Tempulli Varadharaxha Perumal
12°49′10″N 79°43′29″E / 12.819417°N 79.724693°E
Tempulli Varadharaja Perumal, Hastagiri ose Attiyuran (i quajtur edhe Varadaraja Perumal Kovil, Thiru Katchi, Aththigiri dhe Vezhamalai) është një tempull hindu kushtuar Vishnut në qytetin e shenjtë hindu të Kanchipuramit, Tamil Nadu, Indi. Është një nga Divya Desamët, 108 tempujt e Vishnut që besohet se kanë qenë vizituar nga 12 shenjtët poetë të quajtur Alvarë.[1] Është i vendosur në një zonë të Kanchipuramit të njohur si Vishnu Kanchi që është vendi i shumë tempujve të famshëm të Vishnut. Një nga studiuesit më të mëdhenj të filozofisë Vaishnava Visisht-Advaita, Ramanuja besohet se ka qendruar në këtë tempull.[2] Ky tempull bashkë me Tempullin Ekambareswarar dhe Tempullin Kamakshi Amman në Kanchipuram është i njohur në mënyrë popullore si Mumurtivasami (banesa e treshes),[3] ndërsa Srirangami referohet si ‘Koili’ (që do të thotë "tempulli") dhe Tirupathi si ‘Malai’ (qw do të thotë "kodra"). Mes Divya Desamëve, Tempulli Kanchipuram Varadaraja Perumal është i njohur si ‘Perumal Koili’. Ky është një nga vendet më të shenjta të Vaishnavizmit. Në Kurmai të mandalit Palamaner në distriktin e Chittoorit në Andra Pradesh ndodhet një tjetër tempull i famshëm i Varadaraja Swamyt, i quajtur Tempulli Kurma Varadaraja Swamy.
Legjendat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Indra, mbreti i hyjnive qiellore, pasi u çlirua nga mallkimi i hyjneshës Saraswati, vendosi hardhuca argjendi dhe ari që ishin dëshmitare të vuajtjeve.[4] Brahma kreu aty një yagna, që ishte gati për tu përmbytur nga vërshimi i lumit Vedavathi. Hyjnia e tempullit, Vishnu e vendosi veten përpara rrjedhës dhe rituali yagna u krye me sukses. Vishnu doli me shkëlqimin e njëmijë diejve si Devarajaswamy dhe qëndroi aty në mënyrë të përhershme.[4] Si në tempujt e tjerë të Indisë së Jugut tempulli është i lidhur me me kultin e pemës së shenjtë, pasi edhe emërtimi i tempullit, Attigiri ka rrjedhur nga fjala tamile Atti që do të thotë pemë.[5] Sipas legjendave hindu, Brahma, perëndia hindu e krijimit, u nda me gruan e tij Saraswathi për shkak të një mosmarrveshjeje. Ai bëri një adhurim Aswameda (me një kal) duke kërkuar ndihmën e Vishnut. Vishnu u kënaq nga përkushtimi i Brahmës dhe u shfaq nga nën-toka si një derr i egër dhe e ribashkoi Saraswathin me Brahmën. Sipas një tjetër legjende, Saraswathi e mallkoi mbretin e hyjnive qiellore, Indra, të bëhej një elefant dhe të bridhte vërdallë vendit. Ai u çlirua nga mallkimi me fuqinë hyjnore të Vishnut, që u shfaq si mal, Hastagiri. Attagiri tregon një mal në formën e elefantit. Ndërsa sipas një tjetër legjende, dishepulli i të diturit Gautama bashkë me të u mallkuan të bëheshin hardhuca. Ata qëndruan në tempull dhe u çliruan nga mallkimi nga çlirimi hyjnor i Vishnut. Në tempull ndodhet një panel ku dy hardhuca janë paraqitur në tavanin e tempullit.[6] Thirukkachi Nambigali (i njohur edhe si Kanchi Purnari) ishte një besimtar i flakt i këtij tempulli. Ai e kishte zakon të sillte lule çdo ditë nga Poovirundhavalli, ku ai mirëmbante një kopësht. Ai kreu Aalavatta Kaingariyamin, tundjen për të krijuar freski me ndihmën e një freskuese. Aalavatta Kaingariyami është një praktikë adhurimi e ndjekur edhe në kohët moderne. Besohet se Vardharaja e kishte zakon të bisedonte me të, ndërsa ai kryente atë seva. Nambi kompozoi gjithashtu Devarajaashtakamin (një poemë sanskrite prej 8 vargjesh) mbi hyjninë kryesuese të tempullit. Sri Ramanujar, një tjetër Vaishnavit i madh, mori përgjigje për gjashtë pyetjet e tij nga perëndia Varadharaja nëpërmjet Sri Thirukkachi Nambigalit.