Jump to content

Republika Autonome e Korçës

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Republika Autonome e Korçes)
Republika Autonome Shqiptare e Korçës
1916–1920
Flag of Republika e Korçës
Flamuri
Coat of arms e Republika e Korçës
Stema
Shqipëria pas copëtimit në vitin 1916.[1]
Shqipëria pas copëtimit në vitin 1916.[1]
GjendjaProtektorat francez
KryeqytetiKorçë
Gjuhët e zakonshmeshqipja, frëngjishtja
Qeveria
Lloji i qeverisjesQeveri lokale me 14 anëtarë
Prefekt i Policisë[2] 
Epoka historikeLufta e Parë Botërore
• Nënshkrimi i Protokollit
10 dhjetor 1916
• Largimi i ushtrisë franceze
15 qershor 1920
Ekonomia
MonedhaFrangu korçar
Të dhëna të tjera

Republika Autonome Shqiptare e Korçës ishte një shtet autonom i themeluar në vitin 1916 nga forca lokale franceze, pas rënies së qytetit të Korçës nën kontrollin e tyre, gjatë Luftës së Parë Botërore dhe zgjati deri në vitin 1920.

Për shkak të zhvillimeve në frontin maqedonas të Luftës së Parë Botërore, qyteti i Korçës ra nën kontrollin francez (1916–20). Gjatë kësaj kohe 14 përfaqësues të Korçës dhe koloneli francez Descoins nënshkruan protokollin e shpalljes së Republikës Autonome Shqiptare të Korçës nën protektoratin ushtarak të Ushtrisë franceze dhe me Themistokli Gërmenji si prefekt i policisë.[3]

Autoritetet e reja paraqitën shqipen dhe frëngjishten si gjuhë zyrtare dhe zëvendësuan shkollat greke me shkolla shqipe, që ishin të ndaluara gjatë administrimit grek të qytetit.[4][5] Ishte dhe një shkollë frënge në Korçë, e një nga studentët e kësaj shkolle ishte Enver Hoxha,[6] i cili ishte shegert (1927—1930) dhe më pas mësimdhënës (1937—1939) në këtë shkollë.[7] Pas Luftës së Dytë Botërore, ai do të bëhet diktator i Shqipërisë komuniste deri në vdekjen e tij, në vitin 1985.[6]

Zhvillimet e rajonit gjate vitit 1916

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me 1916 ushtrite aleate ishin vendosur ne te gjithë Shqipërinë. Deshtimet e aleateve me te vegjel i kishin detyruar fuqite e mëdha te zinin pozicionet e tyre në vend. Ne vjeshten e vitit 1916, Italianet kerkuan te okuponin Korcen. Kjo kërkesë u kundershtua nga Venizellos, ish kryeministër i Greqise, i cili ne atë kohe ishte i shkeputur nga Athina dhe kishte formuar një fare qeverie proaleate ne Selanik. Gjithashtu u kundershtua edhe nga serbet, qe nuk e shihnin me sy te mirë shtrirjen e Italise aq tepër dhe qe preferonin okupimin e Korces nga trupat venizelliste. Pas shumë bisedimesh u vendos qe trupi special italian i Maqedonisë te mbetej ku ishte dhe Korça me rrethet te okupohej nga trupat franceze, te cilat konsideroheshin si te painteresuara ne çështjet territoriale ne Shqipëri. Dhe ashtu u be: Italianet zgjaten vijen e luftimit te Vjoses deri ne Selenice te Kolonjes, dhe trekendeshin grek Kakavije- Kalibaq- Perat. Francezet mbasi okupuan Manastirin zbriten deri ne Kostur dhe iu afruan kufirit shqiptar. Ushtria bullgare okupoi Pogradecin dhe Goren deri ne Maliq dhe Zvezde. Ne Pogradec ishte edhe Themistokli Germenji, i cili pat ardhur bashke me shoket e tij qe ishin ne bashkëpunim me autoritetet bullgare dhe me oficeret austriake te sherbimit informativ te instaluar ne Pogradec.

