Jump to content

Shoqata "Kosova për Sanxhakun"

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kosova për Sanxhakun)

Shoqata "Kosova për Sanxhakun" është një organizatë joqeveritare, e themeluar më 23 tetor 2015, në Prishtinë, Kosovë, qëllimi i së cilës është "bashkimi kulturor dhe shpirtëror i trevës së Sanxhakut me Kosovën duke u bazuar në historinë e përbashkët etnike".[1][2] Kryetar i shoqatës është Ismet Azizi.[3]

Sanxhaku, pjesa veriore në Serbi dhe pjesa jugore në Mal të Zi
Delegacioni qeveritar i Kosovës në Sjenicë, Sanxhak
Prof Dr Nexhedin Spahiu udhëheqë Kuvendiin e II-të

Historiku dhe organizimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kuvendi themelues i shoqatës “Kosova për Sanxhakun” u mbajt më 23 tetor 2015.[4][5][6]

Shoqata ka qëllim "intensifikimin e lidhjeve, takimeve e komunikimit në fusha të ndryshme mes sanxhaklinjve dhe shqiptarëve të Kosovës", me të cilët, sipas shoqatës, "i lidh historia e përbashkët e së kaluarës". Nismëtari i shoqatës është Ismet Azizi, njëherazi dhe kryetari i parë i saj, i zgjedhur në kuvendin themelues.[7]

Aktivitetet e Shoqatës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tribunë e hapur me Enver Haliloviq

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në 2015, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, shoqata “Kosova për Sanxhakun” mbajti një tribunë të hapur me qytetarë. Tema e tribunës ishte Sanxhaku dhe marrëdhëniet Kosovë - Bosnje dhe Hercegovinë. Mysafir i tribunës ishte Prof. Dr. Enver Haliloviq, rektor i Universitetit të Tuzllës dhe ish ambasador i Bosnjes dhe Herzegovinës në Moskë, i cili foli për temën Sanxhaku dhe marrëdhëniet Kosovë Bosnje dhe Hercegovinë. Prof. Haliloviq shprehu bindjen se shoqata "Kosova për Sanxhakun" është themeluar në momentin e duhur për shkak të mosfunksionimit të mardhënieve së pari në mes Kosovës dhe Sanxhakut e, edhe më tepër, mes Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.[8]

Tryezë shkencore me temën “Aqif Blyta dhe mbrojtja e Pazarit të Ri"

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 6 shkurt 2016, në Pallatin e Kulturës "Asim Vokshi" në Gjakovë, shoqata Kosova për Sanxhakun organizoi, në bashkëpunim me shoqatën e intelektualëve “Jakova” nga Gjakova, një tryezë shkencore mbi Aqif Blytën. Aktiviteti u zhvillua edhe nën përkujdesjen e kryetares së komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila. Pjesëmarrësit paraqitën një kërkesë për presidenten e vendit, Atifete Jahjagën. [9]

Pjesëmarrësit kërkuan që Aqif Blyta të nderohet me titullin Hero i Popullit. Kërkesa u paraqit me iniciativë të Ismet Azizit, kryetarit të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”. Azizi, duke folur në lidhje me veprimtarinë patriotike të Aqif Blytës, arësyetoi kërkesën drejtuar presidentes duke thënë që qëllimi kryesor i takimit është që pikërisht nga ky tubim të dërgohet një kërkesë për kryetaren e shtetit, zonjën Atifete Jahjaga, që Aqif Blyta të nderohet me urdhrin Hero të Popullit. Drejtori për kulturën në Gjakovë, Meriton Ferizi, në emër të kryetares Kusari-Lila, për Aqif Blytën ndau mirënjohjen “Post Mortem”.

Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues të institucioneve komunale dhe historianë, të cilët vlerësuan lart kontributin dhe figurën patriotike të Aqif Blytës. Aty u paraqitën me kumtesa Ali Daci nga Rozhaja, Fazli Muriqi nga Rugova, Zahir Kastrati nga Polluzha , Admir Muratoviq nga Pazari i Ri, Alban Dobruna nga Gjakova, Ismet Azizi nga Gjilani dhe Masar Rizvanolli nga Gjakova. Gjithashtu në pamundësi pjesmarrjeje, punimet e tyre i dërguan Nexhmedin Spahiu, Mazllum Baraliu dhe Sulejman Aliqkoviq.[10]

Në fund u zhvillua një debat i hapur dhe i frytshëm me pjesëmarrës për figurën dhe veprimtarinë e Aqif Blytës. Në kumtesën e tij Prof. Dr. Admir Muratoviq, drejtor i Institutit për Hulumtim të Krimeve ndaj popullatës së Sanxhakut, kryetar i Bashkësisë Kulturore të Sanxhakut dhe ligjërues në Universitetin Internacional të Novi Pazarit, pjesëmarrëseve ua bëri me dije se personaliteti i Aqif Blytës për Sanxhakun është sikurse ai i Adem Jasharit për Kosovën.

Organizatorët u zotuan se aktivitete të ngjashme për Sanxhakun do të organizohen edhe nëpër vendbanimet tjera.[11]

Konferenca Shkencore “72-vjetori i ekzekutimit të Aqif Blytës dhe Ahmet Dacit – Masakra në Haxhet të Pazarit të Ri.”

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më datën 21 janar, 2017 në ambientet e Institutit Albanologjik të Prishtinës u mbajt Konferenca Shkencore “72-vjetori i ekzekutimit të Aqif Blytës dhe Ahmet Dacit – Masakra në Haxhet të Pazarit të Ri.” Konferenca u organizua nga organizata “Kosova për Sanxhakut” nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri. Në konferencë morën pjesë referues nga viset e ndryshme të Kosovës dhe nga Sanxhaku, njëherit në sallë ku zhvilloheshin punimet e Konferencës ishin prezent familjarët e Aqif Blytës dhe Ahmet Dacit, si dhe familjarët e pjesëmarrësve të Luftës për Mbrojtjen e Pazarit, si ata të Shaban Palluzhës, Sak Fazlisë, Mulla Zekë Bërdynës etj.

Në konferencë me kumtesat e tyre u paraqiten historianë, politikologë, publicistë të ndryshëm nga Kosova dhe Sanxhaku, të cilët me kumtesat e tyre ngjallën emocione te të pranishmit. Ndërsa pjesëmarrësit vlerësuan lart punimet e Konferencës, dhe u shtrua nevoja e organizimit edhe në të ardhmën aktivitet të ndryshme si tryeza, akademi solemne, me qëllim të përafrimt, ngjalljen e kujesave historike për të kaluarën e krahinës së Sanxhakut, pothujase të harruar.

Për përsonaliten e Aqif Blytës dhe Ahmeta Dacit, referuesit me kumtesa e tyre, shpalosen të dhëna historike deri më tani të pa thëna.

Prof. Dr. Hakif Bajrami, kumtesen e tij ia kushtoi aktivitetit politik të Aqif Blytës, me theks të veçant aktiviteti i tij në mes të Dy Luftrave Botrore. Alban Dobruna nga instituti i Historisë, foli për “Xhemmijetin” dhe kontributi i Aqif Blytës në këtë organizatë atëherë të vetmë politike.. Profesori nga Sanxhaku Admir Muratoviq, vemendje të veçant i kushtoi krimeve në Haxhet të Pazarit me theks të veçant ekzekutimi i Aqif Blytës dhe Ahmet Dacit.

Fazli Muriqi kumtesen e tij ia kushtoi organizimit të shkollave në Pazarin e Ri dhe në Sanxhak gjatë Luftës së Dytë Botrore dhe kontributi i këtyre kolosëve në shkollimin e popullatës në gjuhën shqipe.

Dr. Bedri Muhadri, foli per kontributin e hasjanëve në Mbrojtjen e Pzarit të Ri. Ndërsa, Zahir Katsrati foli për rolin e komandatit Shaban Palluzha në mbrotjen e kësaj treve nga rreziku i zhdukjes së popullatës nga forcat çetnike.

