Jump to content

Liceu i Korçës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Liceu Kombëtar Shqiptar)
Foto e vitit 1920. Rreth drejtorit teknik te Liceut, Leon Perret, një numër i madh profesorësh te dëgjuar te asaj kohe: Sotir Kozmo, Loni Kristo, Petraq Pepo, Aleko Kondili.
Xavier de Courville
Xhavid Beli
Adem Beli
Diploma e Universitetit te Tuluzes

Liceu Kombëtar i Korçës ose Liceu Francez (Liceu Kombëtar Shqiptar) ishte një shkollë e mesme në qytetin e Korçës, e financuar nga qeveria Shqiptare, por që përhapte kulturën franceze dhe vlerat evropiane. Shkolla funksionoi plotësisht në vitet 1917-1939.[1]

Liceu hapi dyert e tij më 25 tetor 1917 si Liceu francez me vendimin e qeverisë së Republikës Autonome të Korçës. Në 1921 ai u riemërua në Lice Kombëtar. Ishte një shkollë laike, ku të gjitha lëndët ishin në gjuhën frënge me përjashtim të lëndës së gjuhës shqipe [2].

Profesorët franceze te Liceut te Korçe

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me 25 tetor 1917 u hap Liceu Kombëtar i Korçës. Drejtori i Liceut nga viti 1932 deri me 1938 ishte Xavier De Courville (De Kurvil) 1894-1984. Një nder profesorët e njohur ishte Andre Brezho (Andre Bregeault), ish ambasador i Francës ne Rusi, martuar me një spanjolle, e cila vritet gjate një bombardimi te një kishe ne Rusi. Një tjetër profesor i njohur i pianos dhe i frëngjishtes ishte Weincler (Venkler).

  • Xavier de Courville, doktor i Letrave (Paris Sorbonne, 1943), specialist në historinë e teatrit të shekullit të 18-të. - Drejtor i grupit teatror "The Little Scene" (1920-1930), themelues i Teatrit Arlequin (1930), pastaj profesor letrash në Shqipëri (1932-1939), autor i transmetimeve lirike në radio, ai rifilloi me gruaja Jacqueline Casadesus Arlequin Teatri në 1941, u bë Micropéra në vitin 1954. Docteur ès lettres (Paris Sorbonne, 1943), spécialiste d'histoire du théâtre du 18e siècle. - Directeur de la troupe théâtrale "La petite scène" (1920-1930), fondateur du Théâtre Arlequin (1930), puis professeur de lettres en Albanie (1932-1939), auteur d'émissions lyriques à la radio, il reprend avec son épouse Jacqueline Casadesus le Théâtre Arlequin en 1941, devenu Micropéra en 1954.
  • Drejtori i pare ishte Vital Gerson.
  • Një tjetër profesor ishte ish oficeri Recoing qe punonte mbi baza vullnetare.
  • Ne vitin 1920 çifti Joinon; Profesor Roland (kimi) ; L’Eglise (muzike)
  • Ne vitin 1921 drejtor teknik i Liceut ishte Leon Monbouyran – profesionist, energjik, i ndershëm.
  • Shteti shqiptar i jep titullin “Mësues i Popullit”.
  • Ne vitin 1924 shërben si drejtor teknik për një kohe te shkurtër Victor Coutant, ish drejtor i Liceut te Gjirokastrës i cili u mbyll. Për pak kohe drejton edhe mësuesi Oddes.
  • Ne vitin 1925 – 1926 drejtor teknik ishte Jules Bailly Comte – brilant, vdes papritur me 1928.
  • Për punën e tij vetëmohuese i akordohet dekorata me e late “Urdhri i Kalorësit te Skënderbeut” dhe me pas “Mësues i Popullit”.
  • Se bashku me këtë drejtor kaq te afte punuan profesorët G. Limbour, M. Journe, Oddes, A. Marfort.
  • Pas vdekjes se tij drejtojnë Liceun drejtoret Joseph Deslions dhe Leon Pereti një nga drejtuesit me te suksesshëm, se bashku me te shërbenin profesorët Andre Bregeault, Jean Bigou, Pierre Saint-Genez, Francois de Laur, M. Maraval, Celestine Daniele, Cavalier, Paul Boy sidhe mësuesit e fillores Rene Granier dhe Lucien Gavlier.
  • Ne vitin 1933 vdes Leon Perreti, edhe këtij drejtori i akordohet dekorata e larte “Urdhri i Kalorësit te Skënderbeut” dhe me pas “Mësues i Popullit” pas 40 viteve.
  • Ndërkohe vijnë profesorë te rinj si Robert Berjeaud, Jean Mejer e Ravignet.
  • Me vone derisa pushtuesit italiane, pushuan nga puna dhe perzune nga Shqipëria profesorët franceze, Liceu u drejtua nga një tjetër profesionist i shquar si Xavier De Courville, me ekipin e tij i përbëre nga profesori i talentuar i pianos dhe gjuhës frënge Jacques Winckler (Venkler).
  • Per punën e mire dhe te shkëlqyer profesori dhe drejtori De Courville, ashtu si paraardhësit e tij do te dekorohej nga mbreti Zog me dekoratën “Urdhri i Kalorësit te Skënderbeut” dhe me pas “Mësues i Popullit” pas 40 viteve, ndërsa mësuesve te tjerë te sipërpërmendur ju akordua titulli “Mësues i Merituar”.
  • Ne vitin 1936 numëroheshin  mbi 550 liceista nga te cilët kishin marre bakaloreatin vetëm 197 studente.
  • Me 1939, kur Liceu u mbyll nga italianet ishin bakaloruar 256 liceista, prej te cilëve 105 kishin studiuar ne France.
  • Përfaqësuesi i Francës ne Shqipëri do te shprehej për këtë Lice : ”Kjo është një vatër jo vetëm e mendimit te Francës, por edhe te ideve liridashëse, ne krahasim me prirjet ultranacionaliste agresive te pushtuesve italiane.

