Samanta Karavella
Samanta Karavella | |
---|---|
Emri i lindjes | Samanta Karavella |
Njohur edhe si | Samanta |
Lindi | 9 korrik 1990 Tiranë, Shqipëri |
Prejardhja | Tiranë, Shqipëri |
Zhanret | Pop, Dance dhe Baladë |
Profesioni | Këngëtare |
Samanta Karavella (lindi më 9 korrik 1990) është këngëtare e njohur e muzikës Pop, Dance dhe Baladë. Ajo numëron disa këngë, videoklipe, bashkëpunime dhe çmime. Që prej 2015-ës i është bashkuar "Max Production AL". Samanta ka provuar gjatë karrierës së deritanishme edhe aktrimin.
Fëmijëria dhe adoleshenca
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Samanta Karavella[1] lindi në vitin 1990. Fëmijërinë e kaloi në Tiranë. Ajo këndon muzikën Pop, Dance dhe Baladë. Studimet e larta i ka kryer për Spanjisht dhe Marrëdhënie me Publikun. Është përfshirë në muzikë që në moshë të vogël kur zbuloi pasionin në moshën 6-vjeçare. Nuk i ka preferuar festivalet e fëmijëve pasi ka nisur të këndojë menjëherë këngët e të rriturve. Specifikisht muzikën italiane.
Karriera muzikore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dalja e saj e parë në publikun e gjerë ishte në kompeticionin muzikor "Ethet e së premtes mbrëma".[2]
Megjithatë, në skenë ka dalë për herë të parë në moshën 9-vjeçare në "Teatrin Metropol" me këngën "Kur këndoj për ty moj nënë".
Kurse në moshën 14-vjeçare u ngjit për herë të parë në festival me këngën "Buzëqeshja" të kompozuar nga Valentin Veizi.
Videoklipi i parë erdhi disa vite më vonë, në 2009-ën me "S'të mbaj dot peng", nga Pirro Çako. Kurse iu bashkua "Max Production" në vitin 2015.[3]
Njeh pianon, pasi ka marrë disa mësime në moshën 13-vjeçare nga të cilat hoqi dorë më vonë për shkak të pjesëmarrjes në "Ethet e së premtes mbrëma".
Samanta i shkruan vetë shumë nga tekstet e këngëve dhe i pari që shkroi ishte "Asnjo si un".
Vazhdimisht ka publikuar këngë single, ashtu siç edhe në bashkëpunim. Disa prej reperëve dhe këngëtarëve me të cilët ka bashkëpunuar janë 2Ton, Gent Fatali, Onat, Skivi, Blunt & Real, e të tjerë.
Këngët nga Samanta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 2019: Ku ma le
- 2019: Vonë (me Elinel)
- 2018: E jotja[4]
- 2018: Kush jam[5]
- 2018: Faj (feat Ermal Fejzullahu)[6]
- 2017: Humbur[7]
- 2017: Zemrën maje[8]
- 2017: Bashk’ (feat 2Ton)[9]
- 2016: Si ai
- 2016: Na e dina (feat Gent Fatali)
- 2015: Asnjo si un
- 2015: SS (feat Skivi)
- 2015: Me jeto (feat Kledi Bahiti)
- 2014: Ti s’e din se (feat Onat)
- 2014: Me Ka Marre Malli (feat B2N)
- 2013: Pafundesi (& Dj Olti ft. DDY Nunes)
- 2013: Loti i Fundit
- 2013: All I Need
- 2013: Falje mos kerko (feat Blunt & Real)
- 2013: Fallen
- 2012: All I need
- 2012: Per ty Shqiperi (& Revolt ft. Erjon Korini ft. Xhoi ft. Unix)
- 2012: Larg
- 2011: Zgjomë Një Tjetër Ëndërr
- 2011: Start
- 2011: Provoje Edhe Një Herë
- 2010: Kam Filluar të Ndiej (feat. Stine)
- 2010: Femër Fatale
- 2010: Le të jetë
- 2009: Shumë Happy (feat. Roy)
- 2009: Pa Perse
- 2008: S'të Mbaj Dot Peng
- 2007: Pse U Harrua Dashuria
- 2007: Iluzion
- 2006: Ylli Im Polar
- 2004: Buzëqeshje
Filmografi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2006 ajo provoi aktrimin në filmin shqiptar Gjoleka, djali i Abazit me regji të Dhimitër Anagnostit.[10]
Filantropia dhe personazhet që e kanë frymëzuar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Samanta është angazhuar edhe në bamirësi të ndryshme. Një ndër to është angazhimi në nismën "Dhuroni një buzëqeshje".
