Toy Story

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Posteri i Toy Story

Toy Story është një film animuar amerikan të vitit 1995 dhe është i pari film kinema që komplet në kompjuter u krijua. Filmi u prodhua nga Pixar në bashkëpunim me Disney.

Skenari


Një herë e një kohë, është një djalosh i vogël i quajtur Andi, i cili ndër shumë lojëra që i ka, më të preferuarin e tij e ka kaubojin Woody (Tom Hanks), i cili e shijon kohën e tij duke qenë gjithmonë i argëtueshëm për Andin. Por, gjithë kjo kohë e mirë për të, merr fund në ditëlindjen e Andit, kur mamaja e tij i blen një lodër të re, të quajtur Baz Lazer, i cili rrjedhimisht bëhet lodra e preferuar e Andit. Woody, duke ndjerë injorim dhe menjanim nga Andi, bëhet xheloz dhe vendos ta hedhë Bazin nga dritarja e dhomës së Andit, dhe mos ta pranoj fajin kur lodrat e tjera si Kokëpatatja i kërkojnë shpjegim. Po atë natë, Andi, bashkë me të ëmën dhe motrën e tij të vogël vendosin të shkojnë në marketin e lodrave të quajtur "Planeti Pica". Kur Andi e sheh se i ka humbur Bazi, ai vendos ta marrë me vete vetëm Woodyn, por Bazi, tashmë i hedhur nga dritarja, megjithatë arrin të kapet disi në makinën e tyre. Në gjysmë të rrugës ata ndalojnë në një mini-market afër pompës së gazit, dalin nga makina, duke mbetur i vetëm kauboji Woody, I cili mendon se si të arsyetohet për atë që I ka bërë Bazit. Papritmas, sheh Bazin që hyn në makinë dhe kërkon nga ai që kur të kthehen në shtëpi, të thotë se gjithçka ishte vetëm aksident. Bazi nuk pranon, dhe i vërsulet Woodit si hakmarrje për atë që I kishte bërë Woody. Kjo përplasje fizike në mes tyre tek pompa e gazit rezulton fatale sepse atyre i'u ik makina e Andit dhe mamasë së tij. E keqja nuk mbaron me kaq, sepse përveq humbjes së tyre në një vend të panjohur në mesin e natës, Woody gjithashtu vëren se Bazi nuk i'a ka idenë që është lodër, dhe mendon se është një hero jashtëtokësor që ka për mision shpëtimin e tokës nga perandori i errët Zurg. Me gjithë vështirësitë që hasin në komunikim mes vete, Woody i thotë Bazit se e sheh një makinë afër pompës që shkruan "Planeti Pica" dhe që është e duhura për ta kthyer Bazin në planetin e tij, që në fakt është vetëm plan i Woodyt që të shkojnë në dyqanin që ndodhet Andi, në mënyrë që të bashkohen me të e të kthehen në shtëpinë e Andit.

Ata hipin në makinën e panjohur e shkojnë tek dyqani, ku janë shumë afër Andit, por Bazi me naivitetin e tij duke menduar se është astronaut i vërtetë, largohet nga Andi pak para se ai t'i gjej, dhe hip në raketën lodër duke menduar se është e vërtetë. Në këto çaste Woody vendos që të shkoj në raketën lodër që ta marrë Bazin dhe të bashkohen me Andin përpara se ai të largohet nga dyqani i lodrave. Fatkeqësisht, në atë dyqan ndodhet edhe komëshiu i keq i Andit, Sid Philips, një fëmijë që i turturon dhe i shkatërron lodrat. Aty ndodh më e keqja sepse në pamundësi për të ikur, Woody dhe Bazi përfundojnë në duart e Sidit, i cili i merr me vete në shtëpi.

Qëndrimi i tyre në shtëpinë e Sidit është më i keqi i mundëshmi, duke u njohur me natyrën e zymtë e turturuese të djaloshit, aq më keq kur e kuptojnë se nuk ka rrugëdalje nga ajo shtëpi, sepse poshtë shkallëve ndodhet qeni i egër i Sidit, Scotti. Pasi që dështojnë në tentimin e tyre për të ikur nga shtëpia e Sidit dhe qeni i tij që i ndjekë nga pas, Bazi fshihet nga qeni në një dhomë, ku televizori aty e reklamon lodrën Baz Lazer për marketing për fëmijët, dhe në atë moment fillon reflektimi I Bazit ku e kupton se është vetëm një lodër për fëmijë dhe bie në depresion të thellë kur e kupton se realiteti është ndyshe nga ai që Bazi e mendonte (mbase momenti më i dhimbshëm në tërë filmat e animuar). Megjithatë, pasi që Sidi dhe Andi i kanë shtëpitë afër, Woody tenton që përmes një kablloje të gjatë, të arrijë tek dritarja e dhomës së Andit, por lodrat që janë në dhomën e Andit, si Kokëpatatja e derrkuci Ham nuk i besojnë Woodyt që janë bërë miq me Bazin, përkundrazi mendojnë që Woody e ka mbytur Bazin kur i'a shohin vetëm dorën e tij, dorë kjo që erdhi si pasojë e rrëzimit të Bazit nga kati i dytë, në pamundësi për të fluturuar çaste më parë.

