Rahim Ademi
Rahim Ademi | |
---|---|
Lindur më | 30 Janar 1954 Karaça, Komuna e Vushtrrisë, RSF Jugosllavia, (sot Kosova) |
Në aleancë me | |
Shërbimi/ | |
Grada | Gjeneral Brigade |
Betejat/luftrat | Lufta Kroate për Pavarësi |
Çmimet | Urdhëri i Dukës Domagoj |
Rahim Ademi (i lindur më 30 Janar 1954) është një gjeneral shqiptar në pension i Ushtrisë Kroate nga Kosova.
Ai u lind dhe u rrit në Karaçë, Vushtrri, Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë (tani Kosovë). Ademi diplomoi në akademinë e ushtrisë jugosllave në Beograd më 1976. Ai u caktua në një stacion në Rogoznicë afër Shibenikut në Kroaci, ku u martua dhe pati dy fëmijë.
Në vitin 1986, Gjykata Ushtarake në Sarajevë e dënoi atë për akte kundërrevolucionare dhe irredentizëm shqiptar, por pasi kreu një vit e gjysmë burg, Gjykata e Lartë Ushtarake ra dakord me ankesën e tij dhe e shpalli të pafajshëm. Ai do t'i kalonte vitet e ardhshme duke shërbyer si oficer në Sinj deri në vitin 1990 kur po fillonte lufta në Kroaci dhe ai dezertoi Ushtrinë Popullore Jugosllave për të ndihmuar në krijimin e formacioneve të ushtrisë kroate.
Ai zyrtarisht iu bashkua Ministrisë së Brendshme në vitin 1991 dhe më vonë u bë pjesë e Forcave të Ushtrisë Kroate gjatë Luftës për Pavarësi Kroate. Ndërmjet viteve 1992 dhe 1993, si brigadier, ai komandoi njësitë ushtarake kroate në zonën e Sinjit, me përgjegjësi të veçantë për Digën e Peruçës.[1] Në vitin 1993 ai u caktua në postin e nënkomandantit të qarkut ushtarak të Gospiqit, por u lirua nga detyra më vonë atë vit, pas operacionit të diskutueshëm "Medak Pocket". Më vonë ai shërbeu si nënkomandant i qarkut ushtarak të Splitit dhe u gradua gjeneral brigade për arritjet e tij në Operacionin Stuhia në vitin 1995. Ai qëndroi atje deri në vitin 1999 kur u caktua në postin e Ndihmës Kryeinspektorit të Forcave të Armatosura në Zagreb.
Në vitin 2001, Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY) e paditi Ademin për krime kundër njerëzimit që dyshohet se janë kryer kundër serbëve kroatë në Medak Pocket. Ai fillimisht ishte në paraburgim të Gjykatës, por më vonë u lejua të përgatiste mbrojtjen e tij i lirë. Në nëntor 2005, në përputhje me strategjinë e saj të përfundimit, ICTY ia referoi çështjen Ademi-Norac gjyqësorit kroat. Gjyqi filloi më 18 qershor 2007 përpara një trupi të posaçëm të Gjykatës së Qarkut të Zagrebit me gjyqtarin kryesues Marin Mrčela.
Ademi pretendon se qeveria kroate, nën presionin ndërkombëtar, e liroi atë nga detyra në Gospiq në vitin 1993 për ta bërë atë një kok turku, në vend që të implikonte komandantët Janko Bobetko, Mirko Norac and Mladen Markač. Ai pretendoi se Tribunali e kërkonte atë për t'u marrë në pyetje qysh në vitin 1998, por qeveria nuk e lejoi atë t'u përgjigjej pyetjeve të tyre. Më 30 maj 2008, ai u lirua nga Gjykata e Qarkut të Zagrebit nga përgjegjësia për mizoritë e kryera kundër të burgosurve serbë nga trupat kroate gjatë operacionit Medak Pocket.
Në mars 2010, Gjykata e Lartë e Kroacisë la në fuqi lirimin e Ademit.[2]
Gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale 2014–15, Ademi punoi si bashkëkoordinator për Ivo Josipoviqin.[3][4]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Personal recollection as UN Military Observer Jul 1992 - Feb 1993. (Commando1664)
- ^ "Croatia urged to speed up war crimes prosecutions" (në anglisht). Amnesty International. 9 dhjetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 2011-03-17. Marrë më 9 dhjetor 2010.
- ^ "Slobodna Dalmacija - Rahim Ademi: Opet sam uz Josipovića jer je čist kao suza" (në kroatisht). 7 nëntor 2014.
- ^ "Rahim Ademi: Glasat ću za Josipovića jer je on domoljub koji cijeni branitelje" (në kroatisht). Arkivuar nga origjinali më 16 mars 2017. Marrë më 16 maj 2022.