Sportet dimërore
Sportet dimërore ose aktivitetet dimërore janë sporte konkurruese ose aktivitete rekreative jokonkurruese të cilat zhvillohen në dëborë ose akull. [1] Shumica e sporteve dimërore janë variacione të skijimit, (Sllallomi, Supersllallomi, Sllallomi i madh, Skijimi alpin) patinazhit në akull dhe udhëtimit ose rrëshqitjes me sajë. Tradicionalisht, lojëra të tilla luheshin vetëm në zona të ftohta gjatë dimrit, por bora artificiale dhe akulli artificial lejojnë më shumë fleksibilitet. Akulli artificial mund të përdoret për të siguruar pistat e akullit për patinazh në akull, hokej mbi akull dhe bandi edhe në një klimë më të butë.
Sportet e zakonshme individuale përfshijnë skijimet malore, skijimin alpin, dëborë, kërcimskijimin, patinazh i shpejtë, patinazh artistik, orientim i skive, makina dëbore, etj. Sportet e zakonshme ekipore përfshijnë hokej mbi akull, karlingu dhe bandi. Bazuar në numrin e pjesëmarrësve, hokej mbi akull është sporti më i popullarizuar dimëror në botë, i ndjekur nga bandi. [2] Sportet dimërore kanë ngjarjet e tyre multisportive, të tilla si Lojërat Olimpike Dimërore dhe Universiada Dimërore.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bora dhe akulli gjatë kohës së dimrit kanë krijuar nevojën edhe për mjete të tjera transporti, të tilla si saja, ski dhe patina. Kjo gjithashtu ka rezultuar edhe në aktivitete të ndryshme argëtuese dhe sportive duke u zhvilluar kryesisht në sezonin e dimrit në krahasim me periudhat e tjera të vitit. Natyrisht, sportet dimërore janë më të popullarizuara në vendet me stinë më të gjata të dimrit.
Ndërsa shumica e sporteve dimërore luhen jashtë, në natyrë, hokej mbi akull, patinazh i shpejtë dhe në një farë mase bandi kanë lëvizur edhe në ambiente të mbyllura duke filluar nga mesi i shekullit XX. Pista e akullit në ambiente të mbyllura me akull artificial lejojnë që patinazhi në akull dhe hokej të luhen edhe në klimat e nxehta.
Sportet dimërore në natyrë ka shumë të ngjarë që të ndikohen rëndë për shkak të ndryshimit të klimës në shekullin e ardhshëm. [3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Skijimi
- Karlingu
- Sllallomi
- Patinazhi
- Skijimi alpin
- Supersllallomi
- Kërcimi me ski
- Sllallomi i madh
- Lojërat olimpike dimërore
- Shtigjet skitare në Kosovë
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "winter sports, noun". Chambers 21st Century Dictionary (në anglisht). Marrë më 22 shkurt 2010.
- ^ "Archived copy" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2018. Marrë më 17 janar 2018.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ Climate Change and Winter Sports: Environmental and Economic Threats
Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Syers, Edgar; Syers, Madge (eds.) (1908) The Book of Winter Sports London: Edward Arnold
- Dier, J. C. (ed.) (1912) The Book of Winter Sports, an attempt to catch the spirit of the keen joys of the winter season The Macmillan Company
- Jessup, Elon Huntington (1923) Snow and ice sports: a winter manual E. P. Dutton & company
- Cereghini (1955) Five Thousand Years of Winter Sports Edizioni del Milione
- Liebers, Arthur (1971) The Complete Book of Winter Sports NY: Coward, McCann & Geoghegan
- "Winter Sports: Sport guides". BBC Online (në anglisht). 20 shkurt 2010. Marrë më 22 shkurt 2010.