Shënim : Ne këtë shkrim u shfrytëzuan materiale nga libri i pr. Uran Asllanit “Studentet Shqiptare te Francës” si dhe te dhëna nga pr. Beqir Ajazi ish student i këtij Liceu (sot ne moshën 97 vjeçare).

Profesorë tjetër të Liceut

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Studente te njohur shqiptare te Liceut te Korçës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Xhavid Beli

Xhavid Beli, lindi ne Korçe, me 07.10.1909, ne familjen e Arif Belit, kadiut te Korces. Xhavidi ishte nder studentet e pare te këtij Liceu, madje është nder maturantet e pare. Për rezultate te mira u mbajt edhe për dy vite shkollore si mësues i këtij Liceu për klasat e ulëta. Me bursën e shtetit shqiptar me 1928 dërgohet ne France ne Akademinë Bujqësore te Tuluzes, ne Fakultetin Miks te Mjekësisë.

Adem Beli, vëllai me i vogël lindi ne Korçe me 03.VI.1909 pasi e mbaroi këtë Lice futet ne shkollën Ushtarake te Plotësimit dhe merr gradën nëntoger dhe shërben si oficer i ushtrisë shqiptare. Ne vitin 1935 filloi studimet me burse ushtarake ne Universitetin e Bolonjës dhe me pas studion ne Tuluze (France) për Inxhinieri Agrare. Pas mbarimit te universitetit kthehet ne atdhe dhe punon ne detyra te larta shtetërore. Me 31 dhjetor te vitit 1946, arrestohet për bindjet e tij nacionaliste dhe perëndimore dhe dënohet me pushkatim, me pas me 20 vite. Akuza – përmbysje e Pushtetit Popullor ne bashkëpunim, me grupin e Deputeteve te drejtuar nga Riza Dani.

Hatixhe Alizoti

Hatixhe Alizoti ka studiuar ne këtë Lice. Ajo u largua nga jeta ne një moshe fare te re. Nxënëse shembullore, me aftësi te radha për moshën e saj, zotëronte shkëlqyeshëm frëngjishten, italishten etj.   

Shadije Alizoti Beli

Një nxënëse e shkëlqyer, me rezultate te larta. Zotëronte disa gjuhe te huaja.

Të diplomuarit e njohur

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aspekte nga vizitat e personaliteteve te huaj ne Shqipëri

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Zhysten Godar

Zhysten Godar (Justin Godart) (26 Nëntor 1871 - 12 Dhjetor 1956) Personalitet politik francez me ide përparimtare, deputet dhe ministër në qeverinë e Francës gjatë Luftës I Botërore, mik i Shqipërisë, të drejtat e së cilës i mbrojti në arenën ndërkombëtare. Vizitoi Shqipërinë disa herë e në periudha të ndryshme : së pari më 1921, pasi kishte ngritur zërin në përkrahje të të drejtave kombëtare të Shqiptarëve të marra nëpër këmbë nga Fuqitë e Mëdha fituese të Luftës I Botërore dhe nga shtetet fqinje ballkanike. Prane tij Sybi Beli.

  1. ^ Shefik Osmani:Fjalor i pedagogjisë, 8 Nëntori, Tiranë, 1983, fq. 384 - 386.
  2. ^ Municipality of Korce web page. "Liceu Francez i Korces". Arkivuar nga origjinali më 16 janar 2010. Marrë më 17 mars 2011.