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekziston një besim i pabazuar se tempulli u ndërtua fillimisht nga mbreti Pallava, Nandivarman II,[7] megjithëse në fakt Tempulli Varadharaja Perumal u ndërtua fillimisht nga Dinastia Chola në vitin 1053[8] dhe u zgjerua gjatë mbretërimeve të mbretërve të mëdhenj Chola, Kulottunga Chola I dhe Vikrama Chola. Në shekullin e XIV u ndërtua një tjetër mur dhe një gopuram nga mbretërit e vonë Chola. Robert Clive, gjenerali britanik gjatë periudhës koloniale vizitoi festën Garuda seva dhe paraqiti një varëse të çmuar (tashmë e quajtur Clive Maharkandi), që zbukurohet gjatë një rasti të veçantë çdo vit.[9] Në tempull ka mbishkrime që datojnë nga viti 1532 që përfshijnë dhurimin e fshatrave të bëra nga Achutaraya.[10] Vira Narasingaraya Saluva Nayaka që ishte i drejtuar nga Achutaraya theu urdhërin mbretëror duke i dhënë më shumë toka Tempullit Ekambaranathar sesa Tempullit Varadaraja Swamy kundër udhëzimit të një dhurimi të barabartë për të dy tempujt.[10] Në kohët moderne, administrimi i tempullit kryhet nga Bordi i Përkrahjes së Bamirësisë dhe Besimit Hindu i Qeverisë së Tamil Nadusë.[11] Në tempull ndodhet edhe një mbishkrim nga shekulli i XIII nga Dinastia Hoysala, që tregon një dhurim të një kurore për hyjninë kryesore. Gjatë shekullit të XVII, tempulli qe nën sulmet e Perandorisë Mogule të drejtuar nga Aurangazebi. Kur pritej një pushtim Mogul në vitin 1688, imazhi kryesor i hyjnisë dhe idhujt e tjerë u dërguan në Udayarpalayam, tani pjesë e distriktit të Tiruchirappallit.[9] Situata gjatë vitit 1710 u bë e përshtatshme që idhujt të riktheheshin, por drejtuesi i Udayarpalayamit kundërshtoi ti lëvizte dhe vetëm pas ndërhyrjes së Paramahamsa Parivajakacharya Attan Jeerit, një mësues vendor, që listoi shërbimet e gjeneralit Todarmal, idhujt u rikthyen.[9] Ngjarja përkujtohet si një festë e përvitshme në tempull.[6]
Arkitektura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tempulli Varadaraja Perumal është ndërtuar në Stilin Arkitekturor Dravidian dhe kompleksi i tij shtrihet në një sipërfaqe prej 93,000 m2 (23 akresh) duke paraqitur mjeshtrinë arkitekturore të Vishwakarma sthapathëve në arkitekturën tempullore si dhe është i famshëm për shenjtërinë dhe historinë e tij të lashtë. Tempulli ka tre rrethime të jashtme (prakaramë) përkatësisht Azhwar Prakarami, Madai Palli Prakarami dhe Thiru Malai Prakarami.[12] Në kompleks ndodhen 32 faltore, 19 vimana, 389 salla me kolona (shumica e të cilave kanë skulptura yali të tipit me luanë)[13] dhe depozita të shenjta, disa prej të cilave gjenden jashtë kompleksit.[12][14] Shenjtërorja kryesore është e drejtuar nga perëndimi dhe mund të hyet nëpërmjet një raxhagopurami (kulla e portikut kryesor) 39.6 metra të lartë me shtatë kate.[4] Gopurami lindor është më i lartë se gopurami perëndimor, që është në ndryshim nga tempujt e mëdhenj ku raxhagopurami është më i larti.[4] Kodra, e quajtur Hastagiri, është 360 m e gjatë dhe 240 m e gjerë.[15] Një nga pjesët arkitekturore më të shquara të tempullit është zinxhiri i stërmadh prej guri i skalitur nga një gur i vetëm.[16]
Në tempull ndodhet një sallë me 100 kolona[17] që ka skulptura që paraqesin skena nga Ramayana dhe Mahabaratha. Kjo konsiderohet si një kryevepër e Arkitekturës Vijayanagara.[12][16] Në tempull ka piktura të porositura gjatë shekullit të XVI nga mbretërit Vijayanagara.[6] Tavanet e Hastagirit kanë gjithashtu piktura murale të periudhës së vonë Vijayanagara në tavane.[12] Një tjetër karakteristikë domethënëse e tempullit janë hardhucat e skalitura mjeshtërisht dhe të veshura me ar, mbi shenjtërore.[16][18] Vimana mbi shenjtëroren e Varadaraja Swamit quhet Punyakoti Vimanam dhe ajo mbi faltoren e Perundevi Thayarit quhet Kalyana Koti Vimanam.[4] Përveç idhullit kryesor prej guri, tempulli ka imazhe prej druri të Varadaraja Swamit të ruajtura brenda një sënduku argjendi nga i cili zhytet në ujë çdo 40 vjet.[19] Besohet se pasi idhulli zhytet në ujë bien shira të mëdha që mbushin depozitën. Hyjnia kryesuese është një idhull 3.05 m i lartë i bërë prej granit në qëndrim në këmbë, ndërsa idhulli i Thayarit është një skulpturë 1.22 metra e lartë në qëndrim të ulur.[6] Në kodër ndodhet një faltore e Narasimhas,[12] zanafilla e maskës së të cilit është e mistershme dhe besohet se zotëron fuqi të pashpjegueshme.[20] Në rrethimin e dytë ndodhen katër faltore, nga të cilat më e rëndësishmja është ajo e Malayala Nachiarit, me gjasa e ndërtuar gjatë sundimit të mbretërve Chera në fillim të shekullit të XIV.[12] Në rrethimin e dytë ndodhen imazhe të Alv/arëve dhe Ramanujas.[15] Rrethimi i tretë ka faltoren e hyjneshës Perundevi Thayar; është zakon për besimtarët ta vizitojnë faltorn në fillim përpara vizitimit të faltores së Perumalit kryesor.[9] Ndodhen katër salla të vogla me kolona, identike në strukturë, të quajtura Thulabara Mandapat që janë ndërtuar gjatë vitit 1532 për një ceremoni të Achutarayas së Perandorisë Vijayanagara.[9] Shtatë rrethimet quhet Pradakshina Padha, Hastagiri Pradakshana, Madapalli Pragara, Alavandar Pragara dhe Azhwar Thiruveedhi. Alavandar Pragara bujt mjaft faltore të tempullit. Tempulli ka dy kulla në krahët perëndimor dhe lindor, që janë përkatësisht 54.87 metra e lartë dhe 48.77 metra e lartë. Ndodhet një salle me njëqind kolona, që ka skalitje zbukuruese, ku shquhen zinxhirat prej guri. Karroja e tempullit besohet se ka qenë dhuruar nga Krishnadeva Raya në vitin 1517. Në krahun lindor të depozitës së tempullit ndodhet një faltore e Chakratazhwarit. Imazhi i Chakrathazwhar (Sudarsana) në tempull është paraqitur me gjashtë krahë. Imazhi festiv i tempullit ka shtatë imazhe të ndryshme të Sudarshanas të paraqitur brenda të njëjtës Chakra. Për te faltorja ka dy hyrje pasi dy imazhet janë konsideruar si të veçantë. Faltorja besohet se është ndërtuar gjatë kohës së Kulothungas III në vitin 1191 nga Ilavazhagan Kalingarayani i Netturit siç shihet nga mbishkrimet në tempull. Shtesat e mëvonshme janë bërë me gjasa nga perandoria Vijayanagara gjatë shekullit të XIII ose fillimit të shekullit të XIV. Mbretërit Vijayanagara shtuan gjithashtu kolona të skalitura në sallën kryesore të skalitura me skena nga Ramayana dhe forma të ndryshme të Vishnut.[21]
Literatura përmendëse
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Thirumangai Azhwari shpenzoi të gjithë pasurinë e tij dhe taksat për ndërtimin e tempullit dhe mbreti e ndëshkoi atë për mospagimin e taksave dhe shpërdorimin e pasurisë së mbretërisë. Por një zë hyjnor e informoi mbretin në ëndërr se ai mund të merrte pasuri nga një vend i afërt dhe ta çlironte Thirumangai Azhwarin. Thirukachi Nambi ishte një besimtar i përkushtuar i Varadrajarit. Ai e kishte zakon të vinte në tempull çdo ditë nga një largësi e madhe për të kryer adhurimin. Gjatë moshës së tij të thyer, ai u privilegjua të bisedonte me zotin. Ramanuja, mësuesi i filozofisë Vaishan-advaita, u mashtrua nga mësuesi i tij dhe u tentua të vritej. Por nga ndërhyrja e perëndisë ai u maskua si një gjuetar dhe i iku pusisë. Më pas ai u kthye në tempull për të krijuar filozofinë Vaishava.[6] Vedanta Desika, i gjithëdituri i nderuar i krahasueshëm vetëm me Ramanujan në vargjet e tij përmend festën e përvitshme dhjetë-ditore të zhvilluar në maj.[9][22] Vedanta Desika, (e Thooppulit) e vizitonte Tempullin Varadaraja Perumalin njëherë në vit gjatë muajit të Puratasit (shtator-tetor). Ky është Divya Desami i vetëm ku Desika hynte në shenjtëroren e perëndisë Varadaraja dhe asnjë Alvar tjetër nuk e kishte këtë privilegj. Tempulli përmendet edhe te Thirtha Prabandha, një ditar udhë-përshkrues që përshkruan qendrat e pelegrinazhit përgjatë Indisë i shkruar nga Sri Vadiraja Swamy. Tyagaraja dhe Muthuswami Dikshitari, kompozitorët e shquar indianë të shekullit të XVIII krijuan kompzime për festën e tempullit.[9] Thirumangai Alvari shkroi 4 hymne paasuramë për tempullin, Bhoothathalvari - 2 hymne paasuramë dhe Peyalvari - 1 hymn Paasuram.
