Samanta Karavella

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Samanta Karavella
Informacione
EmriSamanta Karavella
Pseudonim(e)Samanta
Lindja9 korrik 1990
Tiranë, Shqipëri
PrejardhjaFlag of Albania.svg Tiranë, Shqipëri
ZhanriPop, Dance dhe Baladë
Profesion(e)Këngëtare
Bashkëpunim(e) meMax Production AL

Samanta Karavella (lindi më 9 korrik 1990) është këngëtare e njohur e muzikës Pop, Dance dhe Baladë. Ajo numëron disa këngë, videoklipe, bashkëpunime dhe çmime. Që prej 2015-ës i është bashkuar "Max Production AL". Samanta ka provuar gjatë karrierës së deritanishme edhe aktrimin.

Fëmijëria dhe adoleshenca[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Samanta Karavella[1] lindi në vitin 1990. Fëmijërinë e kaloi në Tiranë. Ajo këndon muzikën Pop, Dance dhe Baladë. Studimet e larta i ka kryer për Spanjisht dhe Marrëdhënie me Publikun. Është përfshirë në muzikë që në moshë të vogël kur zbuloi pasionin në moshën 6-vjeçare. Nuk i ka preferuar festivalet e fëmijëve pasi ka nisur të këndojë menjëherë këngët e të rriturve. Specifikisht muzikën italiane.

Karriera muzikore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dalja e saj e parë në publikun e gjerë ishte në kompeticionin muzikor "Ethet e së premtes mbrëma". [2]

Megjithatë, në skenë ka dalë për herë të parë në moshën 9-vjeçare në "Teatrin Metropol" me këngën "Kur këndoj për ty moj nënë".

Kurse në moshën 14-vjeçare u ngjit për herë të parë në festival me këngën "Buzëqeshja" të kompozuar nga Valentin Veizi.

Videoklipi i parë erdhi disa vite më vonë, në 2009-ën me "S`të mbaj dot peng", nga Pirro Çako. Kurse iu bashkua "Max Production" në vitin 2015.[3]

Njeh pianon, pasi ka marrë disa mësime në moshën 13-vjeçare nga të cilat hoqi dorë më vonë për shkak të pjesëmarrjes në "Ethet e së premtes mbrëma".

Samanta i shkruan vetë shumë nga tekstet e këngëve dhe i pari që shkroi ishte "Asnjo si un".

Vazhdimisht ka publikuar këngë single, ashtu siç edhe në bashkëpunim. Disa prej reperëve dhe këngëtarëve me të cilët ka bashkëpunuar janë 2Ton, Gent Fatali, Onat, Skivi, Blunt & Real, e të tjerë.

Diskografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Këngët (Singles) nga Samanta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 2019: Ku ma le
  • 2019: Vonë (me Elinel)
  • 2018: E jotja[4]
  • 2018: Kush jam[5]
  • 2018: Faj (feat Ermal Fejzullahu)[6]
  • 2017: Humbur[7]
  • 2017: Zemrën maje[8]
  • 2017: Bashk’ (feat 2Ton) [9]
  • 2016: Si ai
  • 2016: Na e dina (feat Gent Fatali)
  • 2015: Asnjo si un
  • 2015: SS (feat Skivi)
  • 2015: Me jeto (feat Kledi Bahiti)
  • 2014: Ti s’e din se (feat Onat)
  • 2014: Me Ka Marre Malli (feat B2N)
  • 2013: Pafundesi (& Dj Olti ft. DDY Nunes)
  • 2013: Loti i Fundit 
  • 2013: All I Need
  • 2013: Falje mos kerko (feat Blunt & Real)
  • 2013: Fallen
  • 2012: All I need
  • 2012: Per ty Shqiperi (& Revolt ft. Erjon Korini ft. Xhoi ft. Unix)
  • 2012: Larg
  • 2011: Zgjomë Një Tjetër Ëndërr
  • 2011: Start
  • 2011: Provoje Edhe Një Herë
  • 2010: Kam Filluar të Ndiej (feat. Stine)
  • 2010: Femër Fatale
  • 2010: Le të jetë
  • 2009: Shumë Happy (feat. Roy)
  • 2009: Pa Perse
  • 2008: S'të Mbaj Dot Peng
  • 2007: Pse U Harrua Dashuria
  • 2007: Iluzion
  • 2006: Ylli Im Polar
  • 2004: Buzëqeshje