Besim Morina u paraqit me kumtesën “Roli i prijesve te Drenicës ne mbrojtje te popullsisë autoktone të Sanxhakut”. Ndërsa Fazli Muriqi, foli me temën: Sak Fazlia, Bajraktari i Rugovës dheAqif Blyta. Ku shtroi të dhëna intersante, bashkëpunimin e tyre për qështjen kombëtare.

Ali Daci, komtesen e vet ia kushtoi përsonalitetit të Ahmet Dacit, kontributin e tij në Sanxhak.

Ismet Azizi, udhëheqës i organizatës “Kosova për Sanxhaku” kumtesen e vet ia kushtoi itelektualit, ushtarakut , me theks te veçant diplomatit Aqf Blyta. Ai foli për rolin diplomatik të Aqif Blytës ne Mbrojtjen e e të drjetave të popullatës së Sanxhakut dhe Kosovës në rrafshin politik përballë Serbisë, pengimin e shpërnguljes si dhe sezibilizimin e kësaj qështje në rrafshin diplomatik, duke njiftuar opinion evropian dhe kërkeasa veta të vazhdushme nga Turqia në pengimin e shpërnguljes .

Në konferencë kanë marrë pjesë edhe dr. Mujë Rugova, Rexhep Abazi, Adem Shkreli, Muharrem Gashi, Kenan Kutagiq, Sabri Tahiri me diskutimet e tyre, përgësuan organizatën “Kosova për Sanxhakun”, shtruan çështjen e bashkëpunimit më të madh në mes Kosovës dhe Sanxhakut në të gjitha lamitë, duke pasur në konsideratë të kaluarën e përbashkët dhe etnisë së përbashkët, me theks të veçant shtrirjes së dorës së bashkëpunimit për një të ardhme të mirë.[12][13]

Delegacioni i Këshillit Kombëtar Boshnjak me 50 studentë nga Sanxhaku vizitojnë Prekazin

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me 2016 nje delegacion nga Sanxhaku, me në krye Sekretarin gjeneral të Këshillit Kombëtar Boshnjak, Ahmedin Shkrijel, i shoqëruar nga 50 studentë nga Sanxhaku dhe udhëheqësit e organizatës “Kosova për Sanxhakun“, vizituan Prekazin, me ç’rast ata bënë homazh te varri i komandantit Adem Jashari dhe vizituan kullën e Jasharajve, në të cilën ishin vrarë nga policia kriminale serbe anëtarët e familjes së Shaban Jasharit. Me këtë rast takuan edhe familjarët në krye me vëllain e Komandantiti Rifat Jasharin, ku ia dorëzuan një flamur të KKB.

Sekretari gjeneral i KKB, Shkrijeli, me këtë rast e ka vlerësuar lartë kontributin e familjes Jashari për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ai tha se, duke vizituar Prekazin e Adem Jasharit, njerëzit frymëzohen për të dhënë kontributin e tyre për të mirën e gjithë njerëzimit. Shpresoj se edhe ne boshnjakët e Sanxhakut do të gëzojmë lirinë të cilën tashmë Kosova e ka, falë personaliteteve siç është Adem Jashari.[14]

Simpoziumi shkencor: Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Simpozium Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri

Më 2018, shoqata “Kosova për Sanxhakun”, me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, mbajti simpoziumin shkencor “Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri”, ku u tha se do të ofrohen të dhëna të reja për pasardhësit e lahutarëve të njohur. Kryetari i kësaj shoqate, Ismet Azizi, tha se ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm në shkencën folkloristike, pasi është ndër simpoziumet e rralla të kësaj natyre. Azizi tha se kjo shoqatë do të vazhdojë veprimtarinë e saj me qëllim të kultivimit dhe ndriçimit të elementeve kulturore. “Ky aktivitet i cili zhvillohet nën organizimin e shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, me mbështetjen e çmuar të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, shënon një hap të rëndësishëm në fushën e shkencës së folkloristikës sonë, sepse mëton të vlerësojë drejt e në mënyrë shkencore rezultatet e arritura deri më sot nga shkencëtarë shqiptarë e boshnjakë, do të hedhë dritë mbi kulturën tonë në përgjithësi dhe mbi çështjen e epikës legjendare në veçanti”, ka thënë Azizi.[15][16]

