Murat Isaku
Appearance
Murat Isaku (Gajre, 15 prill 1928 - Tetovë, 24 gusht 2005) ka qenë arsimtar, poet, romancier, tregimtar si dhe ka lënë një monografi për poetin Lasgush Poradeci.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Gajre të Tetovës më 1928, shkollimin e ndoqi në Tetovë, Elbasan, Prishtinë, Prizren, maturën e mbaroi në Normalen e Gjakovës, studimet e larta për gjuhën dhe letërsinë i mbaroi në Beograd më 1953. Punoi si profesor i gjuhës shqipe në gimnazin e Tetovës dhe mëtej u emërua zv. drejtor i kësajë shkolle. Duhet theksuar se u caktua redaktor i TV Shkupit për emisionet e gjuhës shqipe nga edhe u pensionua.
Ndërroi jetë në moshën 77 vjeçare në Tetovë në vitin 2005.
Tituj të veprave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Zani i malit (1960)
- Buzëqeshjet e mesditës (1963)
- Drithmat (1975)
- Blana (1982)
- Unaza e djerrinës (1971)
- Gërsheti (1978)
- Sheshtina (1982)
- Dielli e din rrugën e vet (1965)
- Flaka e vonar (1973)
- Plagët (1975)
- Etje (1982)
- Damkat (1986)
- Shtjella (1989) [2]
- Gjaku i sharraxhive19??(në vazhdime në Flaka e vëllazërimit)
- Ngushëllimi i Bukur
- Fatprerët
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Përkujtim / 15 vjet më parë ndërroi jetë shkrimtari Murat Isaku". tradita.org. 24 gusht 2020.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Gjovalin shkurtaj dhe Enver Hysa : Gjuha Shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë atdheut
Ky artikull nga Letërsia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |