Jump to content

Përdoruesja diskutim:JonaRizvanolli

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesen JonaRizvanolli. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Përshëndetje JonaRizvanolli, mirëserdhe në Wikipedian në shqip !

Kjo është faqja juaj e diskutimit, në të cilën do të merrni mesazhe nga përdoruesit e tjerë. Në qoftë se ke pyetje mund të adresohesh pa ngurrim tek Oda e fillestarëve, ku një përdorues me eksperiencë do të ketë mirësinë të të përgjigjet sa më shpejt.

Përpara se të redaktoni një faqe në Wikipedia ne do t’iu rekomandonim të lexonit se si redaktohet dhe formatohet një faqe. Gjithashtu është e këshillueshme që të përdorni livadhin tonë për të eksperimentuar përpara se të redaktoni një artikull në Wikipedia. Në qoftë se dëshironi të krijoni një artikull të ri ndiqni Kujdestarin e artikujve, i cili do t’iu ofrojë ndihmë hap pas hapi. Kujdes, ju nuk duhet të kopjoni tekst nga faqet e tjera në internet dhe ta vendosni në Wikipedia! Gjithashtu gjatë katër ditëve të para të krijimit të llogarisë nuk do të mund të zhvendosni faqe nën një titull të ri alternativ.

Për t’iu përgjigjur një mesazhi nga një përdorues tjetër, duhet të shkoni në faqen e tij të diskutimit dhe të shtypni komandën “Shto një temë (të re diskutimi)”. Mos harro që diskutimet e tua duhet ti nënshkruash me (~~~~) ose thjesht shtyp butonin në fund të mesazhit tënd.

faqen tuaj të përdorueses ju mund të shkruani shkurtimisht rreth vetes tuaj në mënyrë që wikipedianët e tjerë të të njohim më lehtë. E këshillueshme do të qe përdorimi si stampës {{Babel}}. Në qoftë se dëshiron ti mund të vendosësh edhe vendbanimin tënd aktual në hartën e wikipedianëve.

Mos harroni të ndryshoni preferencat tuaja.

Wikipedianët të urojnë punë të mbarë! Liridon (diskutimet) 20 prill 2017 10:13 (CEST)[përgjigjuni]

Në ndihmën tënde janë faqet:


Not Albanian? sq-0? Click here!


Mirësevini në Aventurën e Wikipedias!

[Redakto nëpërmjet kodit]
Tung AeW! Jemi shumë të lumtur që dëshiruat të luani për të mësuar, si një mënyrë miqësore dhe argëtuese për t'u bërë pjesë e komunitetit dhe misionit tonë. Mendoj se këto lidhje mund të jenë të dobishme për ju gjersa po filloni.

-- 17:48, E mërkurë, prill 27, 2016 (UTC)

Përshëndetje JonaRizvanolli, Në artikujt biografik që përkthen nga anglisht shumica përdorin stampën e njëjtë Infobox person, por parametrat anglisht nuk i nxjerrin të dhënat e stampës. Në përkthimet e ardhshme është mirë (jo e domosdoshme) të zëvendësosh parametrat me stampën në versionin shqip Stampa:Infobox person. Punë të mbarë.--Liridon (diskutimet) 2 gusht 2017 14:23 (CEST)[përgjigjuni]

Përshëndetje JonaRizvanolli, kam vënë re se në artikujt të cilët i krijon, nuk përdor wikilinqe (ang. wikilinks). Wikilinqet shërbejnë që lexuesit të mund të kalojnë menjëherë te artikujt të cilët përmenden në artikullin që ke shkruar ti. P.sh., në artikullin Ira Trivedi, fjalia e parë është kështu:

"Ira Trivedi është një autore e lindur në Indi, gazetare dhe mësuese e yogës."

Me wikilinqe, ajo do të dukej kështu:

"Ira Trivedi është një autore e lindur në Indi, gazetare dhe mësuese e yogës."

Wikilinqet zakonisht përdoren për termet që potencialisht janë më pak të njohura për lexuesin. P.sh. në fjalinë e mësipërme, termet "autore" dhe "gazetare" nuk i futa në wikilinqe, pasi që supozojmë se shumica e lexuesve janë të njoftuar me kuptimin e tyre.

Wikilinqet funksionojnë duke futur dy kllapa të mesme para dhe pas termit ([[,]]). Nëse emri i artikullit nuk përshtatet me lakimin e tij gjatë përdorimit në ndonjë artikull, atëherë duhet që së pari të shkruhet emri i artikullit, e pastaj lakimi i tij, të ndarë me simbolin "|" (p.sh. në rastin e mësipërm të jogës, është bërë [[Joga|yogës]]).

Nëse ke diçka të paqartë, mos hezito të më bësh pyetje. --Λeternus 3 nëntor 2017 10:10 (CET)[përgjigjuni]


Përshëndetje Λeternus,

Ju falenderoj shumë për sa më sipër më keni sqaruar e sidomos për shembujt konkret. Në fakt unë prej pak muajsh kam filluar të kontribuoj në wikipedia, po më pëlqen shumë dhe sigurisht kam akoma shumë për të mësuar e përmirësuar.

Të faleminderit edhe një herë.

