Kërceni tek përmbajtja

Simone Scuffet

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Simone Scuffet
Personal information
Emri i plotë Simone Scuffet
Data e lindjes 31 maj 1996 (28 vjeç)
Vëndi i lindjes Remanzacco, Itali
Gjatësia 1.87 m (6 ft 2 in)
Pozicioni(et) Portier
Informacioni i skuadrës
Skuadra aktuale
Udinese
Number 22
Karriera rinore
Udinese
Karriera e lartë*
Vitet Team Apps (Gls)
2013– Udinese 38 (0)
Karriera ndërkombëtare
2013 Italia U17 19 (0)
2013– Italia U18 2 (0)
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve, të sakta prej datës 13 prill 2014

Simone Scuffet (lindur më 31 maj 1996) është një futbollist profesionist italian i cili luan me skuadrën italiane UdineseSerie A.[1]

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Scuffet është lojtar i akademisë së Udineses dhe u vendos në skuadrën e parë për sezonin 2013–14.[2] Më 1 shkurt 2014, pas një dëmtimi të portierit të parë Željko Brkić, Scuffet bëri debutimin e tij me skuadrën në moshën 17 vjeçare në fitoren 0–2 kundër Bolonjës.[3] Pas disa performancave pozitive, Scuffet u bë portieri i parë i Udineses. Më 27 Mars, në një ndeshje kundër InteritSan Siro, Scuffet ishte lojtari më i mirë i skuadrës së tij duke bërë disa pritje shpëtimtare dhe duke i siguruar skuadrës barazimin 0–0.[4] Pas kësaj paraqitje fantastike, ai u vendos në formacionin më të mirë të javës së 30 të Serie A.[5]

Më 9 qershor 2014, Scuffet firmosi një kontratë të re pesë vjeçare me klubin.[6]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Scuffet ka përfaqsuar Italinë në nivelet U–17 dhe U–18. Me kombëtaren U–17, Scuffet ka luajtur në Kupën e Botës 2913. Italia pasi e mbylli grupin B në vendin e dytë me 6 pikë, u eleminua nga Meksika në raundin e 16 me rezultatin 2–0. Megjithatë, pavarësisht nga eleminimi i hershëm i bluve, Scuffet ishte një nga lojtarët më të mirë të kompedicionit. Në mars 2014, ai u thirr nga trajneri i kombëtares së parë Cesare Prandelli që të bashkohej me disa lojtarë të panjohur në stërvitjen e tyre 3 ditore në një qëndër stërvitore.[7]

  1. ^ "Meet Simone Scuffet: Italy's next great goalkeeper?". Eurosport. Marrë më 1 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Serie A Udinese, il baby Scuffet: «Bello essere tra i grandi»". Corrieredellosport.it. Arkivuar nga origjinali më 7 prill 2014. Marrë më 1 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Bologna 0-2 Udinese". ESPN. 1 shkurt 2014. Marrë më 1 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Inter barazon në Giuseppe Meazza". time.al. 27 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 4 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Serie A Team of the Week: Tevez, Mexes & Scuffet all shine". Goal.com. 28 mars 2014. Marrë më 4 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Udinese: Scuffet rinnova fino al 2019". ANSA.it. 9 qershor 2014. Marrë më 9 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Nazionale, Prandelli convoca 31 giovani di A e B per uno stage". Gazetta.it. 1 prill 2014. Arkivuar nga origjinali më 9 mars 2014. Marrë më 10 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]