Festat dhe praktikat fetare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tempulli është i famshëm për ombrellën e tij të stërmadhe të përdorur gjatë festave. Gjatë bhramotsavamit (festa kryesore) në muajin e Vaigasit (maj/qershor), mijëra njerëz mblidhen në tempull dhe kjo rritet të paktën me dyfishin gjatë Garuda Vahanamit dhe festës Ther (festa e karros tempullore). Priftërinjtë e tempullit besohet se janë pasardhës të Yagya Valkierit.[6]
Galeri imazhesh
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Kolonë e skalitur në një sallë të tempullit
-
Kolonë e skalitur në një sallë të tempullit
-
Piktura të vjetra nga tempulli
-
Piktura të vjetra nga tempulli Varadaraja Perumal
-
kolonë në një sallë të tempullit
-
kolona me skalitje kalorësish
-
Garbhagriha e Tempullit Varadaraja Perumal
-
kolonë e skalitur
-
kolonë e skalitur
-
Puxha gjatë festës Bhramotsavam
-
Theerthami ose Depozita e shenjtë
-
Pamje e tempullit pranë depozitës së shenjtë
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Sunita Pant Bansal: Hindu Pilgrimage: A Journey Through the Holy Places of Hindus All Over India; fq. 82
- ^ The Templenet Encyclopedia - Varadaraja Perumal Temple at Kanchipuram
- ^ Rao, P. V. L. Narasimha (2008), Kanchipuram - Land of Legends, Saints & Temples, fq. 154, ISBN 978-93-5018-104-1
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e Rao, P. V. L. Narasimha (2008), Kanchipuram - Land of Legends, Saints & Temples, fq. 106, ISBN 978-93-5018-104-1
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Hopkins, Steven (2002). Singing the body of God: the hymns of Vedāntadeśika in their South Indian tradition. fq. 272.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e f Chandramouli, C. (2003). Temples of Tamil Nadu Kancheepuram District. Directorate of Census Operations, Tamil Nadu.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ramaswamy, Vijaya (2007), Historical dictionary of the Tamils, fq. 273, ISBN 978-0-470-82958-5
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Abodes of Vishnu – Thirukkachchi
- ^ a b c d e f g Rao, P. V. L. Narasimha (2008), Kanchipuram - Land of Legends, Saints & Temples, fq. 108, ISBN 978-93-5018-104-1
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b V., Vriddhagirisan (1995), Nayaks of Tanjore, fq. 19, ISBN 81-206-0996-4
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Palanithurai, Ganapathy (2004), Rural transformation and peoples entitlements, fq. 64, ISBN 81-8069-058-X
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e f Rao, P. V. L. Narasimha (2008), Kanchipuram - Land of Legends, Saints & Temples, fq. 107, ISBN 978-93-5018-104-1
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Davidson, Linda Kay; Gitlitz, David Martin (2002), Pilgrimage: From the Ganges to Graceland: An Encyclopedia, fq. 305, ISBN 978-1-57607-004-8
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Jayapalan, N. History Of India (from National Movement To Present Day). fq. 93. ISBN 81-7156-928-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Harshananda, Swami (2012). Hindu Pilgrimage Centres. Ramakrishna Math. fq. 62. ISBN 81-7907-053-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Tourist guide to Tamil Nadu (2007), Tourist guide to Tamil Nadu, fq. 76–7, ISBN 81-7478-177-3
