Jump to content

Kulla e Sahatit, Elbasan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kulla e Sahatit Elbasan
Kulla e Sahatit Elbasan
LlojiArkitekture
VendndodhjaElbasan, Elbasan, Shqipëri
Koordinatat41°06′47″N 20°04′57″E / 41.113156°N 20.082394°E / 41.113156; 20.082394
NdërtuarShek.XIX
Stili arkitekturorArkitektura osmane
Organi drejtuesDRTK Korçë
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuarnr. 6/ 15.01.1963 Rektorati i Universitetit Shtetëror; nr. 1886/ 10.06.1973 Ministria e Arsimit dhe e Kulturës
Nr. i referencësEL056
Kulla e Sahatit, Elbasan is located in Earth
Kulla e Sahatit, Elbasan (Earth)

Kulla e Sahatit Elbasan është një monument i trashëgimisë kulturore në Elbasan, në qarkun e Elbasanit, Shqipëri.[1] Ky monument është i miratuarmonument kulture i kategorisë I nga Rektorati i Universitetit Shtetëror me numër "6 më 15.01.1963" dhe Ministria e Arsimit dhe e Kulturës me numër "1886 më 10.06.1973".

Fortifikimi përfshin majën më të lartë të një kreshte shkëmbore që kurorëzohet nga një rrafshi ngushtë me drejtim veri-jug. në të dallohen dy periudha, më e vona e të cilave i takon Shekullit IV-VI. Nga muri rrethues i periudhës së parë ruhen gjurmë në anën veriore ku ai mbyll shtegun gjatë kreshtës. Kulla e Gracenit i takon grupit të fortifikimeve të ngritura gjatë rrugës natyrore nëpër vargun e Krrabës (Vila-Shkambi I Shën lliut). Teknika e ndërtimit të këtij fortifikimi ruan ende tipare primitive, ndërsa planimetria mbështetet në tipet e fazës protourbane ilire.[2]

Është ndërtuar në vitin 1899 me kontributin e qytetarëve të Elbasanit. Mendohet të kenë ekzistuar edhe dy kulla sahatesh të tjera, në po të njejtin vend. Kullën e parë të sahatit e kanë ndërtuar në shek. XVII-të, ndërsa kulla e dytë ka pasur pjesën e sipërme të konstruksionit prej druri. Ky version është vizatuar nga Eduart Lear më 26 shtator 1848.

Kulla e sahatit ka një planimetri katrore 4,05 x 4,09 m, me lartësi 19,5 m dhe trashësia e mureve të saj është 1 m. Pjesa e poshtme e kullës është ndërtuar me gurë gëlqerorë deri në lartësinë 3,05 m, më pas vazhdon me tulla por ruan të gurta qoshet. Për të hyrë në kullën e sahatit shërben porta jugore, e cila ka disa simbole të gdhendura në reliev. Ngjitja për te këmbana bëhet nëpërmjet një shkalle prej druri. Këmbana mendohet të jetë e ndonjë kishe.[3] Deri më 1912, këmbana e kullës së sahatit dëgjohej deri 5-6 km larg. Gjatë luftrave ballkanike, ushtria serbe e ndërroi këtë këmbanë me një tjetër.[4] Historia e ndërtimit të kullës është gdhendur mbi harkun e portës jugore si dhe viti i ndërtimit të saj.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRrethi i Elbasanit (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 3 shtator 2018. Marrë më 17 qershor 2017.
  2. ^ "Map - IMK WebGIS". imk.gov.al. IMK. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2019. Marrë më 13 tetor 2016.
  3. ^ Çoku, Dritan (2021). Kullat e sahatit në Shqipëri. Alsar. fq. 133–142. ISBN 9789928319388.
  4. ^ Dedej, Sulë (1999). Abedin Çaushi në gjurmët e traditës elbasanase. Onufri. fq. 67–68. ISBN 99927-30-42-0.