Në këtë simpozium u tubuan studiues, shumica epikologë të njohur, nga Milano, Varshava, Pazari i Ri, Prishtina, Tirana, Tetova, Prizreni etj. Pos dy kumtesave, që të gjitha ishin të lidhura me temën bosht. Ata trajtuan kryesisht këngët e Koleksionit të Millmen Perit, të mbledhura në Ballkanin Perëndimor, mbi 12 mijë tekste dhe incizime në rreth 3 500 pllaka gramafoni: në Sanxhak: Pazari i Ri, Bjellopolja e Kolashini; në Bosnjë: Gacko, Stollci e Bihaqi, si dhe në një pjesë e Maqedonisë. Të pranishëm qenë edhe mysafirë të jetës intelektuale e politike nga Pazari i Ri, Rozhaja, etj., në emër të të cilëve përshëndeti prof. dr. Hasim Mekiq, nga Këshilli Kombëtar Boshnjak (Bošnjačko nacionalno vijeće), si dhe Nezir Daci (Daciq). Fjalën e mirëseardhjes e mbajti ma.sc. Ismet Azizi, kryetar i shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, ndërsa fjalën përshëndetëse e pati i dërguari i z. Kujtim Ga-shi, ministër, MASHT, z. Bajram Kashtanjeva, kurse fjalën hapjes e mbajti prof. dr. Adem Zejnullahu.

Kumtuan në seancën e parë : prof. dr. Nicola Scaldaferri, Universiteti i Milanos, “Muji and Gav-ran Kapetani”, by Salih Ugljanin (Sali Uglla). Remarks about the musical performance; prof. dr. Rigels Halili, Universiteti i Varshavës, Sanxhaku si një zonë ndërkufitare - gjeografia, historia dhe tradita e këngës epike; prof. dr. Zymer Neziri, Instituti Albanologjik, Prishtinë, Lahutarët e Sa¬nxhakut të Pazarit të Ri në Koleksionin e Millmen Perit në Universitetin e Harvardit; prof. dr. Redžep Škrijelj, Pazari i Ri (Novi Pazar), Bilingvalni guslari iz Sandžaka; prof. dr. Sabahajdin Cena, Universiteti i Prishtinës, Roli i interpretëve bilingualë në ruajtjen e trashëgimisë epiko-lirike: Fatime Arifi-Biberoviq e Koleksionit të Millmen Perit në Harvard; prof. dr. Hamit Xhaferi, Universiteti i Evropës Juglindore, Tetovë, Realiteti autentik në trashëgiminë e Eposit të Kreshnikëve te lahutarët shqiptarë dhe boshnjakë në Sanxhak.[17]

Në seancën e dytë kumtuan: prof. dr. Mazllum Baraliu, Universiteti ’’Ukshin Hoti’’, Prizren,Vështrim i shkurtër recensional përkitazi me disa rapsodë të njohur shqiptarë të Sanxhakut; prof. dr. Rexhep Doçi, Instituti Albanologjik, Prishtinë, Onomastikë shqiptare-boshnjake e Sanxhakut të Pazarit të Ri, sipas këngëve të Koleksionit të Millmen Perit (Milman Parry) në Universitetin e Harvardit; ma. sc. Ismet Azizi, Gjilan, Popullarizimi i Sanxhakut të Pazarit të Ri nëpërmjet lahutarëve të tij, në Koleksionin e Millmen Perit (Milman Parry) në Universitetin e Harvardit; dr. sc. Harun Crnovršanin, Pazari i Ri (Novi Pazar); Poznati sandžački guslari, sa posebnim osvrtom na Džemaila Arnautovića (1925-2017); ma. sc. Fitim Veliu, Prishtinë, Kryelahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri, Salih Uglla dhe Avdullah Zeneli, në studimet e deritashme të Zymer Nezirit; prof. dr. Adem Zejnullahu, Instituti Albanologjik, Prishtinë, Tragjika e vëllezërve Kastrati dhe e vëllezërve Muriqi në dy balada historike; prof. as. dr. Shefqet Hoxha, Tiranë, Jemin Zeneli (Ukperaj), bartës i njohur i Eposit të Kreshnikëve në krahinën e Hasit të Bri¬njës; ma. sc. Izet Duraku, Tiranë, Portreti i Qamil Hoxhës (1908-1989), bashkëpunëtor i studiuesit amerikan Albert Lord.

