimitër Kacimbra
Pasuar ngaHoxha Kadri
Ministër i Punëve Botore
Në detyrë
6 dhjetor – 6 dhjetor, 1921
Paraprirë ngaZija Dibra
Pasuar ngaHaki Tefiku
Të dhëna vetjake
U lind më15 maj, 1889
Leusë, Perandoria Osmane
Vdiq më15 maj, 1966
Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë
NënshtetësiaShqiptar
PunësimiAvokat

Koço Tasi (Leusë, 15 maj 1889 - Tiranë, 15 maj 1966) ka qenë ligjvënës dhe ministër shqiptar. Autor i një fjalori etimologjik të gjuhës shqipe.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindi më 15 maj të 1889 në Leusë të Përmetit, vëllai i Akile Tasit. Më 1903-1906 emigroi në Rumani dhe më pas, më 1906-1913 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më 1913-14 ndodhej në Shqipëri, ku nisi punën si avokat. Ishte anëtar i "Krahut Kombëtar".[1]

U zgjodh deputet i Prefekturës së Gjirokastrës në Këshillin Kombëtar të Shqipërisë nga 21 prill 1921 deri më 30 shtator 1923.[2] Më 1921 u emërua nënministër i Punëve të Brendshme, ministër i Drejtësisë dhe ministër i Punëve Botore.

Përkrahu Lëvizjen e qershorit më 1924 në Përmet. Emërohet prefekt i qeverisë NoliGjirokastër. Me Triumfin e Legalitetit emigroi në Greqi deri më 1941. Atje shkroi teoritë e tij për "shoqëritë e krishtera".

Më 1942-44 inspektor i përgjithshëm i Kryeministrisë në Shqipëri. Më 1944 kryesoi Komisionin e Dëmve që do të mund të shkaktoheshin nga ushtria gjermane. Arrestohet nga komunistët më 17 nëntor 1944. Më 13 prill 1945 dënohet nga Gjyqi Special me burgim të përjetshëm dhe punë të rëndë.

Në tetor të 1964 doli nga burgu dhe u vendos në Shkodër. Ndërroi jetë më 15 maj 1966 në Tiranë.[1]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 233. ISBN 9789994356225.
  2. ^ Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005