Lugina Amik
al-ʾAʿmāq (ٱلْأَعْمَاق) | |
Alternative name | Lugina Amuk Lugina Amuq Lugina Amouq Lugina Amaq |
---|---|
Location | Antakia, Turqi |
Region | ash-Shaam |
Coordinates | 36°20′N 36°20′E / 36.33°N 36.33°E |
Type | Klusteri i Tell |
History | |
Periods | PPNB, Neoliti |
Site notes | |
Condition | E rënuar |
Public access | Po |
Lugina Amik ose Amuk, gjithashtu Amuq ose Amaq (Arabisht: ٱلْأَعْمَاق, romanizuar: al-ʾAʿmāq) ndodhet në Provincën Hataj, afër qytetit të Antakja (Antiok në lumin Orontes) në pjesën jugore të Turqisë. Së bashku me Dabik në Sirinë veriperëndimore, besohet të jetë një nga dy vendet e mundshme të betejës së Armagedon sipas eskatologjisë islame.[1][2][3][4][5]
Rëndësia arkeologjike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shquhet për një sërë vendesh arkeologjike në “rrafshin e Antiokisë”.[6] Vendet kryesore të serisë janë Tell al-Judaidah, Çatalhöyük (të mos ngatërrohet me Çatalhöyük në Anadoll), Tell Tayinat, Tell Kurdu, Alalakh, dhe Tell Dhahab.[7] Tell Judaidah u vëzhgua nga Robert Braidwood dhe u gërmua nga C. MacEwan i Institutit Oriental të Universitetit të Çikagos në vitet 1930.[8][9]
Liqeni i Amikut ishte një liqen i lashtë në zonë, i cili ndodhej në qendër të fushës së Amikut.
Ekzistojnë gjithashtu dëshmi arkeologjike për tigrat e Kaspikut në këtë luginë (Ellerman dhe Morrison-Scott, 1951; Vallino dhe Guazzo Albergoni, 1978).[10]
Eskatologjia islame
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në një hadith, Ebu Hurejre (shok i profetit Muhamed) transmeton se Muhamedi ka thënë:
Ora e Fundit nuk do të vij derisa romakët të zbarkonin në al-A'maq ose në Dabiq. Një ushtri e përbërë nga më të mirët e njerëzve të tokës në atë kohë do të vijë nga Medina (për t'iu kundërvënë atyre)
— Sahih Muslim Libri 41 Hadithi 6924[11]
Dijetarët islamë dhe komentuesit e hadithit sugjerojnë se fjala "Romakë" u referohet të krishterëve.[12] Hadithi më tej lidhet me fitoren e mëvonshme të myslimanëve, e ndjekur nga pushtimi paqësor i Kostandinopojës me thirrje tekbiri dhe tesbih, dhe në fund mposhtja e Dexhalit pas kthimit dhe zbritjes së Isait.[13][14] Hadithe të tjera tregojnë shfaqjen e Imam Mehdiut menjëherë para Ardhjes së Dytë të Jezusit.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "MELHAME-İ KÜBRA (ARMAGEDDON) SAVAŞI" (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 2015-12-12. Marrë më 2015-09-11.
- ^ Amik Ovası ve Armageddon Savaşı
- ^ IŞİD’in nihai hedefi
- ^ "MELHAME-İ KÜBRA / BÜYÜK SAVAŞ". Arkivuar nga origjinali më 15 maj 2018. Marrë më 30 tetor 2022.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Büyük savaş melhamei kübra
- ^ Robert John Braidwood; Richard C. Haines; Linda S. Braidwood (1971). Excavations in the Plain of Antioch (në anglisht). University of Chicago Press. ISBN 9780226621982. Marrë më 24 mars 2011.
- ^ Robert John Braidwood; Richard C. Haines; Linda S. Braidwood (gusht 1971). Excavations in the Plain of Antioch: The structural remains of the later phases, Chatal Hüyük, Tell Al-Judaidah, and Tell Taʻyinat, by R.C. Haines (në anglisht). University of Chicago Press. ISBN 9780226621982. Marrë më 24 mars 2011.
- ^ Joseph Ward Swain (1950). The ancient world (në anglisht). Harper. Marrë më 24 mars 2011.
- ^ Krijna Nelly Ciggaar; David Michael Metcalf (2006). East and West in the Medieval Eastern Mediterrean: Antioch from the Byzantine reconquest until the end of the Crusader principality (në anglisht). Peeters Publishers. fq. 323–. ISBN 9789042917354. Marrë më 24 mars 2011.
- ^ Masseti, M. (2009). "Carnivores of Syria". përmbledhur nga E. Neubert; Z. Amr; S. Taiti; B. Gümüs (red.). Animal Biodiversity in the Middle East. Proceedings of the First Middle Eastern Biodiversity Congress, Aqaba, Jordan, 20–23 October 2008 (në anglisht). ZooKeys 31: 229–252. fq. 229–252. doi:10.3897/zookeys.31.170.
{{cite book}}
: Parametri|journal=
është injoruar (Ndihmë!) - ^ Sahih Muslim per Abu Hurairah
- ^ Farzana Hassan (15 jan 2008). Prophecy and the Fundamentalist Quest: An Integrative Study of Christian and Muslim Apocalyptic Religion (në anglisht) (bot. illustrated). McFarland. fq. 41. ISBN 9780786480791.
- ^ Farzana Hassan (15 janar 2008). Prophecy and the Fundamentalist Quest: An Integrative Study of Christian and Muslim Apocalyptic Religion (në anglisht) (bot. illustrated). McFarland. fq. 41–2. ISBN 9780786480791.
- ^ Muhammad Saed Abdul-Rahman (2009). The Meaning and Explanation of the Glorious Qur'an (Vol 2) (në anglisht) (bot. 2). MSA Publication Limited. fq. 311–12. ISBN 9781861797667.