Jump to content

Shkolla e Mesme e Bashkuar "Luigj Gurakuqi"

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shkolla e Mesme e Bashkuar "Luigj Gurakuqi"
Adresa
Rruga 11 Nëntori 1233, Elbasan
Të dhëna
Emri i dikurshemNormalja Elbasanit
Lloji i shkollësE Mesme e Bashkuar
MottoSë bashku të përcaktojmë rrugën e drejtë të së ardhmes.
Hapur më1 Dhjetor 1909
FounderKongresi i Elbasanit
PresidentMirens Çela
DrejtoriArian Gani
Personeli mësimor66
Klasat0-12
Numri i nxënësve1100+
KëngaKënga e Normales

Shkolla e Mesme e Bashkuar "Luigj Gurakuqi" e njohur për disa vite me emrin Shkolla e Mesme Pedagogjike "Luigj Gurakuqi është një institucion i arsimit të mesëm që ndodhet në qytetin e Elbasanit, në Shqipëri. Shkolla e Mesme Luigj Gurakuqi në Elbasan është pasardhëse e institucionit të famshëm arsimor i cili në historinë e arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar njihet me emrin Shkolla Normale e Elbasanit. Në ambientet e kësaj shkolle ndodhet edhe muzeu i shkollës së dikurshme normale të Elbasanit.

Kongresi i Elbasanit i mbajtur më 2-10 shtator 1909, vendosi hapjen e shkollës së parë të mesme shqipe kombëtare, shkollën Normale, e cila i hapi dyert për herë të parë më 1 dhjetor 1909. Fillimisht  Shkolla Normale u  hap  në  ndërtesën  e  Servet  Bej  Zylfit,  sikurse  kishte  vendosur  Kongresi i  Elbasanit  dhe  e  filloi  aktivitetin  e  saj  me  një  kapacitet  prej  50  nxënësish. Pas 3 muajsh, konstatohet një dyfishim i numrit të nxënësve dhe në fund të vitit mësimor, numri i tyre arriti në 150 nxënës. Një pjesë e këtyre nxënësve edhe pse mund të ishin në vitin e fundit në shkollat e tyre, përsëri i braktisën ato për të kaluar në Shkollën Normale. Gjysma ishin nga Kosova e Çamëria. Ndërkaq, me fillimin e mësimit në shkollën Normale, mësuesit e shkollës do të përballeshin me vështirësi të reja që konsistonin në këto drejtime kryesore: Së pari, viti i parë mësimor filloi duke huazuar dhe përdorur plane mësimore nga vendet më të zhvilluara perëndimore, por duke qenë shumë larg në praktikë për sa i përket bazës materiale që ofronin këto shkolla. Ndërkaq, mësuesit e shkollës nuk zotëronin asnjë tekst si burim shkencor për shpjegimin e koncepteve të ndryshme, duke e rritur shkallën e vështirësisë në përcjelljen e lëndës tek nxënësit. Një problem i tillë, pasqyrohej në atë kohë në organet e shtypit kombëtar ku në një thirrje që u bëhej intelektualëve shqiptarë e sidomos mësuesve të Normales së Elbasanit, thuhej: “Bekim i madh e lumturi e paanët do të jetë për kombin tonë në qoftë se secili prej të diturit tonë do të punojë për ndonjë të këtillë vivllë, dhe veçan profesorët e shkollës Normale, se prej tyre kombi pret dritën e madhe e jo vetëm për çunat që gjenden në këtë skoli, por edhe për gjithë ata që mësojnë, ose të mëdhenj janë këta, ose të vegjël” . Gjysma ishin nga Kosova e Çamëria. Deri në prag të çlirimit dy herë është tentuar të shpërngulin shkollën Normale nga Elbasani, por falë popullit arsimdashës të Elbasanit vendimi nuk bëhet realitet. Si e para shkollë e mesme kombëtare në gjuhën shqipe u bë vatër e përgatitjes së mësuesve shqiptarë në gjuhën shqipe. Drejtori i parë ka qenë Luigj Gurakuqi. Si mësues kanë punuar personalitete të arsimit kombëtar si Hafiz Ibrahim Dalliu, Aleksandër Xhuvani, Simon Shuteriqi, Salih Çeka, Filip Leci, Kristo Dako, Kostaq Cipo, Ahmet Gashi, Kolë Prela, Mahir Domi, Eqrem Çabej, Luigj Filaj, Thanas Floqi, Vasil Qirjaku e të tjerë.

