Sulejman Starova
Sulejman | |
---|---|
Ministër i Financave | |
Në detyrë 12 dhjetor – 24 dhjetor, 1921 | |
Paraprirë nga | Ahmet Dakli |
Pasuar nga | Kolë Thaçi |
Në detyrë 28 shtator, 1925 – 10 shkurt, 1927 | |
Paraprirë nga | Myfid bej Libohova |
Pasuar nga | F. Alizoti |
Në detyrë 24 tetor, 1927 – 10 maj, 1928 | |
Paraprirë nga | Fejzi bej Alizoti |
Pasuar nga | Milto Tutulani |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 1874 Starovë, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 1 korrik, 1934 Korçë, Mbretëria Shqiptare 1928–1939 |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Punësimi | nëpunës, politikan |
Sulejman ose Sylejman Starova (Starovë, 1874 - Korçë, 1 korrik 1934) ka qenë financier dhe ministër i shtetit shqiptar. Për ndihmesën në çështjen kombëtare Këshilli i Komunës Buçimas i dha titullin ''Qytetar Nderi'' i Komunës Buçimas.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mësimet e para i mori në vëndlindje dhe në Manastir, më tej shkoi në Stamboll, qytet ku mbaroi studimet e larta në financë. Deri në fund të vitit 1912 punoi si bankier në Stamboll, më ndërmjetësinë e legatës frënge arrin të kthehet në atdhe.
Më 1913-1920 punoi nëpunës finance i administratës shqiptare. Më 1920 filloi punë si këshilltar në Ministrinë e Financave. Më 1921 iu dha portofoli i ministrit të Financave në qeverinë tranzitore Kosturi.[1]
Dhjetorin e 1923 kandidoi si deputet i prefekturës së Korçës, u rizgjodh më 1925 dhe 1928.[2] U riemërua ministër i Financave në qeveritë e udhëhequra jozyrtarisht nga Tutulani nga 27 shtator 1925 deri më 10 shkurt 1927 dhe Vrioni nga 26 tetor 1927 deri më 11 maj 1928.
Sulejman Starova vuante nga tuberkulozi dhe kjo sëmundje e bëri dhe që të ndahej nga jeta në vitin 1934 në Korçë.[1]
Pas vdekjes së tij fëmijët iu rritën dhe arsimuan dhe gjatë luftes nacional çlirimtare djali i tij i madh Petriti iu bashkua çetës së Partizanëve.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 219. ISBN 9789994356225.
- ^ Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005 Arkivuar 13 shkurt 2009 tek Archive-It -
Republika e Shqipërisë KUVENDI
. Tiranë 2005