Siri Strazimiri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Siri Strazimiri ne Torino

Siri Strazimiri (Selanik, 7 gusht 1914 - Tiranë, 21 tetor 1984) ka qenë ushtarak shqiptar.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind më 7 gusht 1914 në Selanik, ku familja e tij nga Dibra qe vendosur në sajë të zhvillimeve të Luftës së Parë Ballkanike, i biri i Ismail Strazimiri. Familja brënda vitit u vendos në Tiranë, ku ndoqi shkollen fillore “Naim Frasheri”, më pas përfundoi me rezultate te shkelqyera pesë klasë ne Liceun e Korces. Në vijimësi, ne vitet 1930-36 kreu studimet ne Kolegjin Ushtarak ne Romë, ne Akademine Ushtarake te Artilerise dhe Xhenjos ne Torino si dhe ne Shkollen e Aplikacionit ne Torinos. ku së bashku me Xhemal Kadën dhe Veli Dedin, ishin ndër të vetmit studentë të huaj që nuk pranuan të veshin kemishen e zezë fashiste.

Gjatë Luftës II Botërore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prej viteve 1939-1943 ishte efektiv i Batalionit “Tomorri”. Si shume ushtarake te tjere shqiptarë ai nuk iu bind urdhërit te komandes fashiste per pjesemarje në luftën Italo-Greke; për këtë, u internua dhe u izolua ne Shijak.

Në vitin 1942, se bashku me disa oficere te tjere, u lidh ne me levizjen Antifashiste Nacional-Clirimtare dhe ne vitin 1943 u bashkua me rradhet partizane te qarkut te Dibres. Ndërkohë, u dënua me vdekje në mungesë, cka do të thoshte se, nëse kapej, arrestohej e pushkatohej ne vend, per braktisje te ushtrisë.

Me krijimin e Brigadës XVIII Sulmuese, më 23 gusht 1944, emërohet shef Operativ dhe shume shpejt kalon ne detyren e komandantit te qarkut te Dibres.

Siriu me bashkëluftëtarët e Brigadës XVIII

Karriera Administrative pas Luftës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas çlirimit të vendit në janar 1945 u emërua komandant i grupit të artilerisë në Tiranë. Prej marsit 1945 deri dhjetor 1947 kreu detyrën e komandantit të Qendrës së Instruksionit të Artilerisë Kundërajrore, ajo dhe qendër e grumbullimit të armëve kundërajrore në Karpen të Kavajës. Me ato armë në 14 nëntor 1947 u krijua regjimenti i parë kundërajror "Ali Demi" në Tiranë. Siri Strazimiri është i pari komandant i Artilerisë Kundërajrore në Shqipëri, pas çlirimit të vendit. Megjithë përkushtimin, kontributin, e profesionalizmin në dobi të atdheut, edhe kolonel Siri Strazimiri nuk u shpëtoi turbullirave të rënda që shoqëruan periudhën e diktaturës; në dhjetor te vitit 1947, pikërisht në atë që njihet vecanërisht si koha e errët e Koçi Xoxes, u çmobilizua nga ushtria dhe e përjashtuan nga partia, pa motivacion, për tu rikthyer sërish në ushtri në shtator 1948 si shef i ciklit të Artilerisë në Shkollën e Oficerëve.

Në gusht 1949 drejtoi veprimet e artilerisë kundërajrore që u dërgua në zonën e kufirit shqiptaro-grek të atij viti, në përforcim të divizionit të 6-te Korçës, ku tregoi aftësi e profesionalizëm të lartë. Ne vitet 1950-1953 iu besua detyra e komandantit të regjimentit të parë kundërajror.

Kolonel Siri Strazimiri

Ne vitin 1956 perjashtohet nga Partia me motivacionin absurd se kishte mbaruar studimet e larta jashte shtetit, se rridhte nga nje familje e shtreses së lartë dhe se kishte pasur ne burg vellanë më të madh (edhe ky i dënuar padrejtësisht dhe që më vonë mori pafajësinë). Gjate kësaj periudhe, kreu detyra te ndryshme ne ushtri si zëvendësdrejtor i ndertimeve Ushtarake, komandant i reparteve të punës (Xhenio) si dhe drejtor i fermave te Ushtrisë. Gjatë kësaj periudhe, repartet ku ai drejtonte kryen me sukses te plotë ndërtimin e veprave të rëndësishme industriale, si hidrocentralet e Ulzës, Shkopetit, Bistrices, TEC-in e Azotikun në Fier, Liqenin Artificial te Tiranes e kontribuan në n ngritjen e impianteve të industrise së përpunimit te mineraleve ne Lac, të perpunimit te bakrit ne Rubik, të fabrikës së panxhar sheqerit ne Maliq, në bonifikimin e fushes se Durresit e Lezhes, në vepra bujqësore si në ndertimin e fermes “29 Nentori” ne Lushnje, në fermen e Vorës etj.

Siri Strazimiri, ashtu si edhe në të gjitha detyrat që kishte ushtruar, u dallua, duke marrë edhe vlerësimin maksimal, per shpirtin e artin e drejtimit e organizimit, të përballimit e plotësimit me sukses te detyrave te ngarkuara, megjithë veshtirësitë që efektivisht repartet e kësaj kategorie (Xhenios) paraqisnin; që nga shtrirja e madhe territoriale, numri i madh i efektivit përbërës ushtarak, numri i vogël i stafit drejtues të oficerëve, etj.

Edhe në detyrën tjetër që ushtroi, atë të organizimit dhe drejtimit të fermave ushtarake ne te gjithe territorin e vendit, Siri Strazimiri u shqua si drejtues e profesionist i zoti, duke u cmuar maksimalisht per punen e tij. Ne vitit 1967, kur ai dha mendimin e shkrirjes se ketyre fermave ne baze të korpuseve, propozimi u vlerësua e u pranua zyrtarisht. Pas kesaj periudhe, ai nuk pranoi te vazhdoje te punojë, por doli ne pension me insistimin e vet.

Kolonel Siri Strazimiri eshte dekoruar me urdhëra dhe medalje per merita ne Luften Antifashiste Nacional-Clirimtare si dhe kryerjen e detyrave te ndryshme ne ushtri.

Ndërroi jetë më 21 tetor 1984.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]