Nicolas Sarkozy
Nicolas Sarkozy | |
---|---|
Presidenti i Francës | |
Në detyrë 16 maj 2007 – 15 maj 2012 | |
Paraprirë nga | Jacques Chirac |
Pasuar nga | François Hollande |
Ministër i Punëve të Brendshme | |
Në detyrë 2 qershor 2005 – 26 mars 2007 | |
Paraprirë nga | Dominique de Villepin |
Pasuar nga | François Baroin |
Kryetar i Neuilly-sur-Seine | |
Në detyrë 14 prill 1983 – 7 maj 2002 | |
Paraprirë nga | Achille Peretti |
Pasuar nga | Louis-Charles Bary |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 28 janar 1955 Paris, Francë |
Bashkëshortja/et | Marie-Dominique Culioli (1982–1996) Cécilia Attias (1996–2007) Carla Bruni (m.2008) |
Fëmijët | Pierre (me Culioli) Jean (me Culioli) Louis (with Cécilia Attias) Giulia (me Bruni) |
Arsimimi | Universiteti Pais-Nanterre |
Nënshkrimi | |
Nicolas Sarkozy (Nicolas Paul Stéphane Sarközy de Nagy-Bocsa (dëgjo (help·info)) [nikɔla saʁkɔ'zi], sqt. Nikolla Sarkozi; i lindur më 28 janar 1955) është politikan francez dhe ishte kryetar i Republikës së Francës prej 16 maj 2007 deri më 15 maj 2012.
Para presidencës së tij, ai ishte kryetar i partisë Bashkimit për Lëvizje të Popullit (UMP). Gjatë mandatit të dytë së Jacques Chirac si presidentë, Nicolas ishte Ministër i Punëve të Brendshme përveç mes marsit 2004 dhe majit 2005 kur ishte ministër i financave. Nicolas ishte poashtu kryetar i Neuilly-sur-Seine, një nga komunat më të pasura të Francës, prej vitit 1983 deri më 2002.
Më 6 maj 2012 i humbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 kundër socialistit François Hollande me vetëm 3,2 për qind diferencë të votave.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nicolas Sarkozy është djali i dytë i hungarezit Pál Sárközyt dhe e nënës franceze Andrée Mallah. Gjyshi nga e ëma ka qenë Aaron Benico Mallah, hebrej, me profesion mjek dhe me prejardhje nga Selaniku i Greqisë. Gruaja e tij ishte francezja Adèle Bouvier e cila ishte katolike, dhe se nën ndikimin e saj edhe vet Aaroni pranoi fenë katolike. Jetuan në Lion të Francës dhe kan pasur dy vajza Suzanën dhe Andrenë, e cila pra është e ëma e kryetarit të Francës.
Sarkozi shkollën fillore Chaptal de Neuilly e kreu në Paris. Në vitin 1967 kishte përsëritur klasën e gjashtë, pas së cilës ishte regjistruar në shkollën private Saint-Louis de Monceau, ku kishte marrë mësimet e mesme. Një vit më vonë anëtarësohet në partinë “Unioni Demokrat për Republikë”.
Studimet për avokaturë i kreu në Universitetin e Parisit në Nantes. Nuk arriti ta krye shkollimin për politikë të jashtme për arsye të mosnjohjes së mjaftueshme të gjuhës angleze.
Sarkozi për herë të parë u martua më 23 shtator të vitit 1982 me Marie-Dominique Culioli. Nga kjo martese ai i ka dy djemtë Pierre dhe Jean. Në vitin 1996 formalisht u shkurorëzuan.
Në vitin 1996 Nicolas Sarkozy u kurorëzua me Cécilia Ciganer-Albéniz e cila në të vërtetë ishte gruaja e nji miku të tij. Në tetor të vitit 2007 u shkurorëzuan.
Sarkozy më 2 shkurt të vitit 2008 u martua në Paris me këngëtaren italo-franceze Carla Bruni. Kjo ishte hera e parë që një kryetar i Francës gjatë mandatit presidencial u martua.
Pas humbjes kundër François Hollande në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 do t'a mbyllë mandatin e tij më 15 maj 2012.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Results of the French Presidential Election".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) – French Ministry of the Interior. Hollande gathered 18,000,668 votes, while Sarkozy obtained 16,860,685 votes.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Faqja zyrtare në Facebook
- Faqja zyrtare në Twitter
- Faqja zyrtare në Instagram
- Faqja zyrtare në Youtube
- Shënimi në database-in e Parlamentit Evropian (anglisht dhe gjuhë të tjerë të BE-së)