Në tetor 1923, pranë shkollës Normale hapet shkolla Ushtrimore, si nevojë e aftësimit profesional të nxënësve kandidatë dhe dalja e maturantëve të parë më 1924, janë ngjarjet më të shënuara në fillimet e historisë së kësaj shkolle. Drejtori i parë i shkollës Ushtrimore ka qenë Sulejman Harri me mësues Fadil Gurmani, Ahmet Duhanxhiu, Karl Ljarja, Ibrahim Berrania, Shaban Arra, Gani Daiu, Skënder Sejdini, Sotir Papahristo e të tjerë, që me mendim kohor didaktik sollën përvojën e shkollave Austriake, Gjermane, Zvicerane e të tjera shkolla perëndimore. Gjithashtu vitet në vijim si mesues shembullor i fizikës dhe matematikës dallohet Shefqet Peni

Muzeu i Shkollës Normale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Muzeu i Shkollës Normale

Në vitin 1969 për herë të parë u bë ekspozimi kronologjik i fondit arkivor të grumbulluar posaçërisht për muze. Më 1979, në kuadrin e 70 - vjetorit të shkollës me porosi nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës, u ngarkua një komision në shkollë për ngritjen Muzeut të Shkollës Normale. Ai qe një fasadë arritjesh të shkollës pas Luftës së Dytë Botërore duke mos i paraqitur vlerat dhe kontributin e gjithanshëm të kësaj shkolle për arsimin kombëtar.

Në vitin 1993, u rikonceptua ringritja e Muzeut të Shkollës Normale për të dhënë me vërtetësi vlerat dhe kontributin.Kjo u bë e mundur edhe nga bashkëpunimi me Akademinë e shkencave dhe institucionet e tjera studimore kombëtare, si dhe figura e personalitete, kryesisht ish-normalistë.Në fundshekullin e XX ai u vendos në katin e dytë të shkollës në një mjedis prej 80 m² të rikonstrukturuar posaçërisht për muze.

Muzeu i Shkollës Normale

Muzeu ka një fond prej mbi 5000 dokumentesh origjinale e fotokopje, të marra nga A.Q.SH dhe të institucioneve të tjera studimore.

Janë edhe rreth 500 portrete, përfaqësues të brezave normalistë. Në vitrina tërheqin vëmendjen dhjetëra dosje dokumentesh, albumesh fotografikë, relike të shumëllojshme, botime të së kaluarës dhe të së tashmes, revista, regjistra, portokolle të këshillit pedakogjik, kujtime t ëish normalistëve. Fondi i Muzeut të Shkollës Normale plotësohet me kujdesin e historianit të shkollës Genc Trandafili, që hulumton në dobi të pasurimit të muzeut. [1]

Qeveria e Nxënësve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Qeveria e Nxënësve
Të dhëna
PresidentMirens Çela
Zv/PresidenteKloe Vogli
SekretareErika Çepo
Mësuese KoordinatoreIra Shehu
Anëtarë22

Qeveria e Nxënësve të Shkollës "Luigj Gurakuqi", përbëhet nga 22 senatorë. Më datë 20 Shtator 2024 Qeveria e Nxënësve ka mbajtur mbledhjen e parë të sajë, ku president u rizgjodh Mirens Çela, zv/presidente Kloe Vogli dhe sekretare Erika Çepo. Mësuese koordinatore është Ira Shehu.

Këshilli i Disiplinës

  1. Erika Çepo– Kryetare
  2. Enxhi Korumi
  3. Ajla Kristo
  4. Nikol Grykshi
  5. Luara Mitarja

Këshilli i Mbrojtjes së  Mjedisit

  1. Arnela Qosja – Kryetare
  2. Fatjona Prodani
  3. Armela Xhakeri
  4. Ivisa Dedja
  5. Ema Merko

Këshilli Sportiv

  1. Egli Sinani – Kryetar
  2. Sion Kardhashi
  3. Elton Isufi
  4. Armel Kapllani
  5. Tyler Yzeiri

Këshilli i Aktiviteteve

  1. Mikaela Muzhaqi – Kryetare
  2. Alvia Palluqi
  3. Kleria Vllahi
  4. Yjesta Qosja
  5. Dajana Pisha

Monedha e Shkollës Normale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2019 Banka e Shqipërisë emetoi edhe monedhën kushtuar Shkollës Normale të Elbasanit

