Jump to content

Musë Prelvukaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Musë Prelvukaj
Prelvukaj, gjatë Ekspozitës përsonale, Prizren, maj 2007
U lind më25 dhjetor 1950
Martinaj
KombësiaShqiptar Kosova
Gjinitë letrarepiktor-dizajnues grafik

Musë Prelvukaj u lind në Martinaj të Gucisë, komuna e Plavës më 25 dhjetor 1950.

Shkollën fillore e kreu në Martinaj dhe në Guci, ndërsa Shkollën e Mesme të Artit në Pejë me 1971. SHLP- në, degën e artit figurativ, si dhe Akademinë e Arteve Figurative-degën e grafikës, i kreu në Prishtinë. Është punësuar në SHMT “28 nëntori”[1]Prishtinë1973. Ka organizuar aktivitetet e lira dhe profesionale në shkollë. Në vitet ’90, me rastin e festave kombëtare, ka hapur në lokalet e objekteve shtëpi-shkolla, ekspozitën me punime të nxënësve. Për punën e suksesshme shumëvjeçare, ka marr mirënjohje nga kolektivi i shkollës, më 1996 dhe më 2005. Nga viti 2003 deri më 2008 ishte anëtar i grupit të ekspertëve për hartimin e planprogrameve mësimore për shkollat e mesme profesionale. Është recensent i disa librave të artit për shkollat fillore dhe të mesme. Merret me krijimtari artistike dhe është pjesëmarrës i mbi 50 ekspozitave kolektive në vend dhe jashtë tij. Ka hapur tri ekspozita personale dhe është bashkautor i një libri. Është anëtar i SHAFK dhe i SHAF shqiptar në Mal të Zi.

Punimet i janë botuar, por edhe vleësuar nga kritikë dhe përsonalitete të artit, nëpër gazeta dhe revista si: “Rilindja[2], ”Zëri i Rinisë[3], ”Bota e Re”, ”Fjala[4],”Shkendija”, ”Bujku”, ”Sheshi[5],”Kosova Sot”, ”Zëri”, ”Koha Ditore”, ”Bota Sot”, ”Koha Javore”, ”Lajm”, ”Ekskluzive”, ”Kronika e Ulqinit”.

Musë Prelvukaj merret edhe me artin aplikativ. Ka punuar kopertina të librave, ilustrime, tiketa, ambalazhe, etj. Gjithashtu, ka shkruar recenzione për librat nga lëmia e artit figurativ të autorëve të ndryshëm.

Ekspozita kolektive

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekspozita përsonale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Ekspozita në galerinë e Ministrisë së Kulturës – Prishtinë, 2002
  • Ekspozita në Foajeun e Shtëpisë së Kulturës – Prizren, 2007
  • Ekspozita në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare - Prishtinë 2015
  • Çmimi për grafikë në Ekspozitën e sudentëve të Akademisë së Arteve në Prishtinë më 1975
  • Çmimi për vizatim në Sallonin e të Rinjëve në Prishtinë më 1982
  • Çmimi special për vizatm në Sallonin e 28 nëntorit në Prishtinë më 1998
  • Çmimi Grand Prix, në Bienali i 15 Ndërkombëtar i Vizatimit (Galeria e Arteve e Kosovës - SHAFK) në Prishtinë më 2010


SHMT "28 nëntori" Prishtinë, Prishtinë 2006; ISBN 9951-408-12-5

  1. ^ Stafi dhe profesorët - www.maturantat.com
  2. ^ Në realizimet e tjera që kanë të njëjtën temë, Musa Prelvukaj ka inkuadruar edhe elementin tjetër-portretin V.N. “Rilindja” 20 dhjetor 1982
  3. ^ ……Musa Prelvukaj është tejet i freskët dhe i afërt shpresojmë që do të mbetët i tillë edhe në të ardhmën. Qerim Arifi “Zëri i Rinisë” nr.52.me 13.12.1980
  4. ^ ……Një si vizion poetik e imagjinativ e hasim sidomos në punimet N.Jankoviqit e të M.Prelvukajt…. “Fjala” 15 prill 1985
  5. ^ …….Musa Prelvukaj (“Epilogu”, si një realizim i formave organike të përçudnuara dhe në lëvizje) Shkelzen Maliqi “Sheshi” nr.28 dhjetor 1999

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Skeda:Musë Prelvukaj.jpg – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale