Perandoria Osmane në shek. XVII-XVIII
Anglia e udhëhequr nga qëllimet e saj në luftën kundër shteteve të tjera evropiane, filloi të mbështesë shtetin osman dhe të ndikojë në politikën e tij të jashtme. Në sajë të ndihmës së Samiri osht papak i vertete, osmanët në vitin 1645 morën nga venecianët ishullin e Kretës, qendrën e rëndësishme tregtare në Mesdhe.
Perandoria Osmane në shek.XVII
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në mesin e shek XVII, gjendja ndërkombëtare e Perandorisë Osmane u keqësua. Në mbarim të luftës 30-vjeçare (1689) në Evropë ndodhën një varg ndryshimesh të mëdha. Franca kërkonte të mbizotëronte në Evropën Qendrore dhe Perëndimore. Austria, humbjet në Perëndim donte t’i kompensonte në Lindje, duke i marrë shtetit osman tokat hungareze. Rusia kërkonte Ukrainën, për të cilën ishte interesuar edhe Polonia.
Në vitet 70 të shek. XVII shteti osman zhvilloi një luftë të gjatë me Poloninë. Kjo e fundit u ndihmua nga Rusia. Sulltani u detyrua t’i lëshojë Polonisë afro 2/3 e territorit të Ukrainës, kurse Rusisë Kievin e bregun e majtë të Ukrainës.
Lufta Osmano-Austriake
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Luftën më të gjatë shteti osman e zhvilloi me Austrinë. Lufta filloi në vitin 1683. Pretekst ishte përkrahja që i bëri Austria grupit kundërosman. Ushtria osmane arrinte mbi 170.000 veta kurse ushtria austro-polake deri 63000 veta. Në ushtrinë osmane ishin marrë me forcë persona që nuk kishin kapur armë me dorë: si shërbëtorë, zejtarë, tregtarë etj. Ushtria osmane me në krye sulltan Mehmetin IV dhe vezirin e madh, Kara Mustafa pashën, hynë në territoret hungareze që ndodheshin nën Austrinë. Sulltani synonte të merrte Vjenën.
Rrethimi i Vjenës zgjati dy muaj. Atë e mbronin 13000 veta si zejtarë, studentë, banorë të tjerë e fshatarë të krahinave përreth. Ndonëse nuk ishin të armatosur mirë ata i qëndruan ushtrisë osmane. Gjatë sulmeve për pushtimin e Vjenës sulltani humbi pothuajse 1/4 e ushtrisë. Më 12 shator ushtria osmane u sulmua edhe nga një ushtri prej 25000 vetësh e përbërë nga polakë, ukrainas dhe kazakë e komanduar nga mbreti polak Jan Sobeski.
Të vënë midis dy zjarreve, osmanët pësuan disfatë, lanë 20000 të vrarë dhe 3000 topa. Veziri i Madh mezi shpëtoi kokën dhe u tërhoq në Beograd. Atje u ekzekutua me urdhrin e sulltanit. Mbreti polak ndoqi ushtrinë gjatë tërheqjes dhe e theu atë edhe një herë në Brigjet e Danubit. Kjo disfatë e ushtrisë osmane ngjjalli shpresa për dëbimin e osmanëve nga Evropa. Por realizimi i kësaj kërkonte bashkimin e forcave të disa sheteteve.
Lidhja e Shenjtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Aleanca e shenjtë
Për këtë arsye në vitin 1684 u krijua një koalicion kundërosman me emrin “Lidhja e Shenjtë”. Në koalicion merrnin pjesë Austria, Polonia, Venediku, Malta dhe pas dy vjetësh hyri edhe Rusia.
Gjendja e shtetit osman ishte keqësuar edhe më shumë. Në letër ushtria osmane llogaritej rreth 300 000 veta, kurse në të vërtetë nuk i kalonte të 160 000 vetat. Përsa i përket armatimit dhe stërvitjes së ushtarakëve kishte të meta të mëdha. Më e keqe ishte gjendja e spahinjve. Forcat e Lidhjes së Shenjtë filluan luftën në vitin 1686.
Ushtritë austriake morën Budën që kishte 160 vjet që ndodhej në duart e osmanëve, thyen në Mohaç ushtrinë osmane, në vendin ku më 1526 u vendos fati i Hungarisë dhe pushtuan Beogradin; në Vidin pranë Danubit, u thye flota osmane. Në përparimin e shpejtë të ushtrisë austriake ndikoi edhe qëndrimi i ushtrisë osmane. Jeniçerët dhe një pjesë e ushtarëve të kategorive të tjera u rebeluan, braktisën frontin dhe u kthyen në Stamboll. Ushtria veneciane u hodh në sulm në More dhe në Dalmaci. Brenda një kohe të shkurtër në duart e venecianëve ra gjithë Moreja.
Në suksesin e forcave të Lidhjes së Shenjtë ndikoi dhe lufta çlirimtare e popujve të Ballkanit për të flakur zgjedhën osmane. U ngritën serbë, bullgarë, grekë dhe shqiptarë. Ata iu përgjigjën thirrjes së perandorit austriak për të luftuar kundër osmanëve. Kryengritje të fuqishme shpërthyen në rajone të Tërnovës e të Sofjes në Bullgari. Bojari rumun doli hapur kundër pushtetit qendror.
Lufta në Shqipëri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në këto rrethana të favorshme, ushtria austriake përparoi në Bullgari dhe në tokat e shqiptarëve. Në Prishtinë forcat austriake u pritën nga 5000 kryengritës shqiptarë, kurse në Prizren nga 6000 kryengritës të tjerë shqiptarë. Në betejën e Kaçanikut 2 janar 1690 ushtria austriake së bashku me kryengritësit shqiptarë pësunan disfatë. Pas kësaj ushtritë osmane, brenda një kohe të shkurtër, arritën të pushtonin qytetet e Rrafshit të Dukagjinit dhe të Kosovës.
Shqiptarët luftuan përkrah austriakëve në Novobërdë e në disa qytete të tjera. Këto beteja përfunduan me fitoren e ushtrisë osmane. Pas këtyre disfatave, me austriakët u tërhoqën nga Kosova mjaft kryengritës. Faktin e largimit të mjaft kryengritësve nga Kosova e shfrytëzoi më vonë monarkia serbe e cila krijoi legjendën e së ashtuquajturës “shpërngulja e serbëve” nga Kosova dhe popullimin e saj prej shqiptarëve. Historiografia shqiptare me argumente shkencore ka hedhur poshtë këtë tezë anti-shqiptare.
Coptimi i Perandorisë Osmane
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sukseset e ushtrive austriake e shqetësuan Francën, prandaj ajo u hodh në luftë kundër Austrisë. Austria, duke mos qenë në gjendje të luftonte në dy fronte, u tërhoq nga lufta me shtetin osman. Kështu brenda një kohe të shkurtër forcat osmane u shkaktuan humbje forcave austriake dhe i dëbuan nga Bullgaria, Serbia, Kosova e Transilvania. Ndërkohë edhe anëtarja e katërt e Lidhjes, Rusia zhvilloi luftë me Perandorinë Osmane. Në vitet 1686-1687 dy ekspeditat e saj kundër Krimesë përfunduan në disfatë. Pas shumë përpjekjeve një dhjetëvjeçar më vonë ajo mori Azovin.
Në këto kushte gjendja e Perandorisë Osmane u keqësua shumë. Prandaj sulltani kërkoi paqe. E interesuar për luftë ishte edhe Austria. Anglia e Holanda, si armike të Francës, ndonëse mështetnin Austrinë, ishin për përfundimin e luftës. Për këto arsye në vitin 1698 në Karlovac të Sllovenisë u thirr konferenca për hartimin e kushteve të paqes midis shtetit osman dhe “Lidhjes së Shenjtë”. Më 26 janar të vitit 1699 u arrit një paqe për 25 vjet me Austrinë, Poloninë e Venedikun. Austria mori pothuajse gjithë territorin e Hungarisë që deri para luftës i përkiste shtetit osman, Transilvaninë dhe Slloveninë. Polonia mori bregun e djathtë të Ukrainës, kurse Venediku vuri nën sundim Morenë. Gjashtë kështjella në Dalmaci dhe një radhë ishujsh të arkipelagut.
Nuk vonoi shumë edhe Rusia bëri paqe me shtetin osman në verën e vitit 1700. Sipas kushteve të paqes Rusia mori Azovin me territorin përreth, fitoi të drejtën të lundrojë në Detin e Zi dhe të mbajë ambasador në kryeqytetin osman, si gjithë shtetet e tjera. Fetarët rusë kishin të drejtë të vizitonin vendet e shenjta në Palestinë.
Përfundimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Këto ishin shkëputjet e para nga perandoria Osmane. Ato i sollën dëme të mëdha morale dhe materiale. Ato treguan se Perandoria Osmane nuk ishte në gjendje t’u bënte ballë koalicioneve evropiane. Kështu prestigji i perandorisë në arenën ndërkombëtare ra. Jo më të vogla ishin dëmet materiale. Me shkëputjen e krahinave të lartpërmendura shteti humbi një fond toke me të cilën kishte kënaqur mijëra spahinj dhe e kishte burim të ardhurash. Ata u detyruan të largohen nga ato territore, pasi lanë timaret, ziametet dhe hasset. Shetei humbi një kontingjent ushtarak prej 32000 vetash.
Si rezultat i rënies së Perandorisë Osmane, në Lindjen e Afërme u forcua edhe më shume pozita e shteteve më të mëdha të Evropës perëndimore. Në këtë periudhë ishte rritur ndikimi i Anglisë dhe i Holandës.