Tahir Shtylla
Tahir Shtylla | |
---|---|
Ministër i Tokave të Lirueme | |
Në detyrë 3 dhjetor, 1941 – 31 korrik, 1953 | |
Paraprirë nga | Fejzi bej Alizoti komisar civil i Tokave të Lirueme |
Pasuar nga | Mustafa Kruja |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 19 janar 1899 Korçë, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 22 qershor 1942 Romë, Mbretëria e Italisë |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Tahir Shtylla (Korçë, 19 janar 1899 - Romë, 22 qershor 1942) ka qenë diplomat dhe ministër i shtetit shqiptar.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind më 19 janar 1899 në qytetin e Korçës. Ndoqi studimet në kolegjin e Shën Adrianit në Shën Mitër Koronë, Itali. Më 1925 mbaroi Fakultetin e Jurisprudencës në Universitetin e Romës.
Më 1926 qe sekretar i parë i legatës shqiptare në Bukuresht. Nga ai vit deri më 1929 u caktua sekretar i parë i legatës shqiptare në Beograd. Më 1929 e deri më 1933 qe sekretar i parë i legatës shqiptare në Romë. Nga 1933 u ngrit në gradën e të ngarkuarit me punë, dhe nisi shërbimin në Athinë. Vitin 1933 - 1934 qe i ngarkuar me punë në Sofie. Në vitet 1934 - 1936 qe kryekonsull në Bari dhe më 1937 - 1939 rikthehet në Beograd po si i ngarkuar me punë.
Më 1939 - 1941 qe funksionar i Zyrës së Likuidimit. Më 1941 u ngarkua me portofolin e ministrit fuqiplotë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë. Më 1941 - 1942 qe ministër sekretar shteti i Tokave të Lirueme.
Ndërroi jetë në Romë më 22 qershor 1942, u varros në Shqipëri.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 231. ISBN 9789994356225.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)