Lufta kunder okupatorit Grek

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Themistokliu filloi aktivitetin e tij për shpetimin e Korces dhe hyri ne kontakt me shoket e tij nacionaliste qe ndodheshin ne Korce. Me ta mbante korrespondence te rregullt, u jepte udhezime sipas rastit, dhe 2-3 here kishte guxuar te hynte naten fshehurazi ne qytet për te bërë mbledhje me shoket e tij. Themistokliu nuk ishte i kënaqur nga veprimtaria e bullgareve dhe i akuzonte këta se kishin aspirata jo vetëm për Korcen, por edhe deri ne Elbasan. Ne tetor te 1916-es një ditë befazi, zbret nga Gryka e Mborjes një fuqi ushtarake franceze prej 400 kaloresish, te cilët hynë ne Korce si pa gjë te keqe dhe menjehere u dhanë ultimatum autoriteteve greke qe te largoheshin nga Korça e te terhiqeshin ne Janine. Brenda dy ditëve greket u larguan nga Korça me një deshperim të madh, duke manifestuar rrugës ne favor te Mbretit Konstandin. Pas ikjes se grekeve, Korça për 3-4 ditë mbeti pa ndonjë flamur qeveritar. Kavaleria franceze, qe komandohej nga kolonel Dekueni, mbante vetëm qetësinë, ndërsa pas tri ditëve erdhi nga Kosturi një fuqi ushtarake greke, e perbere pjesërisht nga civile anadollake dhe pjesërisht prej ushtaresh me veshje te rregullt. Kjo ishte ushtria venizeliste e porsaformuar. Venizelua, mbasi u nda nga qeveria e Konstandinit, kishte ardhur ne Selanik dhe atje kishte formuar një qeveri me vehte, aleate me anglo-francezet dhe kishte filluar te organizoje një ushtri, qe ne te vërtetë ende nuk peshonte rëndë. Fuqitë franceze nuk largoheshin nga qyteti dhe fuqite venizeliste u përhapen ne rrethin e Korçës e vajtën deri ne Voskopoje. Ne këtë kohe cetat shqiptare, te organizuara nga austriaket dhe qe komandoheshin nga Sali Butka, sulmuan Voskopojen dhe pasi i shpartalluan fuqitë venizeliste i vune zjarrin katundit. Djegia e Voskopojes shkaktoi një panik të madh ne Korçe dhe u kuptua se fuqitë venizeliste nuk ishin ne gjendje te perballoniin situaten e krijuar dhe te ndihmonin francezet ne përballimin e çetave shqiptare tej kufijve te Korces. Cetat e Sali Butkes zbriten deri ne Teqen e Melcanit dhe ne jug deri ne Boboshtice. Kishte ardhur koha qe nga kjo gjendje te përfitonte Themistokliu dhe te hynte ne marrëveshje me francezet.

Shpallja e republikes Autonome & Mardheniet shqiptaro-franceze

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bisedimet për këto marrëveshje thuhet se kanë filluar me ndermjetesine e Raul Vinet, një francez instaluar prej kohësh ne Manastir, qe ishte martuar me një korcare. Themistokliu ishte i mendimit qe Korça te shpëtonte nga zgjedha greke dhe ne të ardhmën Konferenca e Paqes të mos ta gjente atë te okupuar prej tyre. Francezet nuk e priten keq atë. Me 8 dhjetor 1916, Themistokliu me një fuqi te armatosur prej 2-300 vetash, hyri natën ne Korce. Një ditë me pare francezet debuan nga Korça gjithë mbeturinat venizeliste dhe se bashku me këta, internuan ne Selanik disa nga eksponentet e propagandës greke, si Efrem Gjinin, dr.Llambi Dardhen, Kostaq Nacen, dr.Harisiadhin e tjerë. Me 9 dhjetor u biseduan dhe hollesite për organizimin e administratës shqiptare qe do të themelohej ne Korce. U vendos qe te shpallej një Republike Shqiptare e Korçës, një këshill qeveritar me 12 persona, një gjykatore, drejtori e financave, organe policore dhe te xhandarmerisë, drejtoria e arsimit, zyra botërore e tjerë. Ngjarjet e kryengritjes epirote te 1914-es dhe propaganda shekullore greke kishin sjelle një përçarje pak a shumë te madhe midis popullit. Themistokliu ne këtë situate veproi jo vetëm si një patriot i shquar, por u tregua edhe si një politikan i mirë për te zhdukur gjurmat e se kaluares. Dhe për te siguruar një bashkëpunim midis elementeve me pikëpamje e rryma të ndryshme vendosi qe ne keshillin qeveritar të merrnin pjesë edhe persona qe ishin si krere te propagandës greke. Me taktiken e tij mundi te zgjedhe ne keshillin qeveritar disa nga këta, te cilët i thirri ne shtepine e tij duke i vënë përpara një fakti te kryer. Kur populli ishin mbledhur përpara prefektures me 10.12.1916, Këshilli qeveritar me ne krye Themistokline erdhi në Prefekture. Aty një toge ushtaresh franceze i priti me nderime te posaçme dhe me pas kolonel Dekueni (Decoin) dhe Themistokliu dolen ne ballkonin e prefekturës duke mbajtur qe te dy nga një fjalim te shkurtër. Midis brohoritjeve te popullit u ngrit flamuri kombëtar dhe u shpall Republika Shqiptare e Korçës. Këshilli qeveritar kishte funksione te fuqisë ekzekutive dhe te asaj legjislative dhe ishte organi suprem i Republikës. Kryesine e Këshillit e mbanin me radhe për një muaj rresht çdo anëtar i saj dhe ky, për atë kohe, zinte vendin e Kryetarit te Republikës. Themistokliu u emërua prefekt i policisë, ndërkohë qe një francez përfaqësonte komandën franceze dhe kryente detyrat e një prefekti civil. Gjuha zyrtare ishte gjuha shqipe.