Ata ngecin në shtëpinë e Sidit, dhe Andi të nesërmen do shpërngulet në një shtëpi turistike për të kaluar krishtlindjet, por është i palumtur sepse nuk i ka lodrat e preferuara, Woodyn e Bazin, që ndodhen padashje në shtëpinë e të çmendurit Sid. Sidi blen një raketë shpërthyese dhe të rrezikshme të cilën e lidh në Bazin, për qëllim të shpërthimit të tij në qiell. Gjatë natës, Woody shpreh empatinë e tij ndaj Bazit, duke i thënë se më mirë është të jetosh si lodër, sesa të shpërthesh në hapsirë. Kur bëhet mëngjesi, Bazi e pranon vetën si lodër, tenton së bashku me Woodyn ikjen nga Sidi, por pasuksesshem sepse Sidi zgjohet nga gjumi dhe vendos ta ndezë raketën e cila ndodhet e lidhur tek Bazi. Woody, tani ndodhet në siklet sepse ka shumë pak kohë për të vepruar që ta shpëtoj Bazin. Woody bën një mision për të dalë nga shtëpia pa hasur në qenin e egër të Sidit. Pasi arrin të dal në oborrin e shtëpisë së Sidit, sheh se Sidi po bëhet gati për ta eksploduar raketën ku ndodhet Bazi, dhe aty ndodh e papritura e filmit. Woody bashkë me lodrat e tjerat fillojnë të flasin dhe thuajse e çmendin Sidin kur i sheh lodrat e gjalla (duhet cekur se Sidi është personazhi i vetëm në të katër filmat e Toy Story që është i vedijshëm se lodrat janë të gjalla).

Woody arrin të shpëtoj Bazin nga shpërthimi, duke tentuar që të dytë të arrijnë makinën e Andit që po shpërngulet, por i'u bëhet pak vonë. Megjithatë, Woody e Bazi e ndjekin kamionin i cili transporton lodrat e Andit, por problemet për ta nuk kanë mbaruar. Qeni i Sidit i sheh në rrugë duke vrapuar dhe versulet tek ta, duke e kapur Bazin dhe duke e lënë në rrugë të pasigurt. Kur Woody hip në kamion, nxiton për të marrë makinën lodër të Andit me telekomandë, Honkey Donkey. Woody e drejton makinën me telekomandë dhe provon përmes saj ta shpëtoj Bazin, por lodrat e tjera të Andit e hedhin atë nga kamioni, duke menduar se e ka vrarë Bazin. Woody bashkë me Bazin hipin në makinën lodër për të arritur kamionin, e kësaj radhe lodrat e tjera fillojnë të besojnë që Woody po tregonte të vërtetën, por makinës lodër i mbarojnë bateritë. Të ngecur në rrugë, Woody vëren se rrezatimi i djellit mund të jetë i dobishëm për ta ndezur raketën me rrezatim, dhe këtë i'a arrijnë. Fluturojnë me raketë, e lejojnë të shpërthejë raketa, dhe shijojnë aventurën e tyre në ato momente gjatë rënies me still në makinën e Andit, duke arritur të bashkohen më në fund me të, dhe duke i pranuar ndyshimet jetësore që i kanë pësuar.

Dubluesët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aktori Roli
Tom Hanks Woody
Tim Allen Buzz Lightyear
Don Rickles Mr. Potato Head
Wallace Shawn Rex
Jim Varney Slinky Dog
John Ratzenberger Hamm
John Morris Andy
Erik von Detten Sid
Annie Potts Bo Peep
Sarah Freeman Hannah
R. Lee Ermey Sergeant
Laurie Metcalf Andy's Mom
Jeff Pidgeon Green Aliens
Joe Ranft Lenny the Binoculars


3Stooges.jpg Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.