Valpurga
Saint Walpurga | |
---|---|
Lindur | rreth vitit 710 Devon |
Vdekur | 25 shkurt 777 ose 779 Heidenheim (Mittelfranken) |
Nderuar në | Kisha Katolike Kishat Luterane Kisha Ortodokse |
Festa | 1 maj |
Patronazhi | Eichstätt, Antwerp, Zutphen dhe qyteze tjera |
Shën Walpurga (Anglishtja e vjetër: Wealdburg, Latinisht: Valpurga, Walpurga, Walpurgis, Suedisht: Valborg; rreth vitit 70 e.r - 25 shkurt 777 ose 779), ishte një misionare anglo-saksone në Perandorinë Franke. Ajo u kanonizua më 1 maj rreth vitit 870 nga Papa Adrian II. Nata e Shën Walpurgis (Sankt Walpurgisnacht) është emri për pragun e festës së saj në periudhën mesjetare, që përkoi me Ditën e Majit; festa e saj nuk festohet më atë ditë, por emri përdoret akoma për Natën e Majit.
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Walpurga lindi në qarkun Devon, Angli, në një familje aristokrate vendase. Ajo ishte vajza e Shën Rikard Pelegrinit, një nënkryetar i Saksonëve Perëndimorë dhe i Shën Wuna të Wessex, dhe kishte dy vëllezër, Shën Willibald dhe Shën Winibald.[1]
Karriera fetare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vdekja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Walpurga vdiq më 25 shkurt 777 ose 779 (të dhënat janë të paqarta) dhe u varros në Heidenheim; dita mban emrin e saj në kalendarin e kishës katolike. Në vitin 870, eshtrat e Walpurga u transferuan në Eichstätt. Në Finlandë, Suedi dhe Bavari, festa e saj përkujton transferimin e relikteve të saj më 1 maj.
Patronazhi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Walpurga është patronazhe e Eichstätt dhe Weilburg, Gjermani; Oudenaarde, Veurne, Antwerp, Belgjikë; Tiel (i rrënuar), Groningen (i rrënuar), Arnhem dhe Zutphen, Holandë; dhe ajo thirret si mbrojtëse e veçantë kundër hidrofobisë, në stuhi, dhe gjithashtu nga marinarët.[2]