Jump to content

Llaskarca

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Llaskarci)
Llaskarcë
Ласкарци
Fshat
ShtetiMaqedonia e Veriut
RajoniShkup
KomunaSaraj

Llaskarca ёshtё fshat nё komunën e Sarajit, Maqedoni.

Fshati Llaskarcë shtrihet në jug të Dërvendit (Derveni i Poshtëm), rreth 18 km larg Shkupit dhe 10 km larg Sarajit. Kufizohet me fshatrat përreth: në lindje me fshatin Bukoviq, në verilindje me fshatin Kopanicë, në veri me fshatin Bojanë, në perëndim është fshati Rogle, ndërsa në pjesën jugore dhe atë juglindore fshati kufizohet me Raoviçin dhe fshatin Panicar, si dhe malet që ndodhen në këtë anë.

Fshati në fjalë, si i tillë, ndahet në dy pjesë, lagje apo Mëhallë, edhe atë: Mëhalla e Epërme dhe Mëhalla e Poshtme dhe, secila ka xhaminë, me ç’rast, xhamia e epërme është më e vjetra, që nënkupton se gjeneza e fshatit fillon nga këtu. Në pjesën e epërme të fshatit, gjithashtu gjendet edhe shkolla fillore e fshatit, me emrin: “Ibe Palikuqi”.

Ne regjistrimin e popullatës, me 1544, në Llaskarcë kishte 20 shtëpi (familje), të gjitha të krishtera. Në 1900, Llaskarca ka pasur 50 shtëpi me 275 banorë. Më 1925, fshati i takonte komunës së Grupçinit, që në atë kohë ka pasur 56 shtëpi, me 497 banorë. Në vitin 1948, fshati kishte 69 shtëpi me 585 banorë. Në vitin 1953, ka pasur 624 banorë. Ne vitin 1961 kishte 709 banorë, prej tyre 675 shqiptare, 1 maqedone dhe 32 turq, 1 nga të tjerët. Në vitin 1971 ka pasur 762 banorë. Më 1981 kishte 990 banorë. Në vitin 1994 ka pas 1083 banorë. Sipas regjistrimit të fundit të vitit 2002, ky fshat kishte 261 shtëpi, me 1190 banorë. Edhe pse nuk kemi të dhëna zyrtare për numrin e shtëpive dhe banorëve në fshatin Llaskarcë, sot mendohet se fshati ka afer 300 shtëpi.”

Nuk ka dyshim që ky fshat është tepër i lashtë dhe që daton shumë kohë para ardhjes së osmanëve në këto troje. Më së pari atë e hasim të regjistruar në dokumentet apo Defterët turk, ku thuhet se, Llaskarca i përket Shkupit, dhe se është timar i Ibrahimit, çiflig i jeniçerçve Husein dhe Xhafer, si dhe çiflig i Mehmetit, birit të Qerimit. Në disa dokumente tjera turke të periudhës së mëvonshme, thuhet se ky fshat i ka takuar Qarkut të Tetovës.

“Emri i saj vjen nga Llaskarcis – që d.m.th. nxënes i Bizantit. Etnogjeneza e këtij ojkonimi, historikisht ka të bëjë me antroponimin: J o n u z (te muslimanët) dhe J a n e z te (krishterët). Gjithashtu, ka edhe mendim tjetër, ku supozohet se emri Llaskarcë d.m.th. pjesë e shembur e një kodre, bregu apo një mali. Këtë emër e ka marrë pasi që fshati i vjetër ka qenë i vendosur në dy anët e përroit shumë të madh, ku gjurmët e shembjes së tokës shihen edhe sot e kësaj dite.

Sa i përket prejardhjes së banorëve mund të themi se këta vijnë nga fisi Kelmend. Nga një gurrë e gjallë dervenase pohohet se, familja e parë e këtij fshati njihet me emrin Jonuz. Edhe gjuhëtari Bohers përmend këtë emër: “Jonuz” – dy fytyrat e Jonuzit që shohim në drejtime të kundërta. Sipas Furit kuptimi i emrit Jonuz është “njeri i mirë i fshatit”. Sa i përket përbërjes gjeodezike Skoku pohon se në Llaskarcë ekziston Velike Kraste (Krasta e Madhe), që haset në perëndim të saj. Sipas tij, mal me emrin Krasta ka në Maqedoni e Mal të Zi. Skoku, gjithashtu përmend se mbi fshatin Llaskarcë ka xehe të mermerit.

Derveni ka lujtur një rol mjaft strategjik që në kohën e Skënderbeut. Nuk ka pas mundësi tjetër të depërtimit në Pollog, pa kaluar nëpër Grykën e Dervenit, nëpër Raç(sh)e e këndej kah Pollogu. Skënderbeu ndalet te Dullëja e Debërcës ka pi ujë dhe ka pushuar me ushtrinë e tij shqiptare ku kanë marrë pjesë edhe shumë pollogas e dervenas…

Fiset e Llaskarcës janë: Kaçaup, Fiçoj, Burizan (lajmëtar i lirisë)- të ardhur nga Mati. Në Fushkrujë paska një toponim me emrin: Te Çeshm’e Burizanit (Burim zanash), që korrespondon me emrin e fisit Burizan në Llaskarcë. Në këtë çeshëm vijnë njerëz nga vise të ndryshme për të larë trupin apo për të pirë ujë për ilaç, shërim.