Me respekt, Jona :)

Përshendetje Jona, gjithashtu harrova të shtoj se wikilinqet për një term mjaftojnë të përdoren vetëm një herë në artikull. D.m.th. nëse diku në artikull ke përdorur wikilink për termin "joga", atëherë në vendet tjera ku përdoret ky term nuk duhet të përdoret wikilinku. Përndryshe, të përgëzoj për punën kualitative që je duke bërë. --Λeternus 3 nëntor 2017 14:20 (CET)[përgjigjuni]

Jona, shihe pak kete faqe, dhe te lutem jep mendimin tend. Pershendetje! --1l2l3k (diskutimet) 6 nëntor 2017 23:45 (CET)[përgjigjuni]

∞womenwikidays

[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje JonaRizvanolli, të lutem mos shto artikujt të cilët tashmë i ke shtuar në ditët e mëparshme në sfidën ∞womenwikidays, pasi qëllimi është të krijohet një artikull i ri çdo ditë. Gjithë të mira.--Liridon (diskutimet) 26 dhjetor 2017 19:51 (CET)[përgjigjuni]


Përshëndetje Liridon! Faleminderit qe ma vure ne dukje, nuk e kam bërë qëllimisht. Puna është që unë kam përkthyer një listë me artikuj dhe tani postoj çdo ditë nga një, në sfidën ∞womenwikidays mesa duket dje pa dashje skam mbajtur rendin dhe kam postuar të njëjtën. Punë të mbarë! --JonaRizvanolli (diskutimet) 27 dhjetor 2017 11:18 (CET)[përgjigjuni]

Mjete->Lidhjet këtu
Ok, nuk ka gjë. Për të ditur nëse e ke përdorur një artikull më parë në projekt, prej te artikulli në sidebarin e majtë, tek mjetet është "Lidhjet këtu" (SHIH FOTON) që liston se ku është lidhur ky artikull (p.sh. Gertrude B. Elion) dhe sheh nëse është përdorur në ndonjë datë të mëparshme.--Liridon (diskutimet) 27 dhjetor 2017 13:00 (CET)[përgjigjuni]

Message to the CEE Spring 2018 local organizers

[Redakto nëpërmjet kodit]

Hello, JonaRizvanolli! You are receiving this message as a Wikimedia CEE Spring 2018 coordinator for your community.

This is a friendly reminder that CEE Spring starts on March 21, the first day of spring. To make a smooth start, please ensure that you have taken care of thе following:

  1. Created information page of the contest in your Wikipedia.
  2. Created a list of topics about your community on Meta-wiki.
  3. Created CEE Spring 2018 talk page template and connected to d:Q48126269.
  4. Published summary (in English) of contest rules on Meta-wiki page.
  5. Promoted information about the contest (site notice, social media, personal messages).

Creating a talk page template is strongly encouraged as it would allow international organizers to track of contest progress of various topics. We will also try to provide automatically updated statistics from the very beginning based on this template.

CEE you at the start of contest!


Delivered by: MediaWiki message delivery (diskutimet) 19 mars 2018 10:53 (CET) [përgjigjuni]

Faqet me ndryshime në pritje

[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje!

Ky është një mesazh gjysmë i automatizuar i dërguar te të gjithë personat që kanë veglat e kontrolluesit (duke përjashtuar administratorët). Kontrollimi është një privilegj i cili u jepet vullnetarëve, redaktimet e të cilëve kanë qenë të sakta dhe i kanë shërbyer komunitetit. Përveç privilegjit që t'u pranohen menjëherë redaktimet që bëjnë, kushdo që ka veglat e kontrolluesit ka gjithashtu përgjegjësinë për të kontrolluar redaktimet e të tjerëve. Kjo gjë mund të realizohet lehtësisht duke parë ndryshimet më të fundit me anë të një shtypjeje te butoni majtas që lexon Ndryshimet më të fundit. Një mënyrë tjetër për ta realizuar këtë gjë, është me anë të faqes këtu e cila gjendet te Faqet speciale. Faqja e mësipërme liston të gjitha faqet me ndryshime në pritje sipas kohës që ato janë kryer. Aktualisht, Wikipedia ka 148 kontrollues e megjithatë së shpejti do të kapim numrin e 500 faqeve me ndryshime në pritje nëse nuk fillohet kontrollimi masiv i tyre. Faqet me më shumë kohë në pritje kanë rreth 1 muaj aty. Nëse për 1 muaj bëhen rreth 500 faqe me ndryshime në pritje atëherë kuptohet që procesi i mirëmbajtes është një proces i cili duhet të jetë i vazhdueshëm pasi mund të dalë jashtë kontrollit me shpejtësi.


Ju lutem, ndihmoni të kontrollojmë ndryshimet në pritje dhe ç'është më e rëndësishmja, ndihmoni të ndërgjegjësojmë vullnetarët kontrollues në komunitetin tonë për privilegjet e përgjegjësitë që ata kanë. Konsideroni gjithashtu mundësinë e vendosjes së stampës {{Kontrollues topicon}} në faqen tuaj të përdoruesit për të treguar gjendjen tuaj si kontrollues si dhe për të bërë më të lehtë gjetjen dhe kontaktimin tuaj nga komuniteti në rast nevoje. Për çdo pyetje në lidhje me procesin e kontrollimit apo të vendosjes së stampës mos ngurroni të më shkruani në faqen time të diskutimeve. - Berishasinan (diskutimet) 24 maj 2019 15:53 (CEST)[përgjigjuni]