Koloneli Dekuen u tregua një shqiptarofil i nxehte dhe nuk kurseu asgjë për te ndihmuar mbarëvajtjen e Republikës. Hinterlandi i kësaj republike ishte shumë i ngushtë. Sali Butka qëndronte ne Melcan e ne Boboshtice. Francezet bene c'është e mundur për ta bindur atë të vinte ne Korce e te bashkëpunonte me ta. Derguan ne Melcan një delegacion shqiptar bashke me një major francez, te cilët e keshilluan te dorezohej por Saliu nuk e pranoi, megjitheqe ngritja e flamurit ne Korce Saline e kishte kënaqur. Ai e gjente ne interes te Republikës qëndrimin e tij jashtë valles dhe e quante si një sigurim me te mirë për pozitën e Themistokliut, i cili për çdo eventualitet kishte një vend ku te mbështetej. Por gjatë vitit 1917 edhe Qeveria venizeliste ishte forcuar. Ushtria e saj ishte shtuar dhe kishte filluar te peshonte rëndë, prandaj Venizelua kishte filluar te loste intrigat e tij kundra Republikës, te cilën e kishte hale ne sy dhe e shihte si një pengesë serioze për realizimin e aspiratave te tij mbi Korçën. Ai e dinte se tërë këto suksese te Republikës se Korces i detyroheshin personit te Themistokliut. Sureteja franceze (sigurimi) administrohej nga vellezeria Galvani. Këta filluan intrigat kundër Themistokliut duke shfrytezuar merine dhe pakenaaqesine qe kishin kundër tij disa persona me influence ne Korçe. Ky grup i te pakenaqurve kryesohej nga bejleret e Dishnices. Këta organizuan disa mbledhje te fshehta, ku edhe u përgatit një peticion kundër Themistokliut i cili akuzohesh si njeri qe mbante marrëveshje te fshehta me kundërshtarin. Komploti u përgatit si duhet. Mbasi u muar si duket edhe pëlqimi i gjeneral Sarailit, ne tetor 1917, një mbrëmje, një kamion solli disa oficere te sigurmit nga Follorina ne Korçe te cilët u drejtuan për ne shtepine e Themistokliut dhe e ftuan këtë për ne Selanik, ku gjoja e thirrte gjeneral Saraili. Themistokliu kishte kohe te fshihej te arratisej e të mos u dorëzohej atyre qe kishin ardhur ta arrestonin, por duke e ditur vehten e tij te pafajshëm e duke pasur besim ne drejtësinë franceze, u dorëzua menjëherë dhe u nis bashke me ta për ne Selanik. Atje, brenda tri katër ditëve u nxuar para gjyqit ushtarak. Aty u akuzua për aktivitetin qe kishte zhvilluar ne favor te shërbimit informativ austro-bullgar kur ndodhej ne Pogradec, para marrëveshjes mee francezet. Themistokliu nuk e mohoi këtë aktivitet. Ai insistoi duke thënë se pas marrëveshjes kish vepruar besnikërisht dhe si një aleat i vërtetë me francezet dhe kerkoi qe të mos merrej parasyssh veprimtaria e tij para marrëveshjes. Gjykata ushtarake nuk i mori parasysh justifikimet dhe e deklaroi fajtor për aktivitetin e tij te mëparshëm duke e dënuar me vdekje. Mbasi dënimi u aprovua nga gjeneral Saraili, i cili ushtronte te drejtën e Presidentit te Republikës Franceze, Themistokliu u pushkatua ne Selanik padrejtësisht dhe tradhetisht. Populli i Korçës dhe veçanërisht shokët e Themistokliut ishin te shqetësuar për fatin e tij. Ne mëngjes kur pritnin ndonjë lajm mbi fatin e tij, panë qe shëtitnin nëpër rrugët e qytetit patrulla te shumta franceze, te cilat kishin vënë nëpër dritaret mitraloza. Ne orën 9 te asaj ditë, u thirren nga ana e gjeneralit francez pjestaret e Këshillit Qeveritar. Gjeneral Sali ishte një person i ashpër e gjysmeanormal, mbasi kishte humbur ne lufte pesë djem. Pra, me brutalitetin e tij qe e karakterizonte i njoftoi këshillit qeveritar pushkatimin e Themistokliut dhe i kërcënoi këta, se në rast te ndonjë manifestimi, kishin për t'u marrë masa te rrepta. Gjithashtu i porositi qe te këshillonin popullin te mbante gjakftohtesine dhe te qëndronte i urte. Sigurisht nuk ngjau asgjë. Me vrasjen e Themistokliut kish ndryshuar edhe qëndrimi politik i Francës.

