Shkolla e Mesme e Bashkuar "Luigj Gurakuqi"
Shkolla e Mesme e Bashkuar "Luigj Gurakuqi" | |
---|---|
![]() | |
Adresa | |
Rruga 11 Nëntori 1233, Elbasan | |
Të dhëna | |
Emri i dikurshem | Normalja Elbasanit |
Lloji i shkollës | E Mesme e Bashkuar |
Hapur më | 1 Dhjetor 1909 |
Founder | Kongresi i Elbasanit |
Drejtori | Arian Gani |
Personeli mësimor | 66 |
Klasat | 0-12 |
Numri i nxënësve | 1100+ |
Kënga | Kënga e Normales |
Shkolla e Mesme e Bashkuar "Luigj Gurakuqi" e njohur për disa vite me emrin Shkolla e Mesme Pedagogjike "Luigj Gurakuqi është një institucion i arsimit të mesëm që ndodhet në qytetin e Elbasanit, në Shqipëri. Shkolla e Mesme Luigj Gurakuqi në Elbasan është pasardhëse e institucionit të famshëm arsimor i cili në historinë e arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar njihet me emrin Shkolla normale e Elbasanit. Në ambientet e kësaj shkolle ndodhet edhe muzeu i shkollës së dikurshme normale të Elbasanit.
Muzeu i Shkollës Normale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në vitin 1969 për herë të parë u bë ekspozimi kronologjik i fondit arkivor të grumbulluar posaçërisht për muze. Më 1979, në kuadrin e 70 - vjetorit të shkollës me porosi nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës, u ngarkua një komision në shkollë për ngritjen Muzeut të Shkollës Normale. Ai qe një fasadë arritjesh të shkollës pas Luftës së Dytë Botërore duke mos i paraqitur vlerat dhe kontributin e gjithanshëm të kësaj shkolle për arsimin kombëtar.
Në V. 1993, u rikonceptua ringritja e Muzeut të Shkollës Normale për të dhënë me vërtetësi vlerat dhe kontributin.Kjo u bë e mundur edhe nga bashkëpunimi me Akademinë e shkencave dhe institucionet e tjera studimore kombëtare, si dhe figura e personalitete, kryesisht ish-normalistë.Në fundshekullin e XX ai u vendos në katin e dytë të shkollës në një mjedis prej 80 m² të rikonstrukturuar posaçërisht për muze.
Muzeu ka një fond prej mbi 5000 dokumentesh origjinale e fotokopje, të marra nga A.Q.SH dhe të institucioneve të tjera studimore.
Janë edhe rreth 500 portrete, përfaqësues të brezave normalistë. Në vitrina tërheqin vëmendjen dhjetëra dosje dokumentesh, albumesh fotografikë, relike të shumëllojshme, botime të së kaluarës dhe të së tashmes, revista, regjistra, portokolle të këshillit pedakogjik, kujtime t ëish normalistëve. Fondi i Muzeut të Shkollës Normale plotësohet me kujdesin e historianit të shkollës Genc Trandafili, që hulumton në dobi të pasurimit të muzeut. [1]
Monedha e Shkollës Normale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në vitin 2019 Banka e Shqipërisë emetoi edhe monedhën kushtuar Shkollës Normale të Elbasanit
Faqe: Në pamjen e përparme të monedhës paraqitet portreti i drejtorit të parë të Normales së Elbasanit, patrioti dhe intelektuali i shquar shqiptar Luigj Gurakuqi. Portreti është i konceptuar vetëm me një linje të thjeshtë, pa e ngarkuar me elemente të tepërt të trajtimit plastik, duke e sjellë atë thjeshtë dhe modern. Kjo linjë lidhet dhe sinkronizohet estetikisht edhe me linjën e firmës së Luigj Gurakuqit shkëputur nga dokumenti i pavarësisë, ku ai ka qenë njëri nga firmëtarët e saj. Po në këtë pamje të monedhës është konfiguruar edhe vlera emërore 100 Lekë e kompozuar në dy rreshta.
Shpina: Në pamjen e pasme të monedhës vend kryesor zë pjesa ballore e godinës së Normales së Elbasanit me gjashtë kolonadat tipike të saj (teknikisht e inçizuar, engrave). Mbi tarracën e godinës është vendosur viti i hapjes së Normales së Elbasanit “1909” dhe nën shkallët e saj, viti i emetimit të monedhës “2019”. Në formë rrethore dhe respektivisht duke filluar nga lartë-poshtë, me shkrim kapital është shkruar: “110-VJETORI I NORMALES SË ELBASANIT” dhe “SHQIPËRI - ALBANIA”.[2]
Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Elbasani
- Kongresi i Elbasanit
- Pedagogjia kombëtare
- Shkolla normale e Elbasanit
- Muzeu i Shkollës Normale të Elbasanit
- Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani"
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ Monumentet e Rrethit të Elbasanit, scribd.com, viyituar më 03.04.2019
- ^ "100 Lekë "110- vjetori i Normales së Elbasanit (1909 -2019)", viti 2019, pa kurs ligjor". www.bankofalbania.org. Marrë më 2023-01-16.