Faqe; Në pamjen e përparme të monedhës paraqitet portreti i drejtorit të parë të Normales së Elbasanit, patrioti dhe intelektuali i shquar shqiptar Luigj Gurakuqi. Portreti është i konceptuar vetëm me një linje të thjeshtë, pa e ngarkuar me elemente të tepërt të trajtimit plastik, duke e sjellë atë thjeshtë dhe modern. Kjo linjë lidhet dhe sinkronizohet estetikisht edhe me linjën e firmës së Luigj Gurakuqit shkëputur nga dokumenti i pavarësisë, ku ai ka qenë njëri nga firmëtarët e saj. Po në këtë pamje të monedhës është konfiguruar edhe vlera emërore 100 Lekë e kompozuar në dy rreshta.

Monedha e Shkollës Normale

Shpina: Në pamjen e pasme të monedhës vend kryesor zë pjesa ballore e godinës së Normales së Elbasanit me gjashtë kolonadat tipike të saj (teknikisht e inçizuar, engrave). Mbi tarracën e godinës është vendosur viti i hapjes së Normales së Elbasanit “1909” dhe nën shkallët e saj, viti i emetimit të monedhës “2019”. Në formë rrethore dhe respektivisht duke filluar nga lartë-poshtë, me shkrim kapital është shkruar: “110-VJETORI I NORMALES SË ELBASANIT” dhe “SHQIPËRI - ALBANIA”.[2]

Seksioni dygjuhësh shqip-frëngjisht

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klasat dygjuhëshe përgatisin nxënës ekselentë që krahas frëngjishtes zhvillojnë dhe lëndë të tjera në gjuhë të huaj (mbi 40% të totalit të orëve). Kështu pjesërisht në frëngjisht zhvillohen lëndë si historia, gjeografia, letërsia frënge, fizika, matematika, të cilat bazohen në programet shqiptare të miratuara nga MAS. Për këtë arsye edhe rezultatet e nxënësve të klasës XII në provimet DELF janë me kalueshmëri 80% e lart ndër vite, ku për nxënësin që ka rezultatin më të lartë në DELF B2, ambasada e Francës në Shqipëri ofron vizita dhjetë ditore në nje qytet te Francës.

Në këtë seksion nxënësit marrin formim të përgjithshëm të njëjtë me atë të gjimnazeve të përgjithshëm.

Në planin mësimor janë përcaktuar:

a)Kurrikula bërthamë që është e detyrueshme për të gjithë nxënësit.Në këtë seksion,në ndryshim nga degët e gjuhëve të huaja,lëndët shkencore si matematika,fizika,kimia e biologjia zhvillohen me të njëjtin program si gjimnazi.

Diploma e DELF B2

b)Krahas kurrikulës bërthamë,nxënësit mund të ndjekin edhe kurrikulën me zgjedhje sipas dëshirës që kanë nxënësit.


•Për lëndët që zhvillohen në gjuhë të huaj, përdoren tekstet mësimore të gjimnazeve të alternuara me tekste në frëngjisht.

Nxënësit që mbarojnë këto klasa pajisen me një diplomë të vecantë nga Ambasada Franceze, e cila u jep të drejtë të vazhdojnë studimet në Francë pa dhënë provim gjuhën frënge.Ajo është diploma e DELF B2.

Nxënësit e këtij seksioni marrin pjesë rregullisht në aktivitete ndërkombëtare,konkurse,spektakle jo vetëm gjatë frankofonisë por gjatë gjithë vitit shkollor.

Pas diplomimit nxënësit mund të vazhdojnë studimet në universitetet shqiptare dhe jashtë vendit.Seksioni ka koefiçent maksimal për të vazhduar studimet universitare në çdo degë të universiteteve. Krahas mësuesve shqiptarë, japin mësim edhe mësues nga Franca.

  1. ^ Monumentet e Rrethit të Elbasanit, scribd.com, viyituar më 03.04.2019
  2. ^ "100 Lekë "110- vjetori i Normales së Elbasanit (1909 -2019)", viti 2019, pa kurs ligjor". www.bankofalbania.org. Marrë më 2023-01-16.