Jump to content

Republika Sllovake (1939–1945)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Republika Sllovake
Slovenská republika (Sllovakisht)
1939–1945
Parimi: Verní sebe, svorne napred!
(Shqip: "Besnik ndaj vetvetes, Së bashku përpara!")
Himni: Hej, Slováci
(Shqip: "Hej, Sllovakë")
Republika Sllovake në 1942
Republika Sllovake në 1942
GjendjaShtet klient i Gjermanisë
Kryeqyteti
dhe qyteti më i madh
Bratisllava
48°09′N 17°07′E / 48.150°N 17.117°E / 48.150; 17.117
Gjuhët e zakonshmesllovakisht, gjermanisht
Grupet etnike
Besimi
Katolicizmi Romak (feja shtetërore)[2]
NofkaSllovakë
Qeveria
Lloji i qeverisjesShteti korporativ njëpartiak klerikal fashist nën një diktaturë totalitare
Presidenti 
• 1939–1945
Jozef Tiso
Kryeministri 
• 1939
Jozef Tiso
• 1939–1944
Vojtech Tuka
• 1944–1945
Štefan Tiso
Epoka historikeLufta e Dytë Botërore
14 mars 1939
23–31 mars 1939
21 korrik 1939
1–16 shtator 1939
28 korrik 1940
24 nëntor 1940
22 June 1941
29 gusht 1944
4 prill 1945
Sipërfaqja
• Gjithsej
38,055[3] km2 (14,693 sq mi)
Popullsia
• Përllogaritje
2,655,053[4]
Ekonomia
MonedhaKoruna sllovake (Ks)
Të dhëna të tjera
Ana e drejtimit të makinësdjathtas
Paraprirë nga
Pasuar nga
Republika e Dytë Çekosllovake
Republika e Tretë Çekosllovake
Sot pjesë eSllovakia
Polonia

Republika (e Parë) Sllovake (sllovakisht: (Prvá) Slovenská republika) i njohur ndryshe si Shteti Sllovak (Slovenský štát), ishte një shtet klient i njohur pjesërisht i Gjermanisë Naziste, i cili ekzistonte midis 14 marsit 1939 dhe 4 prillit 1945 në Evropën Qendrore. Pjesa sllovake e Çekosllovakisë shpalli pavarësinë me mbështetjen gjermane një ditë para pushtimit gjermanBohemisë dhe Moravisë. Ajo kontrollonte pjesën më të madhe të territorit të Sllovakisë së sotme, pa pjesët e saj aktuale jugore, të cilat iu dorëzuan nga Çekosllovakia Hungarisë në vitin 1938. Sllovakia kishte qenë një shtet zyrtarisht i pavarur për herë të parë në histori. Bratisllava u shpall kryeqytet.

Një shtet njëpartiak i qeverisur nga Partia Popullore Sllovake e Hlinkës së ekstremit të djathtë, Republika Sllovake është e njohur kryesisht për bashkëpunimin e saj me Gjermaninë Naziste, e cila përfshinte dërgimin e trupave për pushtimin e Polonisë në shtator 1939 dhe Bashkimit Sovjetik më 1941. Në vitin 1940, vendi u bashkua me Boshtin kur udhëheqësit e tij nënshkruan Paktin Trepalësh.

Në vitin 1942, vendi deportoi 58,000 jehudë (dy të tretat e popullsisë hebreje sllovake) në Poloninë e pushtuar nga gjermanët, duke i paguar Gjermanisë 500 Reichsmarks secili. Pas një rritje të aktivitetit të partizanëve sllovakë anti-nazistë, Gjermania pushtoi Sllovakinë, duke shkaktuar një kryengritje të rëndësishme. Republika Sllovake u shfuqizua pas pushtimit sovjetik në 1945 dhe territori i saj u riintegrua në Republikën e Tretë Çekosllovake së rikrijuar.

Republika aktuale sllovake nuk e konsideron veten një shtet pasardhës të Republikës Sllovake të kohës së luftës, përkundrazi një pasardhëse të Republikës Federale Çekosllovake. Megjithatë, disa nacionalistë festojnë 14 marsin si ditë të pavarësisë.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Slovensko v rokoch 1938 – 1945". Museum of the Slovak National Uprising (në sllovakisht). 1 maj 2024.
  2. ^ Doe, Norman (4 gusht 2011). Law and Religion in Europe: A Comparative Introduction (në anglisht). OUP Oxford. ISBN 978-0-19-960401-2 – nëpërmjet Google Books.
  3. ^ "Slovensko v rokoch 1938 – 1945". Museum of the Slovak National Uprising (në sllovakisht). 1 maj 2024.
  4. ^ "Slovensko v rokoch 1938 – 1945". Museum of the Slovak National Uprising (në sllovakisht). 1 maj 2024.