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!). - ^ Schreitmüller, Karen (2009), India, Germany: Karl Baedeker Verlag, fq. 545
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Gateway to Kanchipuram district - Varadaraja Temple". Arkivuar nga origjinali më 30 korrik 2013. Marrë më 8 tetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Rao, P. V. L. Narasimha (2008), Kanchipuram - Land of Legends, Saints & Temples, fq. 105, ISBN 978-93-5018-104-1
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Massey, Reginald (2004). India's dances: their history, technique, and repertoire. fq. 91.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Madhavan, Chithra (2007). Vishnu Temples of South India Volume 1 (Tamil Nadu). fq. 87–8. ISBN 978-81-908445-0-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Hopkins, Steven (2002). Singing the body of God: the hymns of Vedāntadeśika in their South Indian tradition. fq. 108–9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Sunita Pant Bansal: Hindu Pilgrimage: A Journey Through the Holy Places of Hindus All Over India.
- Davidson, Linda Kay; Gitlitz, David Martin (2002), Pilgrimage: From the Ganges to Graceland: An Encyclopedia, University of California, Santa Barbara, ISBN 978-1-57607-004-8
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Chandramouli, C. (2003). Temples of Tamil Nadu Kancheepuram District. Directorate of Census Operations, Tamil Nadu.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Gaur, Mahendra (2005), Indian affairs annual, Volume 2, Delhi: Kalpaz Publications, ISBN 81-7835-461-6
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Harshananda, Swami (2012). Hindu Pilgrimage Centres (bot. second). Bangalore: Ramakrishna Math. ISBN 81-7907-053-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Hopkins, Steven (2002). Singing the body of God: the hymns of Vedāntadeśika in their South Indian tradition. Oxford University Press.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Jayapalan, N. (2001). History Of India (from National Movement To Present Day). Vëll. IV. New Delhi, India: Atlantic Publishers & Distributors. ISBN 81-7156-928-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Madhavan, Chithra (2007). Vishnu Temples of South India Volume 1 (Tamil Nadu). Chithra Madhavan. ISBN 978-81-908445-0-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Massey, Reginald (2004). India's dances: their history, technique, and repertoire. Abhinav Publications.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Palanithurai, Ganapathy (2004), Rural transformation and peoples entitlements, New Delhi: Concept Publishing Company, ISBN 81-8069-058-X
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Ramaswamy, Vijaya (2007), Historical dictionary of the Tamils, ShBA: Scarecrow Press, INC., ISBN 978-0-470-82958-5
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Rao, P. V. L. Narasimha (2008), Kanchipuram - Land of Legends, Saints & Temples, New Delhi: Readworthy Publications (P) Ltd., ISBN 978-93-5018-104-1
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Schreitmüller, Karen (2009), India, Germany: Karl Baedeker Verlag
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Tourist guide to Tamil Nadu (2007), Tourist guide to Tamil Nadu, Chennai: T. Krishna Press, ISBN 81-7478-177-3
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - V., Vriddhagirisan (1995), Nayaks of Tanjore, New Delhi: Asian Educational Services, ISBN 81-206-0996-4
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Local government page Arkivuar 4 nëntor 2006 tek Wayback Machine
- Indian temples article
- Photos of Varadaraja temple, 1280x960
- About Kanchipuram Divya Desam
- News report on Brahmotsavam Arkivuar 17 tetor 2007 tek Wayback Machine