Jump to content

Luis Muriel

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Luis Muriel
Të dhënat vetjake
Emri i plotëLuis Fernando Muriel Fruto
Datëlindja (1991-04-16) 16 prill 1991 (33 vjeç)
VendlindjaSanto Tomás, Kolumubi
Gjatësia1.78 m (5 ft 10 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Udinese
Numri9
Karriera me të rinjtë
2007Atlético Junior
2008Deportivo Cali
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2009–2010Deportivo Cali11(9)
2010–2015Udinese57(15)
2010–2011Granada (huazim)7(0)
2011–2012Lecce (huazim)29(7)
2015Sampdoria (huazim)16(4)
2015–2017Sampdoria63(17)
2017–Sevilla35(8)
2019–Fiorentina (huazim)8(6)
Karriera ndërkombëtare
2009–2011Kolumbia U208(4)
2012–Kolumbia23(2)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 10 mars 2019
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 22 mars 2019

Luis Fernando Muriel Fruto (lindur më 16 prill 1991) është një futbollist profesionist kolumbian i cili luan si sulmues për klubin italian Fiorentina dhe kombëtaren kolumbiane.

Ai është cilësuar si një nga sulmuesit më premtues në botë. Ai është marrë shpesh në konsiderta nga klubet më të mira të europës si Manchester United, Arsenal dhe Barcelona.[1][2][3]. Gjatë sezonit të parë me Udinesen, Muriel fitoi Serie A Futbollisti më i ri i Vitit sëbashku me Stephan El Shaarawy.

Muriel është momentalisht në futbollist i kombëtares kolumbiane dhe e ka përfaqsuar atë që nga viti 2012. Ai është konsideruar të jetë një nga futbollistët e gjeneratës së re të artë të Kolumbisë, Muriel është cilësuar si e ardhmja e kombëtares. Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren e parë në qershor 2012, një një ndeshje kualifikuese të 2014 Kupës së Botës kundër Ekuadorit. Vitin tjetër, Muriel shënoi edhe golin e parë, kundër Guatemalës.

Teknika e tij me topin ka çuar që ai të krahasohet në Itali me legjendën braziliane Ronaldo.[4][5][6]

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karriera e hershme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindur në Santo Tomás, Atlantico [7], ai e filloi karrierën e tij futbollistike me Atlético Junior. Në janar 2008, ai kaloi te skuadra kolumbiane Deportivo Cali dhe u vendos në skuadrën e të rinjëve. Ai debutoi me skuadrën e parë më 12 korrik 2009 në fitoren 1–0 kundër Envigado.[8]

Në Mars 2010, gjatë Torneo Apertura, ai shënoi 5 Gola në 3 ndeshje rradhazi. Gjithsej me Deportivo Cali luajti 11 ndeshje dhe shënoi 9 Gola. Më 7 Mars 2010, ai shënoi një hat-trick kundër Once Caldas në fitoren 3–0. Më 18 prill 2010, ai shënoi 2 Gola dhe dhuroi 2 asiste në fitoren 5–2 kundër Cortuluá.

Më 30 qershor 2010, Udinese firmosi me 19 vjeçarin Muriel nga Deportivo Cali.[9]

Huazimi te Granada

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Muriel u huazua te skuadra spanjolle Granada më 12 korrik 2010 për të marrë eksperiencë europiane.[10] Ai luajti gjithsej 7 ndeshje në Segunda División duke ndihmuar klubin që të ngjitej në La Liga.

Më 31 gusht 2011, ai u huazua te Lecce dhe bëri debutimin e tij në Serie A më 26 tetor 2011 në humbjen 2–0 kundër Palermos.[11] Ai shënoi golin e parë me klubin më 4 dhjetor në humbjen 4–2 jashtë fushe kundër Napolit.[12] Më 7 prill 2012, ai shënoi për herë të parë dy gola në një ndeshje me fanellën e Lecces në fitoren 4–2 kundër Romës. Pavarësisht se shënoi 7 gola në 29 ndeshje në ligë, klubi ra një kategori më poshtë.

Rikthimi te Udinese

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në verën e vitit 2012, Muriel u rikthye te Udinese. Më 12 shtator 2012, ai firmosi një kontratë të re 5 vjeçare me klubin.[13] Ai bëri debutimin e tij në një humbje 2–1 kundër Fiorentinës, duke dhuruar assistin e Golit të skuadrës së tij.[14]

Në raundin kualifikues play–off të 2013–14 UEFA Europa League, Muriel shënoi dy gola në fitoren 3–1 kundër Široki Brijeg. U lajmërua se pas kësaj Muriel do të vishte fanellën me numrin 9.[15]

Në ndeshjen e parë të ligës për sezonin e ri, Muriel shënoi kundër kampionëve të kupës Lazio në humbjen 2–1. Më 1 shtator, ai shënoi Gol me penallti në fitoren 3–1 kundër Parmës.[16] Muriel dhuroi një asist fantastik në barazimin 1–1 kundër Bolonjës.