Filmografi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2006 ajo provoi aktrimin në filmin shqiptar "Gjoleka, djali i Abazit" me regji të Dhimitër Anagnostit.[10]

  • 2006 - "Gjoleka, djali i Abazit"[11]

Filantropia dhe personazhet që e kanë frymëzuar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Samanta është angazhuar edhe në bamirësi të ndryshme. Një ndër to është angazhimi në nismën "Dhuroni një buzëqeshje".

Disa nga personazhet që e kanë frymëzuar janë:

Whitney, Alicia Keys, Maria Carey, Giorgia për teknikën dhe potencën vokale. Rihanna për vajzën rebele dhe timbrin unik. Beyonce për potencën vokale dhe performancën në skenë.

Çmimet dhe Nominimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Viti Festivali Çmimi Kënga
2017 Kënga Magjike Vendi i Katërt Samanta Karavella - Humbur
Çmimi “Balada më e mirë”[12]
2014 Video Festi Muzikor  Nominuar Kledi Bahiti Ft. Samanta Karavella - Me Jeto
2014 Video Festi Muzikor  Nominuar Samanta & Dj Olti ft. DDY Nunes – Pafundesi
2013 Top Fest 10 Çmimi i parë Samanta - Loti i Fundit[13]
Best Female
2013 Netët e Klipit Shqiptar 12 Çmimi special i jurisë Samanta - All I need
2012 Netët e Klipit Shqiptar 11 Nominuar Samanta - Larg
2011 Festivali i 50-të në RTSH Vendi i Katërt Samanta - Zgjomë Një Tjetër Ëndërr 
2011 Top Fest 8 Nominuar Samanta - Provoje Edhe Një Herë 
2011 Netët e Klipit Shqiptar 10 Nominuar Samanta - Start
2010 Top Fest 7 Nominuar Samanta - Femër Fatale 
2009 Kënga Magjike Nominuar Samanta - Iluzion
2008 Top Fest 5 Nominuar Samanta - S'të Mbaj Dot Peng
2007 Festivali i 46-të në RTSH Nominuar Samanta - Pse u Harrua Dashuria
2007 Kënga Magjike Nominuar Samanta - Iluzion
2006 Festivali i 45-të në RTSH Nominuar Samanta - Ylli Im Polar
2004 Festivali i 43-të në RTSH Nominuar Samanta - Buzëqeshje

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ KUSH ËSHTË AI I SAMANTËS?!
  2. ^ Kur Samanta këndonte hitin e Enedës, si 13 vjeçare
  3. ^ AKTIVIZOHET SAMANTA KARAVELLA!
  4. ^ "Samanta Karavella publikon këngën "E jotja"". KOHAnet. 2018. f. koha.net. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Samanta publikon këngën "Kush jam"". Gazeta Blic. 2018. f. gazetablic.com. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "PREMIERË: Ermal Fejzullahu dhe Samanta Karavella vijnë me "Faj"". Lajmi.net. 2018. f. lajmi.net. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Samanta me baladën 'Humbur' në Festivalin 'Kënga Magjike'". KultPlus. 2017. f. www.kultplus.com. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Samanta kryeson top listën e Top Awards
  9. ^ Bëhen ‘bashkë’ Samanta Karavella dhe 2 Ton - SHOW BIZZ ZICO TV
  10. ^ Samanta kur luante në këtë film shqiptar – ‘Gjoleka Djali i Abazit’
  11. ^ Gjoleka, djali i Abazit
  12. ^ "Të gjitha çmimet në "Kënga Magjike 2017"". Telegrafi.com. 2017. f. telegrafi.com.
  13. ^ Kenga fituese, Samanta Karavella - Loti i fundit, 8 Qershor 2013 - Top Fest 10 Finale