Përkthimi i veprës së Ismail Kadaresë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Përkthimi i veprës së Ismail Kadaresë është bërë në disa gjuhë. Vepra e parë që iu përkthye ka qenë Gjenerali i ushtrisë së vdekurgjuhën bullgare, nga Marina Marinova,[1] botuar më 1966.[2] Më pas u përkthye në serbo-kroatisht nga Esad Mekuli dhe u botua më 1968.[3] Përkthimi në gjuhën frënge nga Jusuf Vrioni përveçse i mundësoi famën në mesin e lexuesit frëng, i mundësoi përkthimin ndër gjuhë tjera, ndër të parët përkthime qe ai në turqishte nga shkrimtari, përkthyesi dhe regjizori Atilla Tokatlı së bashku me Necdet Sander botuar më 1970 nga Sander editionsStamboll.[4]

Përkthimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Frëngjisht[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në fillim të vitit 1970 shtëpia botuese franceze Albin Michel botoi në frëngjisht romanin Gjenerali i ushtrisë së vdekur përkthyer nga Jusuf Vrioni.[5] Pavarësisht suksesit të veprës së përkthyer, emri i përkthyesit do të fillonte të figuronte nëpër botimet në Francë vetëm në vitet 1980.[6] Pasi Vrioni ndërroi jetë, përkthimi i veprës në gjuhën frënge iu besua Thoma Papavramit, një violinist koncertesh që banonte në Gjenevë.[7]

Italisht[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kudret Kokoshi, pasi vuajti 20 vjet burg, përktheu për 17 vjet Kadarenë, Agollin, Arapin, Xoxen, etj.[8] Përkthime të cilat nuk patën autorësi për një kohë, më pas janë bërë të njohura, por pa u bërë ndonjë klasifikim definitiv, në një regjistër të drejtash, si provë e pronësisë intelektuale.[9]

Anglisht[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arshi Pipa përktheu Kronikë në gurShtetet e Bashkuara duke interpretuar një element ambig në parathënie,[10] gjë për të cilën hyri në konflikt me botuesin dhe/apo me shkrimtarin dhe kërkoi mos t'i hiqej emri nga përkthimi.[11]

Kinezshe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në gjuhën kineze është përkthyer Gjenerali i ushtrisë së vdekur nga Zheng Enbo prej gjuhës shqipe. Ndërsa Prilli i thyer dhe Pallati i ëndrrave nga Gao Xing, Darka e gabuar nga Yu Zhongxian, Kronikë në gur nga Li Yumin, dhe Kush e solli Doruntinën? janë përkthyer nga gjuha frënge.[12]

Rumanisht[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rreth 20 nga veprat e shkrimtarit, përpos atyre eseistike, janë përkthyer në gjuhën rumune nga ish-studenti i tij Marius Dobresku. Përkthimin e kish nisur që më 1983 nga gjuha shqipe, të cilën e ka nxënë në Universitetin e Tiranës, të cilin e kreu më 1975.[13]

Gjermanisht[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 2014 u botua përkthimi në gjuhën gjermane i veprës "Piramida", përkthyer nga Joachim Röhm.[14]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Shuhet Marinova, përkthyesja e Kadaresë dhe e Migjenit". Panorama. 16 shkurt 2012. Marrë më 29 tetor 2019.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ Morgan 2011, fq. 89.
  3. ^ "Ismail Kadare, gjysëm shekulli i Gjeneralit të ushtrisë së vdekur". Shqiptarja.com. 1 dhjetor 2013. Marrë më 29 tetor 2019.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  4. ^ Anamur, Hasan (2013). Başlangıçtan Bugüne Fransızcadan Türkçeye Yapılmış Çeviriler ile Fransız Düşünürler, Yazarlar, Sanatçılar Üzerine Türkçe Yayınları İçeren Bir Kaynakça Denemesi (në turqisht). Gündoğan Yayınları. fq. 563. ISBN 9789755202358.
  5. ^ Morgan, Peter (2011). Kadare: Shkrimtari dhe diktatura 1957-1990 (bot. 1). Tiranë: Shtëpia Botuese "55". fq. 142. ISBN 978-9928-106-12-4.
  6. ^ Elsie, Robert. "1998 - Jusuf Vrioni: Back to Tirana, 1943-1947". albanianhistory.net (në anglisht).{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  7. ^ Bellos, David (2005). "The Englishing of Ismail Kadare: Notes of a retranslator". The Complete Review (në anglisht). IV.
  8. ^ Ndoja, Leka (2013). Tjetërsimi i veprës intelektuale gjatë komunizmit në Shqipëri. Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. fq. 118–119. ISBN 978-9928-168-12-2.
  9. ^ Ndoja 2013, p. 142.
  10. ^ Kadare, Ismail (15 janar 1998). "'In the Palace of Nightmares': An Exchange". nybooks.com (në anglisht).{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  11. ^ Kadare, Ismail (2007). Chronicle in Stone (në anglisht). Edinburgh: Canongate Books LTD. fq. xi–xiii. ISBN 978-1-84195-908-5.
  12. ^ "Ismail Kadare në sytë e përkthyesve kinezë". gazetadita.al. Dita. 19 maj 2014. Arkivuar nga origjinali më 20 nëntor 2017. Marrë më 6 maj 2018.
  13. ^ Dobresku, Marius (13 shtator 2012). "Si nisa të përkthej veprat e pedagogut tim Kadare". panorama.com.al. Intervistuar nga Alma Mile. Panorama.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  14. ^ ""Piramida" e Ismail Kadaresë flet gjermanisht". panorama.com.al. Panorama. 10 korrik 2014.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)