Disa nga personazhet që e kanë frymëzuar janë: Whitney, Alicia Keys, Mariah Carey, Giorgia për teknikën dhe potencën vokale. Rihanna për vajzën rebele dhe timbrin unik. Beyoncé për potencën vokale dhe performancën në skenë.
Çmimet dhe Nominimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viti | Festivali | Çmimi | Kënga |
---|---|---|---|
2017 | Kënga Magjike | Vendi i Katërt | Samanta Karavella - Humbur |
Çmimi “Balada më e mirë”[11] | |||
2014 | Video Festi Muzikor | Nominuar | Kledi Bahiti Ft. Samanta Karavella - Me Jeto |
2014 | Video Festi Muzikor | Nominuar | Samanta & Dj Olti ft. DDY Nunes – Pafundesi |
2013 | Top Fest 10 | Çmimi i parë | Samanta - Loti i Fundit[12] |
Best Female | |||
2013 | Netët e Klipit Shqiptar 12 | Çmimi special i jurisë | Samanta - All I need |
2012 | Netët e Klipit Shqiptar 11 | Nominuar | Samanta - Larg |
2011 | Festivali i 50-të në RTSH | Vendi i Katërt | Samanta - Zgjomë Një Tjetër Ëndërr |
2011 | Top Fest 8 | Nominuar | Samanta - Provoje Edhe Një Herë |
2011 | Netët e Klipit Shqiptar 10 | Nominuar | Samanta - Start |
2010 | Top Fest 7 | Nominuar | Samanta - Femër Fatale |
2009 | Kënga Magjike | Nominuar | Samanta - Iluzion |
2008 | Top Fest 5 | Nominuar | Samanta - S'të Mbaj Dot Peng |
2007 | Festivali i 46-të në RTSH | Nominuar | Samanta - Pse u Harrua Dashuria |
2007 | Kënga Magjike | Nominuar | Samanta - Iluzion |
2006 | Festivali i 45-të në RTSH | Nominuar | Samanta - Ylli Im Polar |
2004 | Festivali i 43-të në RTSH | Nominuar | Samanta - Buzëqeshje |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ KUSH ËSHTË AI I SAMANTËS?!, marrë më 2023-02-17
- ^ Kur Samanta këndonte hitin e Enedës, si 13 vjeçare
- ^ AKTIVIZOHET SAMANTA KARAVELLA!, marrë më 2023-02-17
- ^ "Samanta Karavella publikon këngën "E jotja"". KOHAnet. 2018. fq. koha.net.
- ^ "Samanta publikon këngën "Kush jam"". Gazeta Blic. 2018. fq. gazetablic.com. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 21 gusht 2018.
- ^ "PREMIERË: Ermal Fejzullahu dhe Samanta Karavella vijnë me "Faj"". Lajmi.net. 2018. fq. lajmi.net.
- ^ "Samanta me baladën 'Humbur' në Festivalin 'Kënga Magjike'". KultPlus. 2017. fq. www.kultplus.com.
- ^ "Samanta kryeson top listën e Top Awards (Foto)". Telegrafi (në anglishte amerikane). 2017-08-15. Marrë më 2023-02-17.
- ^ Bëhen ‘bashkë’ Samanta Karavella dhe 2 Ton - SHOW BIZZ ZICO TV, marrë më 2023-02-17
- ^ "Shikoni sa e vogël ishte Samanta kur luante në këtë film shqiptar". Opinion.al. 2016-07-20. Marrë më 2023-02-17.
- ^ "Të gjitha çmimet në "Kënga Magjike 2017"". Telegrafi.com. 2017. fq. telegrafi.com.
- ^ Kenga fituese, Samanta Karavella - Loti i fundit, 8 Qershor 2013 - Top Fest 10 Finale