Vrasja e Themistokli Germenjit dhe fundi i republikës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qe atë ditë u shpall mosekzistenca e Republikës se Korces. Emri i Republikës u ndërrua ne emrin kazave-qeveritare e Korces. Keshilli qeveritar u suprimua dhe mori emrin e Këshillit te Paresise (Conseil del notables). Ky keshill u formua nga persona te tjerë me konservatore. Kompetencat e këshillit u kufizuan krejt. Nuk kishte një te drejtë legjislative, nuk kishte te drejtë për emerimin e nepunesave e te përpilonte buxhetin apo te kontrollonte financat. Gjithë të drejtat e kompetencat e këshillit qeveritar i kaluan delegatit te Francës, gjithë vulat zyrtare, timbrat e Republikës u nderruan, zyrat qeveritare vazhduan te funksiononin nën mbikqyrjen dhe urdhërin e delegatit francez. Francezet vetëm ne punët e gjykates shqiptare nuk nderhyne asnjëherë dhe vendimett e saj i respektonin. Kjo gjykate me personelin e saj te ndershëm i solli mjaft shërbime vendit. Pas pushkatimit te Themistokliut, organet e sigurimit francez i vazhduan persekutimet e tyre. Ato arrestuan një pjesë te bashkepunetoreve te Themistokliut si Qamil Panaritin drejtor i Policise, Mehmet Pupen, komisar i policise, si edhe Mehmet, Sejfullah e Maliq bëj Pojanin, te cilët u dënuan me vdekje. Mbasi dënimi i tyre u zbrit ne 20 vjet te burgosurit u derguan ne Guaiane. Një koloni franceze ne Ameriken e Jugut. Bashke me këta u derguan edhe 30 vete te tjerë. Me denimin e tyre, Republika e Korces mori fund.

  1. ^ Stein, Jonathan P. (2000). The Politics of National Minority Participation in Post-Communist Europe: State-Building, Democracy, and Ethnic Mobilization. M.E. Sharpe. fq. 171. ISBN 9780765605283. Marrë më 26 qershor 2012. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Jaume Ollé (15 korrik 1996). "Republic of Korçë (1917–1918)". Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2011. Marrë më 12 janar 2011. Themistokli Gërmenji was the head of executive power with the title of Prefect of Police. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Schmidt-Neke, Michael (1987). Enstehung und Ausbau der Königsdiktatur in Albanien, 1912–1939. Oldenbourg Wissenschaftsverlag. fq. 43. ISBN 978-3-486-54321-6. Marrë më 8 nëntor 2010. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Pearson, Owen (2 shkurt 2006). Albania in the Twentieth Century, A History: Volume I: Albania and King Zog, 1908–39. I.B.Tauris. fq. 103. ISBN 978-1-84511-013-0. Marrë më 16 janar 2011. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Vickers, Miranda (2006) [1995]. "The Reign of Prince Wied". The Albanians: a modern history. London: I.B. Tauris. fq. 90. ISBN 1-86064-541-0. Marrë më 11 janar 2011. Albanian became the official language and Albanian schools replaced Greek ones {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b Jaume Ollé (15 korrik 1996). "Republic of Korçë (1917–1918)". Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2011. Marrë më 12 janar 2011. Its most famous student, and later French teacher, was Enver Hoxha {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Liceu Francez i Korçës". Korçë: Bashkia Korçë. 2010. Arkivuar nga origjinali më 14 janar 2011. Marrë më 21 dhjetor 2016. Nxënës (1927–1930) dhe mësues (1937–1939) i këtij liceu ka qenë edhe Enver Hoxha. / Apprentice (1927–1930) and teacher (1937–1939) of the Lyceum was the Enver Hoxha.