Umm Habibe
Umm Habibe Nëna e Besimtarëve | |
---|---|
أم حبيبة بنت أبي سفيان | |
Lindi | Ramla bint Ebi Sufjan rr. 589 ose 594 |
Vdiq | 45 AH ; rr. 664 |
Vendi i prehjes | Xhenet el-Baki |
Njohur për | Gruaja e profetit islam Muhamedit, Nëna e Besimtarëve |
Bashkëshorti/ja |
|
Fëmijë | Habibe bint Ubejdullah |
Prindër |
|
Të afërm | |
Familja |
|
Umm Habibe Ramla bint Ebi Sufjan (arabisht: أم حبيبة رملة بنت أبي سفيان; rr. 589[1] ose 594–665) ishte gruaja Muhamedit dhe si rrjedhim Nëna e Besimtarëve.
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ajo ishte vajza e Ebu Sufjan ibn Harb dhe Safije bint Ebi el-As.[2] Ebu Sufjani ishte prijësi i fisit Umayya, dhe ai ishte udhëheqësi i të gjithë fisit Kurejsh dhe kundërshtari më i fuqishëm i Muhamedit në periudhën 624-630. Megjithatë, më vonë ai e pranoi Islamin dhe u bë luftëtar mysliman. Kalifi i parë umajad, Muavije I, ishte gjysmë-vëllai i Ramles, dhe Uthman ibn Afan ishte kushëriri i saj i parë nga nëna[3] dhe kushëriri i dyë nga babai.
Martesa me Ubejdullah ibn Xhahsh
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burri i saj i parë ishte Ubejdullah ibn Xhahsh,[4] vëllau i Zejneb bint Xhahsh, e cila ishte gjithashtu gruaja e Muhamedit.
Ubejdullahu dhe Ramla ishin ndër njerëzit e parë që pranuan Islamin. Në vitin 616, për të shmangur armiqësitë nga Kurejshët, ata të dy emigruan në Abisini (Etiopi), ku ajo lindi vajzën e saj, Habibe bint Ubejdullah.[4]
Pretendohet se Ubejdullahu më vonë u konvertua në Krishterim.[4] Ai u përpoq të bindte Ramlën të bënte të njëjtën gjë, por ajo u mbajt pas Islamit, gjë që çoi në ndarjen e tyre.
Martesa me Muhamedin
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Muhamedi i dërgoi Ramlës një propozim martese, i cili mbërriti në ditën kur ajo përfundoi periudhën e saj të pritjes (iddah).[5]
Ceremonia e martesës u zhvillua në Abisini edhe pse Muhamedi nuk ishte i pranishëm. Ramla zgjodhi Halid ibn Said si kujdestarin e saj ligjor në ceremoni. Negus (Mbreti) i Abisinisë e lexoi vetë Hutben dhe Halid ibn Said mbajti një fjalim në përgjigje. Negus i dha Halditi një prikë prej 400 dinarësh dhe organizoi një dasmë të madhe pas ceremonisë. Ai gjithashtu dërgoi musk dhe ambergris nuses përmes skllavit Barrah.[4] Muhamedi nuk i dha një prikë më të madhe se kjo asnjërës prej grave të tjera të tij.[6]
Negusi më pas organizoi të dërgonte të tridhjetë myslimanët emigrantë të mbetur në Arabi. Ata udhëtuan për në Medine me dy varka.[7] Shurahbil ibn Hasana e shoqëroi Ramlën në këtë udhëtim. Sipas disa burimeve, ajo u martua me Muhammedin një vit pas hixhretit, megjithëse nuk jetoi me të deri gjashtë vjet më vonë, kur Muhamedi ishte gjashtëdhjetë vjeç dhe ajo ishte tridhjetë e pesë.[8] Taberiu shkruan se martesa e saj u bë në vitin 7 pas hixhretit (628) kur “ajo ishte tridhjetë e vjeçare”.[9]
Jeta në Medine
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në një rast, Ebu Sufjani vizitoi vajzën e tij Ramla në shtëpinë e saj në Medine. "Ndërsa ai shkoi të ulej në tapetin e të dërguarit, ajo e palosi atë në mënyrë që ai të mos mund të ulej mbi të. "Bija ime e dashur," tha ai, "Vështirë se e di nëse mendon se tapeti është shumë i mirë për mua apo se unë jam shumë i mirë për tapetin!' Ajo u përgjigj: "Është tapeti i të dërguarit dhe ti je një politeist i papastër. Unë nuk dua që të ulesh në tapetin e të dërguarit." "Pasha Zotin," tha ai, "që kur më latë, keni shkuar në të keqe."[10][11]
Ramla vdiq në vitin 45 pas hixhretit (664 ose 665 e.s.) gjatë mbretërimit të vëllait të saj, Muavije I.[9] Ajo u varros në varrezat Xhenet al-Baki pranë grave të tjera të Muhamedit.[4]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Understanding the Islamic Law, Raj Bhala, Section: Ramla bint Abi Sufyan (Umm Habiba)
- ^ الشبكة الإسلامية - (9) أم حبيبة رملة بنت أبي سفيان رضي الله عنها
- ^ Muhammad ibn Jarir Al-Tabari, Tarikh al-Rusul wa'l-Muluk vol. 39. Translated by Landau-Tasseron, E. (1998). Biographies of the Prophet's Companions and Their Successors, p. 177. New York: State University of New York Press.
- ^ a b c d e "Islam online". Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2016. Marrë më 4 tetor 2022.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Landau-Tasseron/Tabari p. 178.
- ^ Ibn Hisham note 918.
- ^ Muhammad ibn Ishaq, Sirat Rasul Allah. Translated by Guillaume, A. (1955). The Life of Muhammadﷺ, pp. 527-530. Oxford: Oxford University Press.
- ^ Ibn Kathir, The Wives of the Prophet Muhammad (SAW). Arkivuar 2013-08-02 tek Wayback Machine
- ^ a b Tirmadhi 2226, Musnad Ahmed 12039
- ^ Guillaume/Ishaq, p. 543.
- ^ John Glubb, The Life and Times of Muhammad, Lanham 1998, p. 304-310.