Kontabiliteti
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Kontabiliteti është proces që merret me grumbullimin, përpunimin dhe raportimin e informatave financiare.[nevojitet citimi] Kontabiliteti eshte aktivitet sherbyes i dizajnuar për të akumuluar, për të matur dhe për të komunikuar te gjitha informacionet financiare mbi entitetin ekonomik,biznesin dhe organizatat jofitimprurse. Kontabiliteti si shkencë ekonomike merret me studimin plotësimin interrpretimin e relzutateve finaciare në një kohë të caktuar kohore. Kontabiliteti si disiplinë është një fushë shumë e gjerë dhe në kohën e sotme në vete ngërthen disa degë. Në përgjithësi roli i kontabilitetit është që t'iu ndihmojë menaxherëve, investitorëve, autoriteteve shtetërore të taksave dhe njerëzve apo grupeve të njerëzve vendim marrës të marrin vendime më të sigurta duke u bazuar në të dhënat kontabël.
Auditimi është disiplinë e ndërlidhur por e ndryshme nga kontabiliteti. Auditimi ka dy nën disiplina që janë: auditimi i brendshëm [internal] dhe auditimi i jashtëm [eksternal]. Me auditimin eksternal nënkuptojmë analizën dhe kontrollin e të dhënave kontabël nga njerëz, grupe njerëzish apo institucione që janë nga jashtë kompania së cilës i bëhet auditimi. Ky lloj auditimi bëhet më së shumti nga ana e shtetit edhe ate nga ana e institucionit për taksa dhe tatime si dhe nga investitorë të mundshëm në kompaninë që auditohet.
Me auditimin internal nënkuptojmë mbledhjen dhe analizën e të dhënave kontabël të kompanisë nga ana e njerëzve apo grupeve të njerëzve që cilët janë pjesë e asaj kompanie. Gjat këtij auditimi tentohet gjithmonë të arrihet një neutralitet i vlerësimit të të dhënave nga auditimi sepse këto të dhëna menaxhimit të kompanisë i ndihmojnë që të shohë nivelin në të cilin gjendet kompania qoft krahasuar mes kompanive të tjera, qoftë krahasuar mes periudhave të ndryshme kohore të vet kompanisë ose krahasuar me planet e parakrijuara.
Profesionisti që merret me kontabilitet quhet kontabilist. Në vendet tona si dhe në botë gjenden shumë trupa profesionale të kontabilitetit.
Historia e kontabilitetit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Të dhëna të dokumentuara mbi kontabilitetin e thjeshtë kemi qysh nga kohët e lashta të njerëzimit gjatë civilizimit të Sumerianëve në Mesopotami, kur ata kishin nevojë të mbanin evidenca mbi prodhimet e tyre agro-kulturore.
Praktikimi i kontabilitetit ishte i ndikuar nga Roma antike dhe Perandoria Persiane. Shembull më i detajuar dhe kompleks i përdorimit të kontabilitetit është regjistruar gjate udhëheqjes së kalifatit të dytë Islam nga Umer Ibn el-Hatabi. Sistemi kontabël i Omerit u shfrytëzua, me disa ndryshime, nga udhëheqësit mysliman gjer në kohën e Perandorisë Osmane.
Luca Pacioli dhe kontabiliteti modern
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Libri i parë i shkruar mbi kontabilitetin "Della Mercatvra et del Mercante Perfetto" ishte ai i ekonomistit kroat Benedetto Cotrugli që është i njohur edhe si Benedikt Kotruljević nga Dubrovniku. Libri u shkrua në vitin 1458 por nuk u botua gjer në vitin 1573.
Për këtë arsye të mos publikimit Luca Pacioli (1445 - 1517), gjithashtu njohur si Friar Luca dal Borgo llogaritet si themelues i kontabilitetit. Në librin "Summa de arithmetica, geometrica, proportioni et proportionalita", në (Venecia në vitin 1494), paraqet sintezën e njohurive matematikore të kohës së tij dhe formulon metodat e mbajtjes së kontabilitetit.
Historia e metodave kontabël
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Metoda Italiane
- Metoda Gjermane
- Metoda Amerikane
Llojet e kontabilitetit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kontabiliteti financiar
- Kontabiliteti i kostos
- Kontabiliteti i projektit
- Kontabilitet parandalues
- Kontabiliteti menaxherial
Principet e kontabilitetit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Konceptet e kontabilitetit, gjendja faktike dhe gjendja reale.
Konventat e kontabilitetit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]= Përdorimi i kompjuterit në kontabilitet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Standardet e kontabilitetit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Standardet ndërkombëtare të kontabilitetit (IAS/IFRS)
- HGB standardet gjermane të kontabilitetit
- Standardet e kontabilitetit në Shqipëri
Llojet e kontabilitetit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- auditimi
- kontabiliteti i kostos
- taksimi
- kontabiliteti publik
- kontabiliteti privat
- kontabiliteti internal
- kontabiliteti eksternal