Kulla e Vajzës

Coordinates: 41°01′16.2″N 29°00′15.3″E / 41.021167°N 29.004250°E / 41.021167; 29.004250
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kulla e Vajzës
Kız Kulesi
Informacion i përgjithshëm
TipiKulla e Vëzhgimit
Kulla e Transmetimit
VendndodhjaBosfor, Stamboll, Turqi
Koordinatat48°51′30″N 2°17′40″E / 48.8583°N 2.2945°E / 48.8583; 2.2945
Ndërtimi filloi1725
Përfundimi1725
Hapja1725
Height
Top floor18 m
Technical details
Floor count5
Lifts/elevators1
Projektimi dhe ndërtimi
Structural engineerDamat Ibrahim Pasha
Main contractorDamat Ibrahim Pasha
Uebfaqja
Maiden's Tower
Referimet
[1]Emporis

Kulla e Vajzës (Turqisht: Kız Kulesi) është një kullë në një ishull të vogël në hyrjen jugore të ngushticës së Bosforit 200 m nga bregu i ÜsküdarStamboll, Turqi.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas fitores detare në Kizikos, gjenerali i lashtë athinas Alkibiadi ndoshta ndërtoi një stacion doganor për anijet që vinin nga Deti i Zi në një shkëmb të vogël përpara Chrysopolis (Üsküdar i sotëm).[1] Në vitin 1110 Perandori Bizantin Aleksi I Komneni ndërtoi një kullë druri të mbrojtur nga një mur guri. Nga kulla një zinxhir hekuri shtrihej në një kullë tjetër të ngritur në bregun evropian, në lagjen ManganaKostandinopojë.[1] Ishulli u lidh më pas me bregun aziatik përmes një muri mbrojtës, mbetjet nënujore të të cilit janë akoma të dukshme.[1] Gjatë pushtimit të Kostandinopojës (Stamboll) në vitin 1453 nga osmanët, kulla mbajti një garnizon bizantin të komanduar nga veneciani Gabriele Trevisano.[1] Më pas, struktura u përdor si kulla vrojtimi nga turqit osmanë gjatë sundimit të Sulltan Mehmed Fatihu.[1]

Kulla u shkatërrua gjatë tërmetit të vitit 1509, dhe u dogj më 1721.[1] Që atëherë u përdor si fener deti, dhe muret rrethuese u riparuan në vitin 1731 dhe 1734, derisa në 1763 u ngrit duke përdorur gur.[1] Nga viti 1829 kulla u përdor si një stacion karantinë, dhe u rivendos nga Sulltan Mahmuti II më 1832.[1] Rivendosur përsëri nga autoriteti i portit në vitin 1945, restaurimi më i fundit filloi në vitin 1998 për filmin James Bond, The World Is Not Enough, dhe mbështetjet e çelikut u shtuan rreth kullës së lashtë si një masë paraprake pas tërmetit të 17 gushtit 1999.

Brendësia e kullës është shndërruar në një kafene dhe restorant, me pamje nga kryeqyteti i dikurshëm romak, bizantin dhe osman. Varkat private bëjnë udhëtime në kullë disa herë në ditë.

Në kulturën popullore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Galeria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c d e f g h Müller-Wiener, Wolfgang (1977). Bildlexikon zur Topographie Istanbuls: Byzantion, Konstantinupolis, Istanbul bis zum Beginn d. 17 Jh (në gjermanisht). Tübingen: Wasmuth. ISBN 9783803010223.