Pas dy seancave u zhvilluan edhe diskutime me interes për lahutarët e Sanxhakut të Pazarit, dhe për këngët e tyre në Koleksionin e Millmen Perit në Universitetin e Harvardit. Fjalën e mbylljes e mbajti prof. dr. Zymer Neziri dhe konstatoi se ky simpozium shkencor për lahutarët e Sanxhakut të Pazarit doli i suksesshëm: - për përpjekjet e ndriçimit të mëtutjeshëm të këtij thesari etnokulturor shqiptar, i kënduar shqip e boshnjakisht, që konsiderohet vlerë artistike e shkallës evropiane dhe botërore; - se ai është edhe thirrje për studiuesit vendorë dhe të jashtëm që të vazhdojnë me hulumtimet në terren dhe t’i thellojnë analizat e vlerave poetike të këngëve të Eposit të Kreshnikëve të Sanxhakut të Pazarit; - se është njëkohësisht vazhdim i dëshmimit kundër konstatimeve politike dhe kundërshkencore, që synojnë mënjanimin e përkatësisë etnike shqiptare të këtyre lahutarëve dhe të popullsisë shqiptare të atij sanxhaku, dikur pjesë e Vilajetit të Kosovës, që tash flet boshnjakisht; - me idenë që në Pazar të Ri të hapet katedra e gjuhës shqipe; -se është po ashtu vazhdim i kërkesës që Universiteti i Harvardit t‘i botojë të gjitha materialet në gjuhën shqipe, si dhe t’ia japë emrin e vërtetë Koleksionit të Millmen Perit, sepse në emërtimin e tij zyrtar nuk përmenden kryesorët, shqiptarët e boshnjakët. Kumtesat do të botohen.[18]

Kuvendi i dytë zgjedhor

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Prof dr. Fatmir Sejdiu, përshëndetë punimet e Kuvendit
Ismet Azizi ne Kuvend
Deputetja Labinota Demi , përshëndet Kuvendin


Shoqata " Kosova për Sanxhakun", më 27 dhjetor 2019, mbajti Kuvendin e Dytë zgjedhor.[19] Në punëmet e kuvenditr mori pjesë edhe ish presidenti prof DR Fatmir Sejdiu, i cili ndër të tjera tha se"kjo organizatë ka ndikuar që të ruhet afërsia e tradita.

“Besoj se më e rëndësishmja për një shtet të demokratik është që njerëzit të njohin dhe të pranohet identiteti i secilit. Ngjarjet e viti 1999 kanë dokumentuar se ata njerëz nuk kanë humbur ndjenjat për njerëzit e një gjakut sepse ata flasin edhe për ato familje që kanë ofruar bukë”.[20]

Punimet e Kuvendit i përshëndeti edhe Prof.dr. Jasmina Curiq, Kryetare e Këshillit Kombëtar Boshnjak, e cila Kuvendit ju drejtua me këto fjalë: I nderuar kryetar Azizi, anëtarë të respektuar, të pranishëm mysafir të ftuar të Kuvendit të Dytë të Përgjithshëm të Shoqatës së “Kosovës për Sanxhakun”. Para së gjithash, me këtë rast do të doja të përfitoj nga rasti për t’ju përgëzuar për atë që po bëni për të demokratizuar dhe avancuar jetën në Sanxhak për të mirën e gjithë popujve që jetojnë në të. Shoqata “Kosova për Sanxhakun”, si një organizatë, qëllimet e veprimit e së cilës kanë rëndësi për mbrojtjen e të drejtave boshnjake, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, rregullin e ligjit dhe sigurinë juridike, është identifikuar nga Këshilli dhe mbi këtë bazë i është dhënë statusi konsultativ-pjesëmarrës në punën e Këshillit. Në Sanxhak, janë autokton si Boshnjakët po ashtu edhe Shqiptarët; popuj vëllezër të cilët kanë qenë pranë njëri-tjetrit përgjatë historisë por gjithashtu edhe sot. Politika serbomadhe përgjatë historisë , përmes projektit, përkatësisht memorandumit të Vaso Çubriloviqit, (akademik serb) “Ndjekja e Arnautëve”, organizoi terror të vazhdueshëm shtetëror kundër popullit shqiptar dhe boshnjak. Për këtë arsye, dhe me zbatimin e këtij memorandumi në pjesën veriore të Sanxhakut, shqiptarët u dëbuan dhe thuajse u zhdukën. Këshilli Kombëtar Boshnjak nuk pajtohet me këtë gjendje dhe nuk pranon rezultatet e spastrimit etnik të shqiptarëve dhe boshnjakëve si një akt të kryer. Në të gjitha projektet aktuale dhe të ardhshme, afirmon të drejtën e popullit shqiptar në Sanxhak. Këshilli Kombëtar Boshnjak, organi më i lartë përfaqësues i Boshnjakëve, konstaton se Boshnjakët dhe Shqiptarët, si dhe pasardhësit e tyre, kanë të drejta të barabarta në Sanxhak. Ne e kemi zyrtarizuar këtë në vendimin tonë, kemi ngritur iniciativën për zgjidhjen e statusit të Sanxhakut dhe krijimin e Statusit special të Sanxhakut. Të dashur miq, në emër të Këshillit Kombëtar Boshnjak, në emër të të gjithë Boshnjakëve të Sanxhakut , ju përgëzoj për rezultatet e mira që keni arritur në punën tuaj deri tani, punime të suksesshme të Kuvendit, dhe ju uroj gjitha të mirat.”[21]

Kryesia e shoqatës 2015-2019

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kryesia e zgjedhur në Kuvendin e Dytë zgjedhor

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Pjesëmarrësit e Kuvendit të II-të shoqatës

"Sanxhaku, histori e dhimbjes kombëtare"[22]

Tuy. Mal i Zi

[[Skeda

Mitrovicë Kosovë
Istog Kosovë
  • "Sanxhaku, histori e dhimbjes kombëtare", Dajt Tiranë [23]
  • "Sanxhaku, histori e dhimbjes kombëtare", në galerinë "Oda" Shkodër[24]
  • "Sanxhaku, histori e dhimbjes kombëtare", Muzeu Historik Kombëtarë Tiranë [25][26]
  • "Sanxhaku, histori e dhimbjes kombëtare", Lushnje [27]
  • "Sanxhaku, histori e dhimbjes kombëtare" Ulqin,[28]
  • "Sanxhaku, histori e dhimbjes kombëtare", Lezhë [29]
  • "Sanxhaku, histori e dhimbjes kombëtare", Koplik [30]
  • "Sanxhaku, histori e dhimbjes kombëtare", Tuz, [31]
  • "Sanxhaku, histori e dhimbjes kombëtare", Tetovë, [32]
  • "Sanxhaku, histori e dhimbjes kombëtare", Muzeu Kombëtar i kosovës [33]
  • "Sanxhaku, histori e dhimbjes kombëtare", Gjakovë, [34]
  • "Sanxhaku, histori e dhimbjes kombëtare", Vërmosh [35]
  • "Sanxhaku, histori e dhimbjes kombëtare", Pejë, [36]
  • "Sanxhaku, histori e dhimbjes kombëtare",Mitrovicë,
  • "Sanxhaku, histori e dhimbjes kombëtare", Istog, [37]


