Mark Gashi
Appearance
Mark Gashi (alias Ilaz Gashi)[1] – lindur më 1913 në fshatin Selishtë afër Zhegres së Gjilanit.
Kronologjia e jetës së Mark Gashit[2]
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1912: U lind më 1913, në fshatin Selishtë, Komuna e Zhegrës, 15 kilometra në juglindje të Komunës së Gjilanit. Është fëmija i parë, që kishin bashkëshortët Antonio dhe Maria - nga lagjja e Malokëve të Selishtës
- 1919-1927: Familja e tij, jetoi afër Zhegrës së Gjilanit, ku i kreu 4(katër) klasë të shkollimit fillor në vendlindje,
- 1922, në Zhegër kreu Klasat e larta të shkollës fillore, dhe në Gjilan. Këtu e kreu maturën e ulët, ai e vajoi shkollën në Shkup.
- 1930, pas mbarimit të maturës, shkoi ushtar ne Mbreterine SKS. Në shërbimin e kuadrove në Petrovorazhdin kryerja e shkollës së aviacionit për pilot, në Mostar. Pastaj e transferojnë në qytetin e Shkupit, në bazën e tretë të aviacionit.
- 1934, ai kalon në Kralevë me shërbim prej një vit.
- 1935, kalon në Zemun për të stërvitur gjuetinë e aviacionit dhe pastaj, rikthehet në Kralevë.
- 1940. Marku është martuar që një shqiptar të ketë aftësi për të qenë pilot i aviacionit... Të ketë qenë piloti i vetëm në armatën e mbretërisë serbo-kroate – slloveve (1918 – 1939), piloti i parë shqiptarë.
- 1936: Regjistrohet në shkollën normale të qytetit të Shkupit, ku e kreu shkollimin për mësuesë me sukses.
- 1936- 1939: Fillon mësimet e parë të shkollës së mesme të aviacionit për aviator në Mostar, ku e kreu shërbimin ushtarak të Mbretria SKS.
- 1939 Marku për një kohë jetoi në Kralevë të Serbisë, ku u martua dhe pati një djalë, me emrin Mirko Gashi.
- 1940, Marku kalon në Shkup, në njësinë e njëjtë të aviacionit, ku e gjet Kapitullimi i Jugosllavisë të Mbretrise *(SKS), në bazën e tretë të aviacionit. Pastaj, shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore detyroi të tërhiqet nga Shkupi, dhe të vendoset në fshatin e lindjes bashkë me familje. ku kjo zonë e Karadakut ishte nën sundimin e Bullgarisë. Kur i ranë në gjurmë pas 20 ditësh, bullgarët e zunë dhe e burgosën. E dërgojnë në burgun e Preshevës. Qëllimi i burgosjes së tij ishte me pretekstin se kishte qenë ushtarak i aviacionit të Jugosllavisë borgjeze. Prej nga, së bashku me disa "të burgosur" e thyen burgun dhe arratisen drejt Gjilanit.
- 1938-1941. Atdhetarit Mark Gashi, para ra Luftës Dytë Botërore jetoi për një kohë në Kralevë, ku u martua, me te cilen grua pati nje djal (Mirkon) më 2 janar 1939 në KralevëSerb.
- 1941, Marku kishte kalar me sherbIim në Shkup, për të vazhduar në njësinë e njëjtë të aviacionit. Kapitullimi i Jugosllavisë së vjetër, Markun e gjeti në Shkup në bazën e tretë të aviacionit. Pas kësaj, shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore e detyroi që të tërhiqet nga Shkupi, dhe të vendoset në fshatin e lindjes bashkë me familje. Edhe këtu nuk gjeti qetësinë, sepse kjo zonë e Karadakut ishte nën sundimin e Bullgarisë. Kur i ranë në gjurmë pas 20 ditësh, bullgarët e zunë dhe e burgosën. E dërgojnë në burgun e Preshevës. Qëllimi i burgosjes së tij ishte me pretekstin se kishte qenë ushtarak i aviacionit të Jugosllavisë borgjeze. Me shumë mundime, së bashku me disa shokë e thyen burgun dhe arratisen drejt Gjilanit. [3]
- 6\7 prilli 1941- E gjeti Lufta e Dytë botërore në "UFO" të Pançevës së Panonisë në stervitje ushtarake si pilotë i Mbretit SKS, dhe pati një paradë me areoplan, ku kishte arritur të futet nënurë me një akrabacion pa pasur kurfarë humbje, por ishte dënuar sepse kishte vepruar pakurfare urdhëre me heqjen e të drejtës për aterim/
- 1941/1942ː Selishta ishte pushtuar nga bullgarët, dhe Gjilani nga italianët. Në këtë mënyrë, vendosja në Gjilan me familje e Markut, ishte më e arsyeshme. Por edhe në këtë zonë, ai nuk gjeti qetësi dhe siguri afatgjate. Italianët shpejt e hetuan se ka qenë një oficer i ushtrisë jugosllave në kapitullim dhe e arrestuan. E dërguar në qytetin Bergamo (Itali). Pas tre muaj qëndrimi atje, e internuan në llogoret e Tiranës. Mirëpo, pas pak ditësh e liruan dhe Marku kthehet përsëri në Gjilan[[Mark Gashi|Mark Gashi|[1].
