Jump to content

Rumi Darvaza

Coordinates: 26°51′38″N 80°54′57″E / 26.860556°N 80.915833°E / 26.860556; 80.915833
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Rumi Darwaza)

26°51′38″N 80°54′57″E / 26.860556°N 80.915833°E / 26.860556; 80.915833

Rumi Darwaza
Emrat amëtar
Stampa:Lang-
Stampa:Lang-
Porta Turke
Rumi Darwaza, portiku për në qytetin e nawabëve
LlojiPortik
VendndodhjaLucknow, Uttar Pradesh, Indi
Lartësia18 m
ThemeluesAsaf-Ud-Dowlah
Ndërtuar1784
Stili arkitekturorArkitektura Mogule

Rumi Darwaza (në gjuhën hindi: रूमी दरवाज़ा, në urdu: رومی دروازه, ndonjëherë e njohur edhe si Porta Turke), në Lucknow të shtetit indianUttar Pradeshit, është një portik mbresëlënës që u ndërtua nën patronazhin e Nawab Asaf-Ud-dowlahut në vitin 1784.[1] Ajo është një shembull i Arkitekturës Awadhi[1] që qëndron 18 metra e lartë.[2] Ajo është pranë Asafi Imambaras dhe është bërë një logo e qytetit të Lucknowt. Ajo përdoret për të shënuar hyrjen për në Qytetin e Vjetër të Lucknowt, por me rritjen dhe zgjerimin e qytetit të Nawabëve, ajo më vonë u përdor si një hyrje për një pallat që më vonë u shkatërrua nga kryengritësit britanikë. Është një nga strukturat arkitekturore më mbresëlënëse në Indi. Pjesa e sipërme e Rumi Darwazas përfshin një çhatri (kupolë në formë ombrelle) tetëkëndor të skalitur mjeshtërisht që mund të arrihet nëpërmjet një palë shkallësh. Në krye të Rumi Darwazas mbahej një ndriçues i stërmadh që do ta ndriçonte strukturën gjatë natës duke duke i dhënë asaj një pamje përrallore. Lulet dhe motivet e skalitura mjeshtërisht në anët e harkut flasin për stilin arkitekturor unik të saj, që janë modeluar për ta bërë atë të duket si një portë për në Parajsë.

Rumi Darwaza u modelua nën patronazhin e Nawab Asaf-Ud-dowlahut në vitin 1784 sipas modelit të Portës së Lartë (Bab-iHümayun) të Perandorisë OsmaneStamboll.[3] Në fakt emërtimi Rumi Darwaza i referohet pikërisht Portës së Stambollit. Fjala "Rumi" ka rrjedhur nga fjala Romë që përdorej për të treguar Stambollin, kryeqytetin e Perandorisë Romake Lindore. Duke qenë një hyrje për në qytetin e Lucknowt, Russell, reporteri i The New York Times, që shoqëronte ushtrinë britanike që hynte në Lucknow në vitin 1858, pas fitimit të Luftës së Parë të Pavarësisë së Indisë, e quajti shtrirje e rrugës nga Rumi Darwaza deri te Chattar Manzili panoramën më të bukur urbane që ai kishte parë ndonjëherë, më mirë se Roma, Parisi, Londra dhe Konstandinopoja.

  1. ^ a b "Rumi Darwaza - Lucknow". All India Tour Travel. Marrë më 21 maj 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ http://www.lucknow.org.uk/tourist-attractions/rumi-darwaza.html
  3. ^ "Lucknow". Encyclopædia Britannica. Marrë më 20 maj 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]