Më 17 shtator 2013, Muriel firmosi një kontratë të re pesë-vjeçare, duke e mbajtur në klub deri në vitin 2018.[17]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Muriel ka luajtur me kombëtaren U–20 të Kolumbisë.[18]

Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren e parë në qershor 2012, një një ndeshje kualifikuese të 2014 Kupës së Botës kundër Ekuadorit. Vitin tjetër, Muriel shënoi edhe golin e parë, kundër Guatemalës.

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Golat dhe rezultatet me Kombëtaren e Kolumbisë.
Nr. Data Vendi Kundështari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 6 shkurt 2013 -, Miami, Shba Guatemala Guatemala 4–0 4–1 Ndeshje Miqësore

Ai është vlerësuar shpesh gjatë kohës së tij në Itali, gjë që e çoi atë që të fitonte çmimin si lojtari më i mirë i ri në Serie A në 2012. Shumë ikona në Itali si kapiteni i Udineses Antonio Di Natale, e ka vlerësuar për potencialin e tij.[19]

Muriel tha se krahasimi i tij me legjendën braziliane Ronaldo ishte për shkak të stilit të tij të lojës, dhe për shkak se ai e ka mbështetur Ronaldon gjatë kohës që luante tek Interi.[20] Ai gjithashtu tha se ishte tifoz i Interit vetëm nga Ronaldo.[21]

  1. ^ "Arsenal keep tabs on Udinese's £8m-rated 'Colombian Ronaldo' Muriel". Daily Mail. 26 mars 2012. Marrë më 5 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Luis Muriel: The Lowdown On The Colombian Who Can Make Arsenal Forget About Suarez". Sabotage Times. 14 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 21 prill 2014. Marrë më 5 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "James on Man United target Luis Muriel". Talk Sport. 10 gusht 2013. Marrë më 5 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Napoli hoopt 'Colombiaanse Ronaldo' te strikken". Elfvoetbal.nl. 10 gusht 2013. Marrë më 5 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Napoli, Di Salvatore (ag. FIFA): Muriel erede di Cavani? Meglio Osvaldo... (esclusiva)". Ilsussidiario.net. 26 shkurt 2013. Marrë më 5 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Why Man Utd and Liverpool have joined the battle for Luis Muriel – the new Ronaldo". Tribal Football. 17 prill 2012. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2018. Marrë më 5 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Profile by Deportivo Cali". Deporcali.com. 1 prill 2014. Arkivuar nga origjinali më 2 janar 2010. Marrë më 5 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Luis Muriel jugará en Udinese". ESPN FC. 13 maj 2010. Marrë më 5 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Colombia – L. Muriel – Profile with news, career statistics and history – Soccerway". Soccerway. Marrë më 5 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Granada Club de Fútbol – Web oficial". Granadacf.es. Marrë më 5 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Ufficiale Muriel". uslecce.it. 31 gusht 2011. Arkivuar nga origjinali më 3 prill 2012. Marrë më 5 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Napoli affonda il Lecce Pensando Champions: 4-2". gazzeta.it. 4 dhjetor 2011. Marrë më 5 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Muriel rinnova fino al 2017!". Udinese Calcio. 12 shtator 2012. Marrë më 12 shtator 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  14. ^ "Fiorentina vs Udinese". Football Italia. 25 gusht 2012. Marrë më 5 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Široki Brijeg 1-3 Udinese". UEFA.com. Marrë më 5 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Udinese 3-1 Parma". repubblica.it. 1 shtator 2013. Marrë më 5 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Luis Fernando Muriel renovó hasta el 2018 con Udinese". comutricolor.com. 17 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali më 1 tetor 2013. Marrë më 5 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Todos los Fichajes: Luis Muriel ficha por el Udinese". Milfichajes.blogspot.com. 22 qershor 2010. Marrë më 5 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "Muriel will be a great, says Di Natale". Football Italia. 2 maj 2013. Marrë më 5 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "'The Colombian Ronaldo' - Introducing Liverpool target Luis Muriel". Goal.com. 30 maj 2013. Marrë më 5 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "'Muriel: 'I'm an Inter fan'". Football Italia. 8 qershor 2013. Marrë më 5 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]