- 1943, Në Strezovc të Kamenicës, inkuadrohet si sekretar komune. Aty punoi 4 muaj, dhe pastaj punoi edhe në fshatin Ropotovë. Ishte i martuar me gruan e dytë nga Prizreni, me te cilin i pati dy vajza, Marien, e cila kru shkollimin fillor dhe shkollimin e mësuesisë për amëviserie në Gjakovë̪ ne vitet E '60-ta, kur u punesua si mesuese me 1961, ne Caravajkë të Karadakut, dhe me vone ne Preshevë.
- 1944 Intensivisht është i pranishëm në Lëvizjen Kombëtare të Kosovës, për liri dhe bashkim kombëtar në teritorin e Tokave të liruara Shqiptare, nënpushtimin italiano-gjerman. Ishte i pranishëm në luftërat që organizohen në rajonin e Gjilanit dhe në Kosovë për Kosovën lindore, por edhe për drejtat e shqiptarëve në trojet etnike gjithandej.
- 1946 - 1951. Ishte burgosur per herë të parë si ushtarak në mbrojtjen dhe lirimin e tokave të liruar shqiptare dhe të paliruara, pjesëmrrje dhe furnizim me armë të kryengritësve shqiptare në luftën përgjatë hekurudhes së Frengut(Lufta e Preshevës 15 shtator 1944.
- Fillimisht ishte dënuar me vdekje pushkatim, dhe me vonë i rikthehet pafajësia dhe vuan burgun me kohëzgjatje deri me 1951.
- 1952-53. Filloi punën si mësuesë në Preshevë me Klase te periera dhe ne mungese edhe me ato lendore, Fizike, etj.
- 1955-56. E hapi për herë të parë ciklin e lartë (V-VIII) në Komunën e Caravajkës në Malësinë e Karadakut, ku ishte për një kohë edhe Drejtor i kesaj shkolle. Pastaj kthehet ne qytetin e Preshevës, si referent për arsim, ku kontriboi ne zhvillimin dhe arsimimin, duke qenë kryetar për ndarje të bursave studimi e shkollimi. Marku përkundër gjendjes së jashtëzakonshme dhe trysnisë së pushtetit ushtarako-policor nuk i ndahet arsimimit të popullit shqiptarë dhe shkollimit gjatë pushtimit italian, ku ishin hapur shkollat shqipe.
- 1958. maj ishte burgosja e dytë e tij, tashme si NDSH_ist ( Zëvend.kryetar)
- 1961-1962. Marku kthehet nga burgu kishte vuajtur dënimin për kater vite punoi perkohesisht në qytetin Ruda, por përshkak të perndjekjeve politike, ai kthehet për të punuar ne qytetin Ruda te Bosnje Hercegovines për të vahduar punen dhe mbijetuar si mësues.
- 1968- pes renies së Rankoviqit rikthehet fshatrat e Kumanovës,(Hotel dhe Sllopqan), pastaj punësohet ne Shf. 'Bajram Shabani" të Kumanovës për të punuar si mësues deri me pensionimin e tij ne vitet e '80-ta. pas pensionimit ai kikthehet në Prishtinë dhe vdesë në kushte të rënda mjerimi në një "kasionerk" në Prishtinë, te djali i tij, Mirko Gashi.
EDUKIMI DHE VEPRIMTARIA
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në vendlindje dhe Gjilan kryesisht në Gjuhën serbe dhe gjatë pushtimit italiano-gjerman edhe në gjuhën shqipe, si edhe dy vjet të normalës në Shkup, ku mori kualifikimin për mësues. Ka kryer edhe një shkollë për mësuesë.
- Marku ka punuar si mësues në fshatrat e Malësisë së Karadakut, si fshatin Caravajkë të Preshevës.
- Punoi si mësues i parë në fshatrat e Malësisë së Karadakut të Preshevë, pas luftës dytë, ishte Inspektor Komunal i Arsimit në Preshevë, pastaj për shkak të veprimtarisë patriotike u detyrua të shpërngulet në Kumanovë, ku punoi si normalist në Shkollën fillore "Bajram Shabani", deri sa u pensionua deri në vitet e ’90-ta, kur edhe ndrroi jete në banesën djalit të tij, Mirkos në Prishtinë.
- Ishte i martuar sa ishte banor ne Kralev(Serbi dhe kishte djalin e tij, poetin Mirko Gashin te lindur më 2 janar 1939 në Kralevë, Serbi.
Veprimtaria atdhetare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjate dhe pas LDB ishte ne radhet e para te rezistences se armatosur për mbrojtjen e tokave te liruara shqiptare te Shqipërise Etnike.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Ramadani, N. Shtegtim në histori – I / N. R. libri 21 cm. [Libri] I. – (Gjilani qendër e lëvizjeve dhe e rezistencës kombëtare në juglindje të Kosovës 1941-1951) :(studim monografik). – 273 f. (bot. Gjilan Rrjedha). fq. 287–288. ISBN 978-9951-453-23-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ R., N. Shtegtim në histori – I / N.R. libra; 21 cm. [Libri] I. – (Gjilani qendër e lëvizjeve dhe e rezistencës kombëtare në juglindje të Kosovës 1941-1951) :(studim monografik). – 273 f. Gjilan: Gjilan Rrjedha, 2016. fq. 287–288. ISBN 978-9951-453-23-3.
{{cite book}}
:|access-date=
ka nevojë për|url=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Gashi. "Mark".
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Mark Gashi. |
Mark Gashi tek IMDb