  1. ^ U themelua shoqata “Kosova për Sanxhakun”
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 21 janar 2016. Marrë më 27 tetor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ SOT - Shoqata "Kosova per Sanxhakun", 26 10 2015
  4. ^ "Kosova per Sanxhakun", themelohet te premten 21.10.2015
  5. ^ SOT - Shoqata "Kosova per Sanxhakun"
  6. ^ Rexhep Shkrijel- Kuvendi themelues të Organizatës " Kosova për Sanxhakun "
  7. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 21 janar 2016. Marrë më 27 tetor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  8. ^ Tribunë raportet Kosovë Bosnjë e Hercegovinë dhe Sanxhaku
  9. ^ https://www.botasot.info/kultura/512001/ne-gjakove-u-mbajt-tryeze-shkencore-kushtuar-aqif-blytes/
  10. ^ http://www.ekonomia-ks.com/sq/politike/ne-gjakove-u-mbajt-tryeze-shkencore-kushtuar-aqif-blytes
  11. ^ Në Gjakovë u mbajt tryezë shkencore kushtuar Aqif Blytës
  12. ^ https://www.radiokosovaelire.com/u-mbajt-konferenca-shkencore-72-vjetori-ekzekutimit-te-aqif-blytes-dhe-ahmet-dacit/
  13. ^ https://www.botasot.info/gjilani-kosova/642844/kujtohet-masakra-e-serbeve-ne-pazarin-e-ri-te-sanxhakut/
  14. ^ / Delegacioni i Këshillit Kombëtar Boshnjak me 50 student nga Sanxhaku vizitojnë Prekazin
  15. ^ http://www.kosovapress.com/sq/lajme/simpozium-per-lahutaret-e-sanxhakut-te-pazarit-te-ri-178521/
  16. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2020. Marrë më 6 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  17. ^ https://www.koha.net/kulture/115906/ne-prishtine-nis-simpoziumi-shkencor-lahutaret-e-sanxhakut-te-pazarit-te-ri/
  18. ^ Simpoziumi shkencor: Lahutarët e Sanxhakut
  19. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 10 janar 2020. Marrë më 10 janar 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  20. ^ https://kosova.live/ish-presidenti-sejdiu-ne-nje-shtet-demokratik-duhet-te-pranohet-identiteti-i-te-gjitheve/
  21. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 10 janar 2020. Marrë më 10 janar 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  22. ^ EXHIBITION SANDZAK, HISTORY OF NATIONAL AGONY, Association "Kosovo for Sandjak" Gjilan, Institut of Allbanology, Prishtina, curator Ismet Azizi, ISBN 078 -9951-24-126-7
  23. ^ https://www.youtube.com/watch?v=7KzMX87fTf0&t=1368s
  24. ^ https://www.youtube.com/watch?v=JyxvbxEkXFA&t=56s
  25. ^ https://www.youtube.com/watch?v=UIN4dvKMT3w&t=83s
  26. ^ https://www.youtube.com/watch?v=DLVlUVzuGGI
  27. ^ https://www.youtube.com/watch?v=TiUYl7-6QX4
  28. ^ https://www.youtube.com/watch?v=2BHMB6DN5m4
  29. ^ https://www.youtube.com/watch?v=TSXIyTDe-Sk
  30. ^ https://www.youtube.com/watch?v=jBSt9zWWBcg
  31. ^ https://www.youtube.com/watch?v=uGGD3wG5K1w
  32. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 10 janar 2023. Marrë më 27 gusht 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  33. ^ https://shqip.com/ekspozita-sanxhaku-histori-e-dhembjes-kombetare-vjen-ne-muzeun-kombetar/
  34. ^ https://www.youtube.com/watch?v=mmGVyXph2xY
  35. ^ https://www.youtube.com/watch?v=r-r4Ke_0XD8
  36. ^ https://www.youtube.com/watch?v=rkCZq7aauKs
  37. ^ https://www.youtube.com/watch?v=-PEaqn9YUlg

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]