Rumi Darvaza
26°51′38″N 80°54′57″E / 26.860556°N 80.915833°E
| Rumi Darwaza | |
|---|---|
| Emrat amëtar Stampa:Lang- Stampa:Lang- | |
| Porta Turke | |
Rumi Darwaza, portiku për në qytetin e nawabëve | |
| Lloji | Portik |
| Vendndodhja | Lucknow, Uttar Pradesh, Indi |
| Lartësia | 18 m |
| Themelues | Asaf-Ud-Dowlah |
| Ndërtuar | 1784 |
| Stili arkitekturor | Arkitektura Mogule |
Rumi Darwaza (në gjuhën hindi: रूमी दरवाज़ा, në urdu: رومی دروازه, ndonjëherë e njohur edhe si Porta Turke), në Lucknow të shtetit indian të Uttar Pradeshit, është një portik mbresëlënës që u ndërtua nën patronazhin e Nawab Asaf-Ud-dowlahut në vitin 1784.[1] Ajo është një shembull i Arkitekturës Awadhi[1] që qëndron 18 metra e lartë.[2] Ajo është pranë Asafi Imambaras dhe është bërë një logo e qytetit të Lucknowt. Ajo përdoret për të shënuar hyrjen për në Qytetin e Vjetër të Lucknowt, por me rritjen dhe zgjerimin e qytetit të Nawabëve, ajo më vonë u përdor si një hyrje për një pallat që më vonë u shkatërrua nga kryengritësit britanikë. Është një nga strukturat arkitekturore më mbresëlënëse në Indi. Pjesa e sipërme e Rumi Darwazas përfshin një çhatri (kupolë në formë ombrelle) tetëkëndor të skalitur mjeshtërisht që mund të arrihet nëpërmjet një palë shkallësh. Në krye të Rumi Darwazas mbahej një ndriçues i stërmadh që do ta ndriçonte strukturën gjatë natës duke duke i dhënë asaj një pamje përrallore. Lulet dhe motivet e skalitura mjeshtërisht në anët e harkut flasin për stilin arkitekturor unik të saj, që janë modeluar për ta bërë atë të duket si një portë për në Parajsë.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rumi Darwaza u modelua nën patronazhin e Nawab Asaf-Ud-dowlahut në vitin 1784 sipas modelit të Portës së Lartë (Bab-iHümayun) të Perandorisë Osmane në Stamboll.[3] Në fakt emërtimi Rumi Darwaza i referohet pikërisht Portës së Stambollit. Fjala "Rumi" ka rrjedhur nga fjala Romë që përdorej për të treguar Stambollin, kryeqytetin e Perandorisë Romake Lindore. Duke qenë një hyrje për në qytetin e Lucknowt, Russell, reporteri i The New York Times, që shoqëronte ushtrinë britanike që hynte në Lucknow në vitin 1858, pas fitimit të Luftës së Parë të Pavarësisë së Indisë, e quajti shtrirje e rrugës nga Rumi Darwaza deri te Chattar Manzili panoramën më të bukur urbane që ai kishte parë ndonjëherë, më mirë se Roma, Parisi, Londra dhe Konstandinopoja.
Galeri pamjesh
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Foto e Rumi Darwazas në vitet 1880
- Rumi Darwaza natën
- Rumi Darwaza
- Rumi Darwaza nga lartë
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 "Rumi Darwaza - Lucknow". All India Tour Travel. Marrë më 21 maj 2007.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 23 shkurt 2020. Marrë më 26 tetor 2016.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ↑ "Lucknow". Encyclopædia Britannica. Marrë më 20 maj 2008.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)