Lekë Luli
Lekë Luli (Kastrat, 1908 - 16 korrik 1944) ka qenë frat françeskan, veprimtar i rezistencës shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore si anëtar i Lëvizjes së Legalitetit. Ka qenë kleriku i parë i vrarë nga komunistët.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Kastrat të Malësisë së Madhe, i pagëzuar Mark.[1] Ndoqi dhe përfundoi studimet në Kolegjin Françeskan në Shkodër e Kolegjin e Shna Ndout në Romë. Qe docent në liceun Illyricum dhe për një kohë drejtues i Shoqërisë Antoniane.
Shtatë muaj pas pushtimit italian të Shqipërisë, u arratis si antifashist në Jugosllavi dhe dorëzoi në Legatën Angleze në Beograd një përkujtesë kundër fashizmit. Pas pushtimit të Jugosllavisë nga Gjermania e Italia, internohet në Itali në prill të 1941. Pasi u kthye, u angazhua në krah të forcave monarkiste të Bazit të Canës. U zgjodh sekretar i Legalitetit.
Më 26 korrik 1943 në takimin përgatitor para Mbledhjes së Mukjes, që u mbajt në shtëpinë e Ihsan Toptanit në Tapizë, ishte ndër vëzhguesit së bashku me të zotin e shtëpisë, Xhemal Herrin, Et'hem Haxhiademin, etj.[2]
Mori pjesë me Bazin si përfaqësues i Legalitetit në një takim me Frontin dhjetorin e 1943, ku nuk u arrit ndonjë marrëveshje për vazhdimin e rezistencës së përbashkët.
U vra nga forcat e batalionit komunist "Perlat Rexhepi" në korrik të 1944.[3]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Kurti, Donat (2003). Provinça Françeskane Shqiptare (në latinisht). Shkodër: Botime Françeskane. fq. 112. ISBN 99927-789-1-1.
Alexander (P) Marcus Luli, f. , n. Kastrati, d. Shkodrensis 1908 [...].
- ^ "Takimi përgatitor në Tapizë". institutistudimevelumoskendo.al. Marrë më 22 maj 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Juka, Gëzim H. (2018). Shkodranët e 7 prillit dhe të 29 nëntorit. Tiranë: Reklama. fq. 214–215. ISBN 9789928440358.